Këto janë detajet që nuk u panë nga vizita e presidentit të Shqipërisë në Kosovë – ja ku gaboi!

Politika

Këto janë detajet që nuk u panë nga vizita e presidentit të Shqipërisë në Kosovë – ja ku gaboi!

Nga: M.H. Më: 17 gusht 2022 Në ora: 07:59
Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj gjatë këtij qëndrimi dy ditorë në Kosovë arriti të takojë presidenten, kryeminstrin si dhe opozitën e vendit, në përjashtim të lidertit të LDK-s, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku gjatë ditës së djeshme kishtë refuzuar takimin me Begaj duke gjetur arsyje vendin ku do të zhvillohej takimi.

Mirëpo në lidhje me këtë vizitë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se vizita e presidentit të Shqipërisë ishte e qëlluar mirëpo që refuzimi nga ana e Abdixhikut ishte mendjemadhësi e këtij të fundit.

Presidenti i Shqiperisë i posa zgjedhur vendosi që vizitën e vetë jashtë shtetit ta bëjë në shtetin e Kosovës. Ky padyshim është një respekt por edhe një përkushtim për vizitë te parë në Kosovë.Ai u prit me merita shtetërore nga krerët e shtetit,nga kryetarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ku biseduan për pëparimin e marredhënieve biletarale midis dy shteteve.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i priti ndaras edhe krerët e partive politike të PDK dhe AAK në selin e Parlamentit të Kosovës.Por,si duket nga mendje madhësia e kreut të LDK-s, Lumir Abdixhikut ai nuk i shkoj në takim në lokalet e Parlamentit duke menduar se atë Presidenti i Shqipërisë do ta ndjekë pas atë se ku te dojë ai të takohët.Kjo është një non sens i liderit të LDK,sepse tek e fundit kush është ai qe presidenti i Shqiperisë ta ndjek pas për tu takuar”, u shpreh ai.

Më tej, profesori përmend dy detaje që nuk janë vrejtur nga presidenti i Shqipërisë.

E para është përshëndetja e takimit mes Kosovës dhe Serbisë, ku u shpreh se do të diskutohej statusi i Kosovës, e që në fakt Kosova që nga viti 2008 e ka të shpallur pavarësinë e saj.

Si dhe e dyta ishte përmendja e “Ballkanit të Hapur”, mirëpo jo edhe kundërshtimi i saj.

“Por,gjatë vizitës së parë të presidentit te Shqipërisë, Bajram Gegaj i veçova dy gafet e tij, dy turbulenca të pa matura apo të qëllimshme nuk e di.

E para, Presidenti i Shqipërisë Bajram Gegaj në prononcimin e tij për media midis tjersh e përshëndeti dialogun e Kosovës me Serbinë në takimin që do të mbahet me datë 18 gusht 2022 në Bruksel.Me deklaratën e tij ai bëri një gaf diplomatik duke theksuar se “e përshendes takimin midis Kurtit dhe Vuçiqit ku do të diskutohet për statusin e Kosovës”. Presidenti i Shqiperisë e dinë, apo duhet ta di,apo ka harruar se në Bruksel nuk bisedohet për statusin e Kosovës,sepse Kosova që nga pas lufta e sidomos me 17 shkurt 2008 e ka shpallur pavarësinë si shtet i pavarur me kufijë e saj dhe e pranuar prej mbi 120 shtetevë të botës dhe e vërtetuar kjo pavarësi edhe nga GJND.

Së dyti, ai foli si me rrotulla edhe për “Ballkanin e Hapur”me autor Aleksandër Vuçiq dhe Edi Ramën me të cilin nuk pajtohet Kosova. Në esencë ne vend se të kishte një mendim tjetër, një qëndrim tjetër nga Kryeministri i tij,ai u soll rreth e rrotull “Ballkanit të Hapur”pa ndonjë kundërshtim të theksuar”, përmbylli Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat