Serbia kërcënoi Kosovën me Forca të Armatosura/ Eksperti i sigurisë analizon mesazhin e Beogradit

Politika

Serbia kërcënoi Kosovën me Forca të Armatosura/ Eksperti i sigurisë analizon mesazhin e Beogradit

Nga: N. Sh. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:22
Forcat serbe

Një ditë para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për dokumentet e identifikimit, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë kishte njoftuar se Ushtria serbe po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, thuhet se në kuadër të aktiviteteve të rregullta në bazat dhe objektet në Zonën e Sigurisë Tokësore, forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të përditshme për kryerjen e detyrave specifike.

“Stërvitja kryhet me qëllim të ruajtjes së shkallës së lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në vijën administrative me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

“Gjatë qëndrimit në bazë, pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë i nënshtrohen përmbajtjeve të ndryshme stërvitore dhe vëmendje e veçantë i kushtohet ushtrimit të veprimeve luftarake në rast sulmi ndaj njësisë, si dhe taktikave, teknikave dhe procedurave të përdorura për të parandaluar kalimet ilegale, aktivitetet e grupeve ekstremiste dhe krimi i organizuar”.

“Forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë të angazhuara në sigurimin e vijës administrative me Kosovën, zhvillojnë trajnime gjatë gjithë vitit, si para vendosjes ashtu edhe gjatë zbatimit të detyrave në Zonën e Sigurisë Tokësore, gjë që siguron një nivel të lartë të aftësisë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e tyre të përgjegjësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe.

Image
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur për operacionin fushor “Severac 2022” (North Wind 2022) dhe mesazin që po përçon Serbia.

Ai thotë se, në mes datës 28.08.2022 në lokacionin “Pasuljanshe Livade” 204 km larg kryeqytetit të Kosovës edhe kësaj rradhe ushtria dhe gjithë aparatura e saj demostruan një operacion fushor “Era e Veriut 2022”.

Shala pyet se, a është koicidencë emërtimi i këtij operacioni fushorë, apo po tenton Serbia të përçojë mesazh indirekt për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombetare, kjo mbetet për të parë dhe analizu.

“Por le të detaizojmë se cilat njësi dhe mjete kanë marrur pjesë në këtë operacion:

1. Njësi të ndryshme të Ushtrisë,

2. Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore,

3. Forcave Speciale SAF dhe MPB të angazhuara në të njëjtin mision,

Mjetet e  përdorura janë:

• Helikopterët Mi-35, Mi-17 dhe H-145,

• Sistemin raketor artilerie të mbrojtjes ajrore Pantsir S1,

• Lazar 3 dhe Milosh automjete luftarake,

• Tanke M-84, mjete luftarake të këmbësorisë M-80A, mjete zbulimi të blinduara BRDM-2MS, dhe mjete luftarake të policisë ushtarake VPB M86”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, është demonstrua efektiviteti luftarak i obusit vetëlëvizës 155 mm Nora B-52 dhe Gvozdika 122 mm, sistemi i raketave artilerie PASARS dhe UAV-të.

“Situata politike dhe e sigurisë ndoshta në shikim të parë mund të doket e qetë dhe e kontrolluar, por Serbia e ka të instaluar një politikë përmese forces për të krijuar mundësi më optimale në arritjen e interesave dhe objektivave të saja më theks të veçantë në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi si dhe Maqedonis se veriut (kuptohet në forma dhe mënyra të ndryshme). A duhet Kosova të jetë e përdisume më informacione dhe zhvillime edhe në Beograd, unë mendoj që komponenta ushtarake e Kosovës duhet që ne çdo takim të mundëshem të vej në pah edhe operacionet ushtarake të Serbisë që kjo e fundit si pjesë e programit për partneritet për paqe brenda NATO-se të mund të kontrollohet dhe kërkohet informacione shtesë të cilat mund të ndihmojnë në stabilitetin e sigurisë në tërë rajonin, por edhe përgaditje të veçanta të pjesës ushtarake të Kosovës në rast se...”, shton ai.

Sipas tij, nëse analizohet mirë terenin se si dhe ku është zhvilluar ky operacion atëherë leht është për të nënkuptuar faktin që i gjason sipas konfiguracionit relievit të Kosovës si dhe  sinkronizimi/harmonizimi i njësive ushtarake me ato policore nëse shikohet në videot e publikuara.

“Pra, kjo mund të përshkruhet:

- Neutralizimi i pengesave dhe pikave strategjike neverike të sistemit sigurisë nga ajri,

- Intervenimi përmese këmbësorisë ushtarake,

- Mbajtja nën kontrollë e asaj pjese të marrur nga segmenti ushtarak përmese njësive speciale policore”.

“Në bisedime në Bruksel duhet të ri-theksohet që fuqia ushtarake të cilën po e domostron Serbia ka për tendencë që të krijojë një narrativë ndërdije të qytetarët e ballkanit ku po theksohet që “Serbia do t’i mbrojë gjithë qytetarët e saj” edhe jashtë territorit të saj nëse është nevoja, ku këtë pjesë e ka vë në pah edhe në librin e mbrojtjes, por edhe strategjinë nacionale të saj”, përfundon Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat