“Isa i vogël sot paska thanë se Kosova nuk ka qeveri”/ Abdixhiku merr një kundërpërgjigje të fortë - këtë gjë ia kujton profesori nga SHBA

Politika

“Isa i vogël sot paska thanë se Kosova nuk ka qeveri”/ Abdixhiku merr një kundërpërgjigje të fortë - këtë gjë ia kujton profesori nga SHBA

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:27
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka hedhur një varg akuzash kundrejt Qeverisë Kurti.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës në vend të gjendjes së zgjidhjes për çdo problem bazik nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjohen narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionet për rrëzim të qeverisë.

Për më tepër, ai deklaroi se Kosova sot nuk ka qeveri.

“Kosova sot nuk ka qeveri, jemi në krizë dhe kapërcimet politike i bëjmë nga kriza në krizë. Në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, ne dëgjojmë narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionit për rrëzim të qeverisë. Kjo është gjuha e paaftësisë dhe dështimi qeveritar ka vetëm një përfundim, atë të ndjelljes së frikës. Sot në vend të një qeverie që sjell dialog, qetësi, zhvillim e kujdes, qytetarët tanë marrin kërcënime të luftës, një kërcënim me luftë jashtë e polarizim ballafaques i brendshëm“, tha ai.

Këtë deklaratë të Abdixhikut e ka quajtur skandaloze analisti dhe veprimtari nga SHBA, Prof. Dr. Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

 

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Maxharraj duke e quajtur Abdixhikun si “Isa i vogeël”, ka deklaruar se ai mund të jetë ende i tronditur nga humbja e madhe që e pësoi LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Ky farë Isa i vogël siç po e quajnë sot paska thanë se :"Kosova nuk ka qeveri".

Ndoshta ky njeri është hala i traumatizuar nga goditja e madhe qe i ndodhi me 14 shkurt 2021, kur votuesit e rrëzuan për tokë LDK ne vetëm 12% për herë te parë në historinë e saj me vetëm diçka mbi 100 mijë vota.

Por, pas kësaj goditje Isa i vogël paska harrua se në zgjedhje fitoi koalicioni LVV-Lista GUXO, i cili fitoi mbi 400 mijë vota ose fitoi me mbi 50%, kurse vetëm Lista GUXO mori më shumë vota se sa krejt LDK.

Dhe u formua qeveria e re Kurti II, e cila qe një vit po e heq të “zitë e ullirit” të pastrojë llomin e lënë nga qeveria e PAN-stëve në bashkëpunim me LDK”, ka thënë Maxharraj.

Aipas tij, qeveria për këtë vit sa është në qeverisje po bënë punë të mëdha në luftimin e korrupsionit të shkaktuar nga “PAN-stëtve dhe LDK-stët” .

“Po, lufton ne ç’ kapjen e shtetit nga këto dy subjekte keq qeverisëse.

Kjo qeveri ia ka shti tmerrin dhe ferrin Serbisë dhe Vuçiqit, i cili as në ëndrra nuk po është i qetë, sepse po i kërkon llogari, po ia përplasë marrëveshjet e këqia dhe të dëmshme që PAN-istët dhe LDK-istët ia sollën këtij vendi. Kjo qeveri po lufton për sovranitet të plotë të Kosovës, kurse qeveritë e PAN-istëve dhe LDK-istëve për humbjen e sovranitetit duke bërë plane për ndarje apo korrigjim territoresh”, shprehet Maxharraj.

Sipas tij, deklarata e kreut të LDK-së se Kosova nuk ka qeveri, mund të ketë ardhur edhe nga frika e ligjit për Vettingun.

“Por, megjithatë Isa i vogël Lumir Abdixhiku po thotë se Kosova nuk paska qeveri. Ndoshta, ka te drejtë, apo janë insinuata të mykura të tij nga frika që së shpejti do t’i përfshijë dhe skandalizon PAN-istët dhe LDK-sitët Vettingu që duhet me dhanë llogari para popullit për pasurit e tyre milionëshe.

Për në fund e kam një propozim për Isën e vogël Lumir Abdixhikun. Pasi që Kosova nuk paska qeveri, hajde ta kthejmë shefin tënd Isën e Madh, Isa Mustafën të formojë qeverinë, ku do t’i ndihmojë me kënaqësi edhe Riçard Grenelli dhe le të filloj Isa me qeverisjen e tij aty ky e ka lënë, kur Hashim Thaçi (shoku i tij i klasës politike)ia dha shkelmin dhe në gjysmë të natës ia rrezoi qeverinë”, potencoi ai.

Tutje, Maxharraj rikujtoi edhe nënshkrimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive nga ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se jetësimi i saj do ta gëzonte Serbinë e Vuçiqin.

Këtë po e them se disa projekte Isës së Madh i kanë mbetur në gjysmë që duhet t’i përfundoj sikur është Asociacioni etnik serb më kompetenca ekzekutive që e nënshkroi më 2015 sepse për këtë do të gëzoheshin pa masë serbët kurse Vuçiqi do ta përqafonte bash sikur Edi Ramën.

Dhe ja kështu Serbia dhe Vuçiq do të ishin të kënaqur, nuk do të rebeloheshin dhe sot nuk do të kishte tensione në Serbi, Kosova nuk do të kishte rrethim të hekurt ushtarak në veri me rrezik mësymje për ta sulmuar Veriun e Kosovës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat