“Ka filluar “Ruleti rus” në Ballkanin Perëndimor / Për Serbinë nuk ka kthim mbrapa, ajo do luftë!

Politika

“Ka filluar “Ruleti rus” në Ballkanin Perëndimor / Për Serbinë nuk ka kthim mbrapa, ajo do luftë!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 26 shtator 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Për këtë marrëveshje ka pasur reagime nga krerët e Kosovës dhe të BE-së.

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se procesi i integrimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet.

Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën. Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për këtë duke thënë se duhet të alarmohen kryeqendrat perëndimore.

Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të mbrojtjes, kemi ministër të punëve të brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjin verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kjo marrëveshje mes dy vendeve, domethënë kërcënim për sigurinë në rajon edhe më gjerë.

Kandidati kryesor për t’u anëtarësuar në BE” Serbia sapo nënshkroi një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me MPJ-në e Rusisë. Për lajme që kërcënojnë sigurinë në rajon dhe më gjerë! Koha për të sanksionuar Serbinë!”, ka shkruar Mehaj.

Derisa, edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka pasur një reagim për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Ajo e ka quajtur skandal të rëndë, duke thënë se ky është një sinjal se Bashkimi Evropian duhet të ngrijë bisedimet me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë”, ka shkruar Cramon në një postim në Tvitter.

Mulliqi: Përfundimisht Serbia duhet të sanksionohet për veprimet e tilla të uljes në dy karrige

Analisti Skënder Mulliqi në një përgjigje për “Bota sot”, mosndëshkimi i Serbisë sa i përket sanksioneve ruse, ka bërë që ky shtet të shkojë edhe më larg, duke nënshkruar edhe marrëveshje për politikë të jashtme.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, Serbia dhe Rusia duhet të shkëputen nga BE-ja dhe SHBA-ja, sepse të dyja po mbajnë lidhje mes vete.

Se ende Serbia po përkëdhelet në njëfarë mënyre ose tjetër nga BE-ja, flasin të dhënat se ajo nuk po sanksionohet ekonomikisht. Nuk iu bë presion sa duhet kur ajo nuk u distancua nga invazioni i Rusisë në Ukrainë. Dhe, këto lëshime nga ana e strukturës të BE-së, po bëjnë që Vuçiq çdo ditë e më shumë të lëshon deklarata që nuk i shërbejnë paqes politike dhe as stabilitetit në Ballkan.

Mbështetja që po i bën Beogradi politikave kriminale ruse, nuk ishte dashur të kalojnë kësaj radhe në heshtje. Serbia po dëshiron integrimin në BE për të përfituar ekonomikisht, kurse në anën tjetër po mban lidhje shumë të forta politike me Rusinë. Kjo gjë vetëm sa e sforcon bindjen se Serbia e Vuqiqit nuk është hiç gjë më e mirë se dikur Serbia e kriminelit Milloshoviq. Shtrohet pyetja logjike, a ka kuptim që ky shtet i pareformuar të përkëdhelet kaq shumë dhe të përfitojë nga shtetet perëndimore ekonomikisht, e mos të sanksionohet rreptë me embargo ekonomike si Rusia? Sikurse Rusia që shpalli mobilizim të ri për luftë në Ukrainë, edhe Serbia nga Vuçiqi po kërkon të njëjtën gjë në shtetin e vet”, thotë ai.

Tutje, shton se Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës sepse po bënë presion, për t’i krijuar favore politike, që të arrijnë synimet për ndarje të veriut të Mitrovicës nga jugu, me Asociacionin famoz.

Madje, ai deklaron se ka ardhur koha që Serbia përfundimisht duhet të sanksionohet për veprimet e tilla të uljes në dy karrige.

Me duket e pa shmangshme e thëna se Serbia njeh gjuhën e forcës. Kjo u pa me rastin e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë. Edhe Vuçiqi njeh vetëm gjuhën e forcës, i cili pikërisht në kohën e zhvillimeve të proceseve të reja në rajon, dhe për vazhdim të bisedimeve me Kosovën, qartë po bënë presion, për t’i krijuar favore politike, që të arrijnë synimet për ndarje të veriut të Mitrovicës nga jugu, me asociacionin famoz.

Paralelisht me këtë Vuçiqi po kërcënon me luftë, se gjoja Serbia është e fortë që këtë synim të arrijnë edhe me luftë. Vuçiqi është mësuar me politikat dështuese të ish kreut të Kosovës, duke i caktuar vet agjendat e bisedimeve. Kjo gjë ju ka ndaluar me ardhjen e Kurtit në pushtet. Nuk them që nuk ka ndryshim kursi pozitiv të Evropës ndaj Serbisë, veçmas të kancelarit gjerman Scholc, dhe amerikanit Eskobar, por që lypset angazhim shtesë pas marrëveshjes së fundit të Rusisë dhe Serbisë, është shumë e qartë tashmë. Përfundimisht Serbia duhet të sanksionohet për veprimet e tilla të uljes në dy karrige. Evropa duhet ta ketë të qartë se nuk u lansuan rastësisht bota ruse dhe bota serbe, por edhe ideja tjetër pushtuese për Ballkan të hapur. Këto manovrime të mbrapshta politike të Vuçiqit, duhet ndalur edhe me kërcënime të drejtpërdrejta”, përfundon analisti.

Shala: Ka filluar "russian roulette" në Ballkanin Perëndimor, një rrugë e cila për Serbinë nuk ka kthim mbrapa

Lidhur me këtë çështje, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se Serbia po luan me situatat, herë me afrimin dhe herë me largimin nga Rusia sipas zhvillimeve në BE.

Image
Drizan Shala

Ka filluar "russian roulette" me u aktivizu në Ballkanin Perëndimor duke hyrë në një rrugë, e cila për Serbinë nuk ka kthim mbrapa. Serbia është treguar që në kohë dhe hapësira të ndryshme të luajë afrimin dhe largimin nga Rusia sipas zhvillimeve në BE”, shprehet ai.

Sipas tij, deklarimi i Presidentit serb që brenda 1 ose 2 muaj do kemi konflikt botëror, mund të themi që ka filluar me veprimin e kësaj marrëveshje dypalëshe.

Por, tani mund të themi që situata është jo aq e lehtë sepse ka elemente proklamuese që deklarimi i presidentit serb që brenda 1 ose 2 muaj do të kemi konflikt botëror, mund të themi që ka filluar me veprimin e kësaj marrëveshje dypalëshe.

Kosova është e vonuar në rrugën e saj drejt pozicionimit përmes arritjes së marrëveshjeve ushtarake në mes vendeve partnere në rajon siç është Kroacia, Shqipëria dhe SHBA-ja në garantimin dhe ruajtjen e Kosovës përtej Rezolutës 1244”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat