“Kurti po fsheh diçka serioze për takimin me Ramën”, kryeministrit i kërkohet të publikojë bisedën e takimit urgjent në Tiranë

Politika

“Kurti po fsheh diçka serioze për takimin me Ramën”, kryeministrit i kërkohet të publikojë bisedën e takimit urgjent në Tiranë

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:25
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i pyetur së fundmi nëse ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ka thënë se kjo çështje nuk është në agjendë për një sërë arsyesh.

E sipas profesorit universitar dhe analistit politik Enver Bytyçi, Rama dhe Vuçiq presin që të rikthehet opsioni i ndarjes së Kosovës e më pas Shqipëria e Serbia të vendosin për fatin e dy pjesëve të ndara.

“Tani pas dhjetë vjetësh po na del se Serbia kërkon përsëri lëshime tjera, pa njohje. Madje dëshiron që ta zgjasë pa fund njohjen, derisa ta zhbëjë përfundimisht atë. Në intervistën e fundit në Opinion, Edi Rama u pyet nëse ka biseduar me Vuçiq për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë?! Kryeministri nuk e mohoi të ketë biseduar për këtë. Por, tha se nuk është kjo në agjendë për një sërë arsyesh. D.m.th ai dhe Vuçiq presin që të rikthehet pikërisht ky opsion, ai i ndarjes së Kosovës e më pas Shqipëria e Serbia të vendosin për fatin e dy pjesëve të ndara. Njëra pjesë, më e pasura, t’i bashkohet Serbisë dhe tjetra, pak me e madhe si sipërfaqe, por më e varfëra, Shqipërisë! Nga kjo panoramë na del se tashmë palët janë pozicionuar qartë: Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë janë bashkuar përfundimisht kundër palës tjetër, Kosovës”, ka thënë analisti.

Image
Enver Bytyçi

Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që të publikojë bisedën nga takimi i tij i fundit me Ramën në Tiranë dhe të çjerrë këto “manovra të Tiranës zyrtare dhe Beogradit kundër Kosovës”.

Profesori hedhë dyshime se edhe Kurti është duke fshehur diçka serioze në deklarimet e tij publike për takimin me Ramën.

Lexo edhe: “As Gjermania, as Franca”, zbulohet ku u shkrua projekti i ri për dialogun Kosovë-Serbi: E mori ky politikan shqiptar!

“Është detyrë e Albin Kurtit të mos bëjë strucin, por të jetë transparent me qytetarët e tij. Të publikojë bisedën që ai ka bërë me Edi Ramën në Tiranë para dhjetë ditësh, sepse askush nuk e beson që ai të ketë biseduar për rrymën dhe marrëdhëniet midis të dy vendeve. Kryesore, zoti Kurti duhet të përforcojë pozitat e tij në mbrojtje të pakompromis të së drejtës së Kosovës. Të çjerrë këto manovra të Tiranës zyrtare dhe Beogradit kundër Kosovës. Në deklarimet e tij shoh se fsheh diçka serioze dhe mua më bën disi mosbesues ndaj tij! Marimanga e Edi Ramës është shumë e rrezikshme, sepse nuk duket, ndërkohë që ajo e Aleksandar Vuçiq është krejt e dukshme!”, ka përfundur Enver Bytyçi./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat