“Hashimi e preu shiritin dhe hapi derën e çelikut, të burgut, u ul këmbëkryq...”/ Halil Geci: Ja kush e bëri Albin Kurtin mbret!

Politika

“Hashimi e preu shiritin dhe hapi derën e çelikut, të burgut, u ul këmbëkryq...”/ Halil Geci: Ja kush e bëri Albin Kurtin mbret!

Nga: N. Sh. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:09
Hashim Thaçi dhe Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka ndodhur pse Kosova nuk i ka plotësuar kushtet, as pse Kosova nuk njihej nga 5 vendet e BE-së, ngase BE-ja kishte marrëveshje me vendet që se kanë njohur Kosovën, se paku për liberalizimin e vizave, por arsye kryesore sipas tij ishte sepse në krye të shtetit ishin kriminelët që u akuzuan nga Dick Marty, për krime kundër njerëzimit.

Ai thotë se kjo ishte arsyeja kryesore pse Evropa nuk ja ka hapur dyertë Kosovës.

Sipas tij, këtë duhet ta dinin qytetarët e Kosovës qysh moti, ngase ish-kryetari i shtetit të Kosovës dhe rrethi i pushtetarëve të tij, për Evropianët, e kishte vendin në burg aty ku është sot.

“Me ndryshimin e zgjedhjeve të fundit ku skena politike ndryshoi krejtësisht, dhe me ardhjen e Kurtit në pushtet, hapi rrugën e Kosovës për perspektivën Evropiane, dhe ish kriminelët, hajnat dhe opozitarët, i dërgoi në pushime të përhershme. Që nga ky moment, sikur u hap dera që Evropianët të flasin dhe të mendojnë ndryshe për Kosovën”, shprehet Geci.

Ai shton se nga ky moment doli një lehtësim për liberalizim dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Lehtësimi tjetër për liberalizimin e vizave ishte ai kur Xhorxh Uashingtoni i Kosovës, alias Hashim Polari, e preu shiritin dhe hapi derën e çelikut, të burgut të Hitlerit, dhe u ul këmbëkryq në të, dhe po pret burra e gra nga Shqipëria dhe Kosova, me stilin Otoman ‘merhaba’ burra e gra, i cili sot po akuzohet për vrasjen e shqiptarëve proamerikanë të LDK-së, së bashku me sejmenët e tij. E gjithë Kosova e ka ditur, se me të hapur derën e burgut për kriminelët, u hapën dyert e BE-së”, thekson ai.

Geci pohon se, Bashkimi Evropian nuk do t'ia hapte dyert atij populli, kur për 20 vjet, i njëjti popull i ka votuar kriminelët dhe hajnat në krye të shtetit, prandaj kur populli e ndryshoi mendjen, edhe Evropianët e ndryshuan.

“Edhe sot kur flasin dhe shkruajnë opozitarët kinse neve i kemi plotësuar kushtet për liberalizim, por Albini nuk na lejonte, është një rrenë dhe mashtrim i tyre, se pa largimin e tyre nga pushteti, liberalizim dhe inkudrim në mekanizma tjerë ndërkombëtarë nuk do të kishte kurrë. Prandaj pengesa kryesore për ecjen e më tejme të Kosovës keni qenë dhe jeni ju opozitarët, por falë Zotit populli u vetëdijësua dhe ua tregoi vendin, tash trusne b... e mos kokorizni”, shton ai.

Sipas tij, opozitarëve u duhen reforma të thella në partitë e tyre, e jo kjo çfarë mendojnë se janë reformuar, ngase asgjë nuk ka ndryshuar.

Prandaj ju shkruani dhe shani nga xhelozia, dhe mua më thuani, po ia mban zhagun VV-së, unë nuk flas për askënd por po e flasi drejtësinë e Zotit. Kurse ju e flisni drejtësinë e xhepit. Prandaj mos mendoni se ju jeni meritorët nëse ndodh liberalizimi. Mendojnë të shkretët se ishin ata që i kanë plotësuar kushtet qysh moti për liberalizim, dhe gjithmonë thonin se BE-ja ka probleme të brendshme, brenda shengenit, se ne jemi okej. Opozitarët, të vetmin kusht që e kanë plotësuar është ai i Malit të zi, dhe Gjukanoviqit, që ia falën 8226 ha tokë Rugove, për hatër të një liberalizimi, i cili nuk ndodhi kurrë”, potencon ai.

Geci tutje shprehet se, populli nuk e dinte se, pa largimin e kriminelëve nga politika, Kosova do t’i kishte ende dyert e mbyllura, dhe po të ishin tani në pushtet, sot nuk do të flitej për viza.

“Gjithashtu lehtësimin për liberalizim e ka bërë edhe lufta në Ukrainë dhe influenca ruse në Ballkan, ngase edhe sot kanë ndikim argatët e Rusisë dhe të Vuçiqit në Kosovë dhe Shqipëri, ku dyshohet se kanë marrur para të majme nga xhepi i Putinit, për t’ia ladruar nënën shqiptarisë. Por si duket Evropa e shtyar nga Amerika, e ka mbyllur një sy, dhe po i çokat nga pak liderët e Ballkanit, ata të cilët i hangrën paret e Rusisë për destabilizimin e rajonit, e veçanërisht Shqipërinë dhe Kosovën. Edhe pse vendet e Ballkanit perëndimor nuk janë të prërgatitura për të qenë pjesë e Evropës së bashkuar, Evropianet po duan t’i fusin nën sqetull këto vende, që t’mos i lihet vend Rusisë ta destabilizojë më tej  rajonin, por edhe të ndërpritet influenca Ruse mbi këto vende”, shton ai.

Ai tutje shprehet se, të gjitha këto rrethana i kanë ndihmuar Albin Kurtit që t’i bie pëllumbi në krahë dhe të jetë Jesus Krishti i Kosovës.

“Kjo është merita juaj që e keni bërë Albinin MBRET. Derisa ju ta shani dhe ofendoni dhe tentoni ta gozhdoni në kryq, sikurse e gozhduan Krishtin, dhe përpiqeni t’i bëni grushtshtet atdheut, në një vijë me Serbinë, kot e keni veç ma shumë po e lartësoni figurën e tij. Albini nga froni bjen veç nëse Zoti ia merr shpirtin, përndryshe kot e keni”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat