“Ma shumë e respektoj serbin e Beogradit se sa Albin Kurtin”/ A është kjo arsyeja e vërtetë pse Sami Lushtaku sulmoi kryeministrin?

Politika

“Ma shumë e respektoj serbin e Beogradit se sa Albin Kurtin”/ A është kjo arsyeja e vërtetë pse Sami Lushtaku sulmoi kryeministrin?

Nga: P.R Më: 4 tetor 2022 Në ora: 22:13
Sami Lushtaku

Ish kryetari i Komunës së Skenderajt, nënkryetari aktual i PDK-së, Sami Lushtaku, si jo rrallë herë, ka sulmuar përsëri ashpër kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Shkak për këtë, u bë videoja e postuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje, ku Sami Lushtaku konsiderohej si njëri ndër shkatërruesit e shtetit të Kosovës.

E në kundërpërgjigjen e tij, Sami Lushtaku ka eskaluar, duke thënë se më shumë e respekton një serb nga Beogradi, se kryeministrin Kurti.

"Ma shumë e respektoj një serb të Beogradit se sa Albin Kurtin. Prandaj, më ka fokusu aty me fotografi, si pak më të veçantë. Kurtoviqi e ka pushtetin. Nëse konsideron që jemi hajna, le të veprojë drejtësia. E ftoj Kurtoviqin dhe sejmenët e tij, le të urdhërojnë… gjykatën e kanë, prokurorinë e kanë. Kam pritur nga kjo qeveri që minimalisht t’i ndihmojë ata që janë në Hagë, e ky publikon këso video që janë të çuditshme”, ka deklaruar Sami Lushtaku.

E ndaj deklaratave skandaloze të Lushtakut, ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Sami Lushtaku nuk është i vetmi i tërbuar me humbjen e privilegjeve. Janë mësuar të sillën si sulltanë, si padronë, ku askush nuk ua prish terezinë. Më së shumti Samiut po i djeg humbja e privilegjeve dhe ndalja e luksit përmes tenderëve. Nuk e ka të lehtë të ambientohet në një shtet ligjor ku të gjithë trajtohen njësoj”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, Lushtaku është fytyra e vërtetë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Samiu është fytyra reale e PDK-së, e pamësuar të jetojnë pa pazare, pa tenderë. Nuk më befason aspak gjuha fyese e tij, njeriu që në çdo situatë ka punuar për pasurimin e tij s’mund të jetë ndryshe vetëm si Samiu. Nëse Smaiu dhe disa si ai do të kishin luftuar pa hile për Kosovën, sot s’do të ishin milionerë, por as kaq të vrazhdë me ata që po tentojnë të vendosin ligj dhe rend në shtet”, shprehet Mehmeti.

Më tej, Mehmeti e quan njeri pa integritet ish kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, deklaratën e të cilit e konsideron skandaloze.

“Ta kishte thënë këtë një i VV-së për Hashimin, ishte bë skandal, njeriu i verbuar nga mungesa e tenderëve ia ka humbur trurin Samiut. Ky njeri, për pasuri është në gjendje të bëjë çdo gjë. Kjo deklaratë e tij është skandaloze, si e tillë s’ka pse merret seriozisht nga dikush që s’ka kredibilitet dhe as integritet. Vetëm se po shfaq brumin e vërtetë të PDK-së”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat