Vjen reagimi i ashpër ndaj Hazirit, pas kritikave ndaj Kurtit: Ithtar i ndarjes së Kosovës, tregoi popullit si i bëre milionat

Politika

Vjen reagimi i ashpër ndaj Hazirit, pas kritikave ndaj Kurtit: Ithtar i ndarjes së Kosovës, tregoi popullit si i bëre milionat

Nga: A.Zh Më: 5 tetor 2022 Në ora: 08:38
Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike dhe profesori Binak Maxharraj, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, i cili mbrëmë ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Haziri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se ka ardhur në pushtet që të bëjë dramë dhe të viktimizohet.

“Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!”, ka shkruar Haziri, në një postim në Facebook.

Por, sipas profesorit Maxharraj, qeveria e Kurtit nuk është e korruptuar dhe nuk vjedh popullin, siç “bënë qeveritë e kaluara”, përcjell Bota sot.

Ai ia ka kujtuar ish-kryetarit të Gjilanit se është idhtar i ndarjes së Kosovës, bashkë me zyrtarë të PDK-së. Por, sipas analistit, qeveria Kurti nuk do të lejojë me asnjë kusht që të shkatërrohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

Reagimi i plotë i Maxharrajt, dërguar në “Bota sot”:

Paska folë jerëm diçka Luta i Gjilanit?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesëmarrësi në shkatërrimin e LDK-së, së bashku me Isa Mustafën, por edhe admiruesi i PDK-së dhe Hashim Thaçit, idhtar i flakët për ndarjen e Kosovës Lutfi Luta Haziri, për çudi paska reaguar lidhur me videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për ata që “shkatërruan shtetin”.

E njeri nga ata i futur në këtë valle është edhe Luta?!

Haziri ka thënë se kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet që të bëjë dramë e viktimizohet.

Kurse lidhur me videon, Haziri ka pyetur përfaqësuesit e qeverisë dhe LVV-së se çka do të lënë ata prapa tyre.

Asgjë, por këta të LVV-së nuk janë të korruptuar. Nuk kanë me e plaçkitë, vjedhë shtetin e as kur largohen, nuk largohen me çanta te mbushura me miliona nga keqpërdorimet, hajnitë dhe plaçkitjet e shtetit.

Ti Lutë, është mirë t’i tregosh këtij populli se si i bëre miliona pasuri me punë apo...

Por edhe mos harro, gjithashtu t’i tregojsh këtij populli se pse votuesi i Gjilanit nuk ta dha votën dhe atje humbi LDK-ja.

Në vend që të ndëshkohësh, ti prapë përbirove bile edhe u zgjodhe nënkryetar i LDK-së.

Lut, kija inatin dhe jepja hakun - të jesh i bindur se kjo qeveri nuk ka me leju me asnjë kusht që të shkatërrohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

LVV dhe A.Kurti nuk mori pjesë në lojërat lidhur me demarkacionin me Malin e Zi ku humbëm 8200 hektar tokë, as nuk mori pjesë në Marrëveshjet me Serbinë lidhur me Asociacionin një etnik serb me formimin e një mini shteti në shtetin e Kosovës.

Kjo qeveri nuk do të lejojë që të bisedohet për ndarjen apo këmbimin e territoreve me Serbinë, siç vepruan qeveritë përpara saj, ku edhe ti Lutë ishte idhtar i ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve. Je edhe sot e kësaj dite siç janë edhe do nënkryetarë të PDK-së.

Kjo qeveri, pa marrë parasysh se si do të qeverisë, nga ajo do të del me duar të pastërta dhe e pakorruptuar, pa hajni dhe plaçkitje të shtetit, pa çantat me miliona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat