“Më shumë i besoj serbëve të Beogradit se sa Albinit”/ Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj këtyre personave, përmend me emra një nga një!

Politika

“Më shumë i besoj serbëve të Beogradit se sa Albinit”/ Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj këtyre personave, përmend me emra një nga një!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 6 tetor 2022 Në ora: 22:50
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ndaj analistëve politikë, komentatorëve televiziv dhe atyre ish-politikanëve që kanë dalë nga LVV-ja.

Ai thotë se ata që nuk morën votat nga familjet e tyre, tash janë kthyer në analistë politikë dhe po shesin mendë në studio televizive.

Sipas tij, analizat e tyre politike i kanë koordinatat në vijë me Grenellat, Hashimin e Vuçiqin.

“Na kanë dalur disa alamet analista ish politikanët e VV-së ata që e tradhtuan VV-në dhe e provuan veten me subjektet e tyre dhe s’i morën votat as nga gratë e tyre, sot po sillen si badihavgji dhe shesin mend që nuk ua blen njeri. Meloditë dhe analizat e tyre politike i kanë të koordinuara një vijë me Generallat e Hashimit, dhe Vuçiqit, e haptazi thonë më shumë i besoj serbëve të Beogradit se sa Albinit”, thotë Geci.

Geci përmend me emra analistët në fjalë.

Këta humbësa dhe zuzar si lloji i Dardan Mulliqit, Viçit e hiqit, Florim Krasniqit, i Ylli Hoxhës, Shpendit, Visarit dhe lloji i zagarit të Buqkuroshit dhe argatit të Hashimit Dardan Gashit kur i dëgjoj në media në debate flasin njësoj për Kosovën dhe Albinin sikur se edhe Shumadincat”, shprehet Geci.

Sipas tij, ata që dje përfituan dhe bënë emra në VV-së sot sillen si analista dhe shesin mend.

“Nese ju kujtohet kur ikën nga VV-ja dhe u bënë mbështetës të pronto mafisë, dhe formuan partitë e veta me të dalur në zgjedhje ata nuk i morën as votat e grave të tyre, sot na janë bërë analista që ngjesin dhe heqin bishta”, shton tutje ai.

Geci ka kritikuar ashpër edhe Dardan Gashin për të cilin thotë se i ka shantazhuar fëmijët e Ibrahim Rugovës.

“Ani kur flet analisti Gashi një krah i djathtë i Buqkuroshit dhe Hashim Polarit, i cili u bë mbështetës dhe pjesë e qeverisë të vrastarëve të PDK-së, ky b... bollice ka përfituar, duke i shantazhuar fëmijët e të ndjerit Rugova dhe fal votave të Teutës ai u bë ministër i kriminelit i cili dyshohet në Hagë për vrasjet e proamerikanëve të LDK-së, ky m.. edhe kur flet, flet me urrejtje kundër Albinit me një cinizëm racisti”, potencon Geci.

“Ani folni dhe shani sa të doni se jeni bërë bashkë me opozuzarët dhe Vuçiqin dhe po i bëni fushatë të mrekullushme Albinit”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat