Kurti i dha fund nënshtrimit të Kosovës- Publicisti nga SHBA: Opozita të rreshtohet krah Qeverisë kundër aneksimit të veriut nga Serbia

Politika

Kurti i dha fund nënshtrimit të Kosovës- Publicisti nga SHBA: Opozita të rreshtohet krah Qeverisë kundër aneksimit të veriut nga Serbia

M.Lakna Nga M.Lakna Më 24 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Kuvendi i Kosovës
Kryeministri Albin Kurti vazhdon të qëndrojë stoik në qëndrimin e tij sa i përket zbatimit të vendimit për ri-regjistrimin e tabelave të veturave për serbët e pjesës veriore të Kosovës.  

Takimi 4 orësh i së hënës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Shefit për Politikë të Jashmte të BE-së, Josep Borrell nuk solli rezultat.  

Për më tepër, ky takimi tregoi edhe njëanshmërinë e hapur të z. Borrell për Serbinë kundër Kosovës.  

Mos-dorëzimi i kryeministrit Albin Kurti po vlerësohet lartë, ani pse opozita nuk po pajtohet me politikat e tij.  

Në një bisedë me gazetën “Bota sot”, publicisti dhe veprimtari i çështjes kombëtare në SHBA, Hafiz Shala, ka përgëzuar kryeministrin Kurti, duke thënë se pas dy shekujve më në fund, dikush i tha JO Evropës dhe Serbisë. 

Ai tha që të gjithë duhet ta mbështesin udhëheqjen aktuale të Kosovës.  

Image
Hafiz Shala

“I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, në përkrahje të udhëheqjes aktuale të Kosovës  

Evropa, nuk është në anën e shqiptarëve kudo që ata jetojnë nisë nga të dy shtetet e tyre, Shqipërinë dhe Kosovën.  

Për dy shekuj me radhe, kemi qenë monedhë kusurimi dhe viktimë në pritje të superfuqive të mëdha për të na caktuar fatin apo fatkeqësinë, më shumë këtë të fundit se sa fatin të cilat, kur ishin në pyetje interesat gjeo- politike dhe arritja e ndonjë marrëveshjeje për t’i qetësuar shpirtrat hegjemoniste të aleatëve të tyre, ruso-serbo-sllave, atëherë, ata e gjenin rrugën më të lehtë që, përmes tokave shqiptare, duke i copëtuar e sakatuar, në veri me Serbinë e në jug më Greqinë, ua plotësonin interesat e tyre duke iu falë tokat stërgjyshore shqiptare dhe, ata qetësoheshin përkohësisht por jo njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Shala. 

Sipas tij, Serbia e llastuar e përkëdhelur dhe e përkrahur hapur  nga Evropa, e vërteton këtë teori e cila, duke i anashkaluar krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës po rikujton se nuk mund te lëshohemi në litarin e saj, pasi ai po vjen gjithnjë “duke u ngushtuar në fytin e shqiptarëve deri në ngufatjen e tyre”. 

“Jo, Evropë, ne do t’i dalim zot vetit, e zotërinjtë Borrel dhe Lajçak, le t’i provojnë në shtetet e tyre këto eksperimente sepse, derdhem gjak sa lumenjtë qe një ditë te jemi populli i njëjtë si e gjithë Evropa, ani pse po turpërohem se jam në Evropë me sjelljet e saj, si një popull më i vjetër por, i nënçmuar dhe i nënshtruar sepse, kancelaritë e disa shteteve raciste, si, Rusia, Serbia, Franca, Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumunia e Qiproja, e kjo e fundit ende po lufton për identitetin e sajë, i ra hise me luajt më fatin e shqiptarëve”, potencon ai. 

Ai thotë se nuk e përkrah kryeministrin për shkak të partisë, por për shkak se nuk i pranon diktatet dhe urdhrat e Serbisë 

"Kryeministri Albin Kurti, po e përmendi si emër të përveçëm por, dhe cilido kryeministër po të vepronte në këtë mënyrë, do ta përkrahja pa marrë parasysh se cilës parti apo ideologji i takon, kur është i pa luhatshëm në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare. 

Unë, nuk e përkrahi kryeministrin për hir të partisë, por për qëndrimin e tij stoik, të mençur dhe patriotikë në mbrojtje të shtetit, sovranitetit, integritetit territorial dhe zbatimit të ligjit në tërë territorin e vendit. 

Nuk i pranon diktatet dhe urdhrat e Serbisë, pa marrë parasysh nga vijnë presionet të cilat mund të jenë të pranueshme sipas mendimeve të tyre por, le ta vëjnë veten në pozitën e kryeministrit, nëse duan ta kuptojnë atë dhe popullin të cilin ai e udhëheq. 

Kosova, është me fat se ne zgjedhjet e 14 shkurtit i zgjodhi ata të cilët, kanë integritet, pastërti, moral, guxim dhe vendosmëri sepse, pa kurrfarë luhatje, do ta udhëheqin popullin pa ra në asnjë ndikim apo shantazhim, e kjo e fundit nuk vjen në shprehje se, as Serbia e as opozita e cila, fatkeqësisht për të ardhur në pushtet për t’i fshehë të zezat e tyre, nuk iu intereson shteti por t’i shpëtojnë drejtësisë. 

Le të urdhërojnë dhe ta marrin pushtetin”, është prehur ai. 

Shala thotë se, Kryeparlamentari, Presidentja dhe Kryeministri janë unik të pa ndikuar e shantazhuar sepse nuk kanë për çka t’i shantazhojnë, t’i akuzojnë, qoftë edhe me tentim të krijimit të kurtheve. 

“Ata e dinë se deri ku mund të shkojnë me politikat e tyre, gjithnjë në interes të popullit dhe shtetit. Nuk do të dorëzohen para kurrfarë kërcënimeve, qofshin ato ushtarake nga fqinji i ynë Serbia, qoftë nga edhe miqtë tan të cilët, më në fund, duhet ta kuptojnë se, nuk mund të luhet e as të tallën me shtetin e Kosovës i cili, lirinë dhe pavarësinë e fituan më luftën e qytetarëve të sajë të organizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila, me gjithë ndihmën e miqve tanë, kurorëzimi i lirisë mbetet në heroizmin e sakrificën tyre”, nënvizon ai. 

Sipas Hafiz Shalës, dyfytyrësia apo pafytyrësia evropiane, u shfaq haptas në dëm të shqiptarëve e në interesa dhe favor të Serbisë, përmes përfaqësueseve të nominuar të tyre, Borrel dhe Lajçak. 

Ai rikujton se këta dy përfaqësues vijnë nga dy shtete të cilat, jo vetëm qe nuk e njohin Kosovën por, shprehin antipati me reagimet e tyre kur është ne pyetje shteti i Kosovës i njohur nga 117 shtete të botës. 

“Pasi këto sjellje raciste e të pa përgjegjshme të këtyre diplomatëve ua mundësuan institucionet evropiane, atëherë len me nënkuptua që Evropa si kontinent në të cilin fatkeqësisht gjendemi edhe ne, është përgjegjësi komplet edhe e Bashkimit Evropian.

Borrel dhe Lajçak, duhet urgjentisht të zëvendësohen më njerëz të pa anshëm nëse ka ne Evropë, përndryshe, kryeministri as që duhet të zhvillojë kurrfarë bisedimesh më këta dy përfaqësues, por ta vazhdoj ashtu siç edhe e ka filluar, përmes përfaqësuesve amerikan të vendosur për paqe dhe stabilitet, jo vetëm në Evropë por në botë. 

Bashkëpunimi dhe konsultimi i kryeministrit me Ambasadorin Amerikan i cili vetëm përmes tij mund të bisedojë më përfaqësues evropian, është imperativ dhe zgjidhje e vetme pasi pa udhëheqjen këtyre bisedimeve nga ana amerikane, zgjedhje përfundimtare të suksesshme, nuk do të këtë”, nënvizon ai. 

Ai rithekson se Serbia çështjen e targave po e përdor si shkas për të arritur deri  është aneksimi i pjesës veriore me pasuritë marramendëse të saj. 

Sipas tij, fakti se Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se i ka të armatosura të ashtuquajturat “Brigadat e veriut”, të gatshme të ballafaqohen me forcat e rendit qoftë edhe me ato të EULEX-it deri me ato të KFOR-it, nënkupton se Serbia po e shkel Marrëveshjen e Kumanovës me të cilën rreptësishtë ndalohet shkelja e forcave të armatosura të Serbisë në Kosovë. 

“Lidhur më ketë, në bisedime, duhet te kyçet përfaqësuesi i NATO-s për të marrë përgjegjësinë dhe njeherit të kërkohet qe menjëherë të pastrohet veriu nga grupet paralele kriminale të cilat udhëhiqen nga vëllezërit Veselinoviq të kërkuar për vepra kriminale dhe të shpallur persona nongrata nga Departamenti i Shtetit, por, të cilët janë në bashkëpunim të ngushtë dhe pjesëmarrës në çdo takim qe Vuçiq i mban me Listën serbe dhe përfaqësuesit tjerë serb të pjesës veriore. 

A është ndonjë filozofi apo politikë e komplikuar për ta kuptuar se, kush është provokuesi dhe shkaktari i ashpërsimit të situatës në veri, me përzierjen direkte në punët e brendshme të një shteti sovran duke ia pa mundësua zbatimin e ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhënien e shërbimeve për qytetarët e të gjitha nacionaliteteve deri të largimi i një anshëm nga të gjitha institucionet e Kosovës, duke mos e njohur si shtet të vetin në të cilin jetojnë, qe, i bie se po i zbatojnë politikat dhe urdhrat Beogradit dhe të Bashkimit Evropian pasi 5 shtete evropiane mos njohëse të Kosovës, njëhrit edhe përkrahëse  të hapura të Serbisë”, shton ai. 

Më tej, Shala thekson se Evropa, e ka barrën kryesorë të përgjegjësisë pasi është rreshtuar në anën e Serbisë, duke ia mohuar krimet e saj gjatë luftës së fundit dhe  duke e favorizuar, gjë që e nxitë dhe trimëron atë në raport me Kosovën. 

Kështu sipas tij, Kryeministri Kurti, duhet të hap diskutim në Parlament lidhur me rrethanat e krijuara nga ana e Serbisë respektivisht ndërmjetësueseve të BE-së si përgjegjës për udhëheqjen e bisedimeve Kosovë-Serbi. 

“Në këto rrethanë kur vendi është në rrezik, opozita, me gjithë vërejtjet që i kanë, duhet të rreshtohen në anën e Qeverisë për të krijuar një koncenzus karshi kërcënimeve të Serbisë e cila për qellim e ka realizimin e ëndrrave te tyre, aneksimin e pjesës veriore.  

Kjo, kurrë nuk do të lejohet. 

Unë jam i bindur që populli, duke e parë qëndrimin e drejtë dhe stoik ne mbrojtje të sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale si dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin nga ana e Kryeministrit Kurti karshi Serbisë dhe Evropës, do t’i qëndrojnë krah tij, jo për hir të pushtetit por të shtetit, pasi që së pari herë në histori, i tha jo Serbisë dhe Evropës, duke mos lejuar nënshtrimin dhe poshtërimin e shtetit të Kosovës. 

Kjo, njëherit, nënkupton, edhe nënçmim dhe poshtërim kombëtar karshi kombeve tjera, ani pse, jemi ndër popujt dhe kombet më të vjetër e paqësor në Ballkan dhe Evropë. 

Nëse, kushdo qoftë tenton të na poshtëron, injoron dhe anashkalon padrejtësisht siç kanë bërë me shekuj, duhet t’u kundërvihemi politikisht, diplomatikisht dhe e fundit, nëse është nevoja edhe me rezistencë, sepse, kjo nuk do të jetë hera e parë, pasi, liria, nuk falet por ajo fitohet.  

Nëse falët, ajo, nuk është liri, nuk ka vlerë dhe mund të merret nga ai që ta ka dhuruar dhe nuk ka jetë të gjatë”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat