Marrëveshja për targa, juristi: Serbia mos të lëmohet, BE dhe SHBA të bëjnë presion mbi Beogradin

Politika

Marrëveshja për targa, juristi: Serbia mos të lëmohet, BE dhe SHBA të bëjnë presion mbi Beogradin

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:38
Një nga takimet e palëve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi. Fotografi nga arkivi.

Mbrëmë është arritur marrëveshja për targa mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e BE.

Nga opozita është mirëpritur ky vendim, por ka pas edhe zëra kritik rreth kësaj marrëveshje.

Jursiti Muhmet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se e tëra kjo nuk ka të bëjë me akroniet e targave, por me njohjen reciproke mes dy shteteve.

Ndërsa, shton se Serbia po lëmohet në këtë kohë sikur të ishte viktima e krimit gjenocidal.

“Çështja e targave nuk ka të bëj me akronimet e kohës së ish-Jugosllavisë. Ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me njohje reciproke të dy shteteve. Këtu është çështja. Ana shumë jo konstruktive është qëndrimi amerikan dhe ai i UE-së. Është pikërisht shteti serb që vazhdimisht krijon konflikte dhe probleme në Ballkan. Dhe, kjo është parë më herët. Këtë e dinë ambasadori Hill. Ndërsa, tash lëmohet shteti serb, sikurse ai të ishte viktima e krimit gjenocidial. Kjo nuk shkon”, deklaron ai.

Sipas tij, gjithmonë duhet që dialogu të bëhet mbi bazën e njohjes reciproke, duke shtuar se shqiptarët duhet ta zgjidhin çështjen me Serbinë njëherë e përgjithmonë.

“Plani i UE është bazë për dialog. Mbi atë kërkohet të dialogohet. Një marrëveshje përfundimtare me bazën e njohjes reciproke është e ardhmja e kësaj ane evropiane. Këtej kërkohet te punohet. Këtu duhet UE dhe SHBA të bëjnë presion mbi Beogradin dhe çështja të zgjidhet.

Pezullimi i çështjes së targave nuk e pengon shtetin e Kosovës. Tjetër është rikthimi në punë i të dorëhequrëve nacional serbomëdhenj të kriminelit nacional-fashist Vuçiç e Daçi.

Shqiptarët duhet të zgjidhin çështjen me Serbinë. Nuk ka rruge tjetër. Mirë është të futet reciprociteti në dialogim. Çdo problem i pa zgjidhur është konflikt potecial për të ardhmen”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat