Çfarë pas arritjes së marrëveshjes për targa!? A duhet të rikthehen policët serbë në detyrë, ky është shpejgimi i juristit

Politika

Çfarë pas arritjes së marrëveshjes për targa!? A duhet të rikthehen policët serbë në detyrë, ky është shpejgimi i juristit

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri duke zhveshur uniformat e tyre pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës. 5 nëntor 2022.

Mes Kosovës dhe Serbisë është arritur marrëveshja për targa, dhe janë dakorduar që bisedimet të vazhdojnë.

Por, pavarësisht arritjes së marrëveshjes, presidenti i Serbisë u ka kërkuar serbëve që i braktisën institucionet e Kosovës, që të mos kthehen brenda tyre, si policët, gjykatësit, prokurorët etj.

Kelmendi: Republika e Kosovës është kompetente për të vendosur për veriun në bazë të Kushtetutës

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se se dorëheqjet kanë kanakter dhe efekt jurisik të parevokueshëm, e që sipas tij, janë dorëheqje vullnetare, nuk janë dertyruar me masa dhunuese.

“Pas marrëveshjes së bërë nuk dmth se kërkohet që në mënyrë automatike të rikthehen të dorëhequrit nga grupi neofashist serbe i Vuçiqit në punë.

Dorëheqjet kanë karakter dhe efekt juridik të parevokueshëm. Shteti nuk mund të luaj me normat e veta kushtetuese. Të dorëhequrit nuk janë detyruar nga Kosova me masa dhunuese të largohen nga puna. Nuk është bërë presion mbi ta. Nuk kemi asnjë masë të ndërmarrë për të detyruar dorëheqjen.

Janë thjeshtë dorëheqje vullnetare të karakterit neoshovenist serbomadh”, thotë ai.

Madje, Kelmendi thotë se janë disa çështje të cila e vështirësojnë këtë situatë.

Vetëm, se ai shton që nuk ka mundësi që Beogradi të vendos për Prishtinë.

“A do te rikthehen në punë varet nga vendimi i shtetit të Kosovës. De-jure shkaku i dorëheqjes, edhe pse me presion të Beogradit, merret vendimi per targa! A do të lejohen varet nga Prishtina!?

Janë disa çështje që e vështirësojnë këtë çështje.

1. Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

2. Zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr nga kandidatët tjerë të të njejtës listë apo të partive tjera të minoritetit serb.

3. Dorëheqjet pa revokim dhe

4. Lidhja e çështjes së Kosovës veriore me shtetin serb.

Çështjet e tilla e vështirësojnë gjendjen e tillë. Ato e bëjnë të vështirë retroaktivitetin e tërë situatës së bërë. Nuk ka mundësi që Beogradi të vendos për Prishtinë. Duhet thënë: tërë çështja varet nga qëndrimet e shtetit të Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat