Pse Shqipëria nuk e dënon gjenocidin serb në Kosovë? Publicisti ‘godet’ Edi Ramën

Politika

Pse Shqipëria nuk e dënon gjenocidin serb në Kosovë? Publicisti ‘godet’ Edi Ramën

P.Rudi Nga P.Rudi Më 27 nëntor 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë është zhvilluar mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

E pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti nuk u përgjigjën në pyetjen se pse deri më tani Shqipëria asnjëherë përmes një rezolute nuk e ka dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

“Një pyetje për dy kryeministrat. A nuk është e çuditshme që ne kemi mbledhjen e dy parlamenteve dhe Parlamenti i Shqipërisë ende s’ka miratuar një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë?”, ishte kjo pyetja nga një gazetare, që nuk gjeti përgjigje nga dy kryeministrat..

E sipas publicistit nga Shqipëria, Rexhep Shahu, mbledhja e sotme ishte vetëm një show mediatik.

Image
Rexhep Shahu

“Mbledhja e sotme e dy qeverive shqiptare është show mediatik e populist i radhës që para se gjithash u shërben Edi Rames për ta rritë çmimin e tij në bursën patriotike dhe Albinit për të shtuar dashurinë e fansave të tij për atë Albinin e parullave të hershme me bashkim kombëtar. Mbledhja e dy qeverive shqiptare është valvulë shkarkimi për dëshpërimin e zemërimin e fansave të tyre që ende mashtrohen nga qeveritë e tyre që shesin premtime”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Shahu kritikon të dy qeveritë, pasi siç thotë ai, ato nuk zbatojnë asnjë vendim për lehtësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë.

“Mbledhja e sotme e dy qeverive bëhet për një fotografi e video për Edi Ramen e Kurtin në muajin e festës së Pavarësisë e të çlirimit që përkon me ditën e festës së Jugosllavisë. Ata partizanë shqiptarë që luftuan kundër gjermanëve u bashkuan me serbët dhe ua mundësuan serbëve rikthimin në Kosovë pasi i kishte dëbuar me luftë prej saj Gjermania. Në këtë kuadër të festave të nëntorit bëhet tallavaja e dy qeverive shqiptare që nxijnë letra por nuk zbatojnë asnjë vendim që lehtëson jetën e shqiptarëve në dy shtetet shqiptare. Merren vendime, shkruhen në letra e nuk zbatohet asgjë”, shprehet Shahu.

“Sepse Kosova funksionon si shtet me ligje e vendime, ndërsa Shqipëria funksionon me urdhra të kryeministrit. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive mundeson të shihen e të njihen qeveritaret, ministrat e deputetët me njeri tjetrin, mundëson të hutohen e mashtrohen njerëzit nga fjalimet me xixa, ndoshta dikush nga Kosova e huton Edi Ramen siç e pati hutue Thaçi kur e pyeti në Prizren, e i tha "a po nerth"”, shton Shahu.

Ai kritikon ashpër Qeverinë shqiptare, për të cilën thotë nuk guxon të ndërmarrë asnjë veprim pro Kosovës pa lejen e Beogradit.

“Kosova reale politike nuk pret asgjë nga Shqipëria aktuale politike sepse për qeverinë aktuale të Tiranës dhe politiken e saj dielli lind në Beograd. Për qeverinë e Tiranës të rilindjes socialiste, Prishtina nuk është prioritet kombëtar. Janë shqiptarët që funksionojnë pa qeveri që po e lidhin dhe mbajnë gjallë kombin përditë, pa ndihmë nga qeveria e Tiranës e cila nuk guxon të flasë asnjë fjalë apo të ndërmarrë asnjë vendim apo ta padisë Serbinë në organizma ndërkombëtare për krimet qe ka bere ne Kosove apo pse e mban aktualisht peng Kosovën kur ajo tashmë është shtet me vete e sovran”, deklaron për “Bota sot” Rexhep Shahu.

“Kur sheh apatine e heshtjen e qeverisë së Tiranës për punët e hallet e Kosovës nëpër kancelari të botes, edhe pse dihet se Shqipëria ka një qeveri jo të besueshme e të dinjitetshme, të vjen keq që Kosova shpreson të Shqipëria”, përfundon për “Bota sot”, publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat