Putin po e mban ‘gjallë’ konfliktin Kosovë-Serbi/ Analisti malazez zbardh prapaskenat: Ja kë po financon Rusia në veri

Politika

Putin po e mban ‘gjallë’ konfliktin Kosovë-Serbi/ Analisti malazez zbardh prapaskenat: Ja kë po financon Rusia në veri

A.Morina Nga A.Morina Më 28 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka tentuar që të shtrijë ndikimin e saj edhe më tej në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Dihet marrëdhënia e ngushtë mes shtetit rus dhe Serbisë, ku përmës kësaj të fundit Putini po tentojë të realizojë propagandat e tij në shtetet ballkanike, kryesish në shtetet shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri.

Analisti malazezë, Ljubomir Filipovic për “Bota sot” komentoi luftën hibride të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, Rusia nuk ka dëshirë të zgjidhet konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kështu mban gjallë planin për krijim të tensioneve dhe çrregullimeve në Ballkan.

Image
Analisti malazezë, Ljubomir Filipovic

“Rusia po e përdor Kosovën si një levë dhe mjet propagandistik për qëllimet e veta. Pavarësia e Kosovës ka qenë një justifikim në propagandën ruse dhe një pretekst për pushtimin rus në Gjeorgji dhe Ukrainë. Rusia nuk ka interes që konflikti i ngrirë mes serbëve dhe shqiptarëve të përfundojë. Duke e mbajtur atë gjallë ata po përmbushin agjendën e tyre për krijimin e tensioneve dhe çrregullimeve në Ballkan”, deklaroi ai.

Gjithashtu, analisti malazezë u shpreh i bindur se Putini ka ndikim në veri te grupet serbe, politikanëve dhe shërbimeve të sigurisë.

“Jam i sigurt që ka. Sidomos në veri në mesin e grupeve serbe të krimit të organizuar, politikanëve dhe shërbimeve të sigurisë. Unë nuk jam në dijeni se Rusia ka pasuri mes politikanëve dhe inteligjencës shqiptare”, theksoi Ljubomir Filipovic për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat