“Tmerri dhe ferri” - Profesori nga SHBA komenton akuzat e Vuçiqit ndaj Kurtit, ka një porosi për Serbinë

Politika

“Tmerri dhe ferri” - Profesori nga SHBA komenton akuzat e Vuçiqit ndaj Kurtit, ka një porosi për Serbinë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 3 dhjetor 2022 Në ora: 08:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq

Gjatë ditës së djeshme Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e ministrit Rashiq. 

Gjithashtu, në shenjë revolte, Vuçiq e ka anuluar pjesëmarrjen e tij të paralajmëruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.   

Kurtin dhe Rashiqin, Vuçiq i ka quajtur “terroristë lluma”. 

Në lidhje me këtë për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti dhe profesori nga Amerika,

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se Vuçiq është mësuar me Thaçin dhe Mustafën, të cilët nuk e kanë kundërshtuar asnjëherë dhe kanë bërë kompromise në vazhdimsi në dëm të Kosovës. 

Ndërsa tash me ardhjen e Kurtit, planet e Vuçiqit, sipas profesorit kanë mbaruar. 

“Aleksandër Vuçiq e ka pas lehtë me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën asnjëherë gjatë dialogut nuk ia kanë prishë terezin, bile as nuk i kanë kërkuar kërkim falje për krimet, masakrat dhe gjenocidin mbi popullsinë shqiptare. Por aq me keq ishin në gjendje të pajtohen me te. I ndihmuan duke bërë kompromise në dëm të Kosovës në shumë marrëveshje, e posaqërishtë dëmin më të madh ia bënë Kosovës me Asociacionin një etnik antikushtetues me kompetenca ekzuekutive për çka Serbia edhe po insiston të realizohet. Por, tash me ardhjen e kryeministërit të Albin Kurtit, Vuçiqit nuk po i ecë i ka hasë sharra në gozhdë, sespe kryeministri Albin Kurti është tmerri dhe ferri për Vuçiqin duke i kërkuar llogari për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, nuk i lëshon pe për asnjë katram kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i vendit”, u shpreh ai. 

Maxharraj për “sulmin” e djeshëm të Vuçiqt ndaj Kurtit, e quan çmenduri të njeriut. 

“Do të ishte mirë që në këto raste të çmendurisë Vuçiqit t’i del në ndihmë vëllu i tij Edi Rama, ta merr më të mirë”, shtoi ndër të tjera analisti. 

“Por ai dje sulmonte Kurtin, por edhe BE-në dhe bashkësisë ndërkombëtare duke e komentuar deklaratën e Albin Kurtit për emërimin e Nenad Rashiqit në postin e ministrit për komunitetet, kurse kryeministrin Kurti e quajti “llum terrorist”,ndërsa konfirmoi se nuk do të udhëtojë në Tiranë te vëllai i vet Edi Rama për të marrë pjesë në Samitin me gjashtë dhjetor BE-Ballkan. 

Kjo është çmenduria e njeriut i cili e ka humbë aftësinë për të qenë njeri, ai është buzë çmendurisë mentale, i urrenë të gjithë ata që i dalin përpara, që nuk e lënë t’i realizoi ambicet e tij fashizoide dhe çetnike, sepe ky njeri i ka duart e lara me gjak, i cili ka marrë pjesë në luftërat karshi Millosheviqit për shafrosjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Do të ishte mirë që në këto raste të çmendurisë Vuçiqit t’i del në ndihmë vëllu i tij Edi Rama, ta merr më të mirë, ta qetëson, sespe kanë kaluar shumë kohë se bashku duke u rrok e përqafuar, duke bërë plane kundër Kosovës”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat