Tifozët serbë kërkuan vrasjen e shqiptarëve, Rama mbajti anën e Serbisë - analisti komenton situatën

Politika

Tifozët serbë kërkuan vrasjen e shqiptarëve, Rama mbajti anën e Serbisë - analisti komenton situatën

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ndeshja futbollistike, mes Zvicrrës dhe Serbisë, u përcoll dhe po vazhdon akoma të pëcillet me komente e reagime të shumta.

Provokimet dhe gheset gjatë asaj ndeshje nga ana e Serbinë bëri që FIFA të nisë procedura disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se serbët janë ata që as nuk ndeshje futbolli nuk e fshehin urrejtjen që kanë për shqiptarët.

Sipas tij, pse duhet të jenë në stadium tifozë të cilët barin me vete bluza e fanella me mbishkrime urrejtjeje ndaj shqiptarëve?

“Ky ishte dueli i dytë, ku reprezentacioni i Zvicrës e dërgoi Serbinë në shtëpi, si para katër viteve në Rusi. Edhe në sport-futboll, serbët nuk po i fshehin urrejtet e tyre ndaj shqiptarëve. Lidhur me shprehjën e urrejtes së tyre patologjike shkruan edhe disa medie sportive prestigjioze ndërkombëtare, si "Blic" e Zvicrës dhe gazeta "Observer" e Anglisë etj. Gjatë gjithë kohës tifozët e Serbisë lëshuan zëra fashiste dhe raciste, drejtuar shqiptarëve në përgjithësi, dhe dy lojtarëve shqiptarë që luajtën lojë brilante për skuadrën e Zvicrës. Çdo serb në stadium ka bartur simbole dhe janë shërbye më sllogane më të ulëta ndaj shqiptarëve, të cilët janë të ndaluara nga FIFA, por e cila për çudi nuk ka reaguar deri më tash, për gjitha këto skandale të tifozëve të Serbisë me tre gishta të ngritur në mundial. Dhe, shtrohet pyetja se si është e mundur të lejohen tifozët serb, të cilët kërkuan edhe vrasje të shqiptarëve?! Madje, serbët gjakprishur nuk e lanë pa e quajtur heroin tonë kombëtar, Adem Jasharin terrorist, pse Xhaka pas përfundimit të ndeshjës kishte veshur fanellën Jashari. Mos të flasim për gjestet që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin të lojtarëve të Serbisë, kah fundi e ndeshjës”, thotë ai.

Sipas tij, të gjith këto skandale nuk e kanë mbushur mend kryemisnitrin Edi Rama, me deklarimet e tij, që mbajnë anën e Serbisë.

“Sjelljet dhe sulmet ishin huligane dhe raciste që ia bënë ata Xhakës, i cili nuk u frikësua aspak, madje u tregua trim i madh në përballje me futbollistët e çmendur serb. Si duket edhe këto skandale sportive, nuk e kanë mbushur mend, kryeminstritin e Shqipërisë, Edi Rama, se cila është Serbia, ku dha deklarime që mbajnë anën e Serbisë! Kjo nuk do koment. Udhëtimi eventual i shovinistit, serb, Aleksandar Vuqiqit në Samitin e Tiranës, më 6 dhjetor, nuk do të ishte fare i mirëpritur për shumicën shqiptare. Me këtë datë është paralajmëruar edhe mbajtja e protestës masovike para qeverisë të thirrur nga PD-ja”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat