Acarimi i Vuçiqit dhe prapaskenat e Samitit të Tiranës- Ja kush ia largon duart nga synimi për ndarjen e veriut të Kosovës

Politika

Acarimi i Vuçiqit dhe prapaskenat e Samitit të Tiranës- Ja kush ia largon duart nga synimi për ndarjen e veriut të Kosovës

M.Lakna Nga M.Lakna Më 6 dhjetor 2022 Në ora: 08:04
Arkiv

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e samitit të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mikpritëse e liderëve evropian dhe atyre Ballkanit Perëndimor do të jetë Tirana me në krye kryeministrin Edi Rama.

Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dr. Enver Bytyçi, Samiti i BE-së plus gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë, pasi Tirana bëhet për herë të parë kryeqyteti i Evropës, që do të thotë se paragjykimet se “BE i injoron Shqipërinë dhe shqiptarët” është i pasaktë.

Madje, si thekson se ky samit ka shërbyer si një justifikim për qeverinë e Shqipërisë që të justifikojë dështimet e veta në integrimin evropian.

Image
Enver Bytyçi

Ky samit po bëhet në Shqipëri, sepse Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka pasur dhe nuk ka as sot ndonjë problem me fqinjët. Pra askush nuk e refuzon në pjesëmarrje. Edhe nëse presidenti I Serbisë do ta refuzonte, kjo u tha qartë. Ai po e refuzonte pse Europa nuk i bën presion Albin Kurtit. Është strategji e Beogradit që të bëjë presion edhe ndaj Fuqive Evropiane, me qëllim që ato të mbështesin ambiciet serbe në Ballkan”, ka nënvizuar ai.

Samiti i kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave evropianë në Tiranë shpjegohet me përkushtimin e Brukselit për të realizuar ëndrrën evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por, që të ndodhë kjo, sipas profesor Bytyçit, do të duhet që këto vende të bëjnë përpjekje maksimale për të shkuar në destinacionin evropian.

Në këtë rast, ai përmend Kosovën dhe Serbinë, përkatësisht detyrimet e tyre në dialog.

Serbia e Kosova kanë për detyrim të zgjidhin konfliktin midis tyre. BH ka obligim ta bëjë shtetin funksional. Maqedonia e Veriut ta zgjidhë konfliktin me Bullgarinë. Mali i Zi të ri konfirmojë pavarësinë e tij nga Serbia. Ndërsa Shqipëria të shkëputet e të çlirohet nga qeverisja e mafies në pushtet!

Pa plotësimin e këtyre kushteve mund të arrihet ndonjë stacion drejt destinacionit Evropë, por jo më shumë. Këtu ndikojnë dhe do të ndikojnë situatat e zhvillimet gjeopolitike në Evropë e sidomos lufta midis Rusisë dhe Ukrainës. Por nuk kanë rëndësi stacionet e integrimit, sepse mund të shkosh në stacionin e fundit dhe aty bllokohesh e nuk ka lënë dot. Nëse Serbia nuk pranon pavarësinë e Kosovës, ajo p.sh mund të shkojë në stacionin e fundit e të rrijë në derë të Brukselit me vite e me dekada. Kjo është ajo që vendet tona duhet ta mbajnë parasysh. Nuk shkon në destinacion ai vend që sundohet nga mafia në pushtet, siç është Shqipëria për shembull”, është shprehur Bytyçi.

Ai ka theksuar se takimi i datës 6 dhjetor në Tiranë do të synojë që t’i çojë përpara këto vende që duan të bëhen anëtare të BE-së.

“Derisa ky samit bëhet në Shqipëri, kjo do të thotë se fokusi kryesor do të jetë te 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë se Shqipërisë do t’i kërkohet të luftojë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, mafies dhe që të ndërtojë shtetin ligjor të së drejtës. Kosovës do t’i kërkohet të përballojë krizat dhe të jetë prezent në dialog, t’i zgjidhë konfliktet me bisedime. Serbisë do t’i kërkohet të njohë shtetin e Kosovës. BH do t’i kërkohet të funksionalizojë shtetin në dobi të integrimeve euro-atlantike. Etj”, shton ai.

Ndoshta jo gjatë fjalimeve dhe në protokollet e memorandumet që do të nënshkruhen, por në biseda dy e shumëpalëshe, sipas profesorit dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë bërthama e interesimit evropian.

Në samit do jenë të pranishëm edhe presidentja e Komisionit dhe presidenti i Këshillit Evropian. Do jenë komisionerët dhe shumë personalitete të angazhuara direkt me dialogun në fjalë.

Nisur nga shqetësimet që janë prodhuar kohëve të fundit, çështja e dialogut do të jetë temë shumë e rëndësishme. Palët në konflikt nuk kanë problem me pjesëmarrjen në bisedime. Por nuk pajtohen me mënyrën, formën dhe radhën e punës për trajtimin e këtij dialogu. Ka prej atyre që duan të vazhdojë rituali i dhjet viteve të fundit, që Kosova të nënshkruajë marrëveshje pa fund, duke I lëshuar sovranitet Serbisë e më pas të shkohet te marrëveshja përfundimtare”, është shprehur ai”, thekson profesori.

Ai ka potencuar se fatkeqësisht i kësaj rryme është edhe ambasadori amerikan në Beograd Christofer Hill, i cili kërkon zgjidhjen e konfliktit real, duke krijuar edhe asociacionin, e më pas të shkohet te përmbyllja e marrëveshjes.

Por ka nga ata që duan një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën të përfshihen edhe çështjet konkrete. Në pozicionin e parë janë udhëheqësit e Beogradit, në këtë të dytin janë qeveria dhe institucionet e Kosovës. Madje edhe opozita.

Kjo diferencë në qëndrime është aktualisht në diskutim. Presidenti serb nuk e pranon përmbylljen e të gjitha çështjeve në një marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë. Kjo ia largon duart nga synimi i tij për ndarjen e veriut të Kosovës dhe aneksimin e kësaj pjese nga Serbia. Prandaj është nervoz. Të shohim si do të shkojnë rrjedhat. Nëse evropianët bashkohen në një linjë, Serbia nuk mund të rezistojë. Nëse lobistët serbë e përçajnë skenën politike evropiane, konflikti nuk zgjidhet kurrë!”, ka përfunduar profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat