Thirrjet për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë, alarmojnë analistin – Kërkohet kontakt i Qeverisë së Kosovës me Joe Bidenin!

Politika

Thirrjet për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë, alarmojnë analistin – Kërkohet kontakt i Qeverisë së Kosovës me Joe Bidenin!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 15:35
Joe Biden

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar.

Pas vendosjes së barrikadave grupe kriminale serbe bashkë me qytetarët kanë protestuar edhe në Jarinje ku synim kishin që të futen në Kosovë.

Në anën tjetër, thirrjet e liderëve serbë për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Ata madje po i mbrojnë edhe grupet kriminale në veri, duke u dhanë kështu ‘vullnet’ për të vazhduar tensionimin e mëtutjeshëm të situatës.

Krëjt këto ngjarje po zhvillohen pasi zyrtarët serbë në Kosovë kishin dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Në lidhje me këtë çështj flet analisti politik Gani Qarri.

Ai thotë se, “urdhri i gebelsit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për tërheqjen e policëve të pakicës serbe dhe zyrtarëve të inkriminuar të "listës serbe" nga institucionet e shtetit të Kosovës, në Kosovë krijuan një realitet të ri, i cili duket se ka të bëjë me një vendim të Fuqive të Mëdha, për spastrimin përfundimtar të veriut të Kosovës nga bandat kriminale serbe dhe garantimin e një të ardhme më të qetë, me vendosjen e policisë së shtetit tonë atje, shtrirjen e sovranitetit dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës edhe në këtë pjesë të vendit”.

“Me thirrjen për tërheqjen e dorës së zgjatur të Serbisë si "lista serbe" dhe policëve të inkriminuar serbë, të cilët deri vonë ishin pjesëtarë të bandës kriminale të vetëquajtur si “rojat e urës”, nga institucionet e Republikës së Kosovës, u zbatua një kamuflim i madh, i para programuar politik, nga vet presidenti i Serbisë, për manipulimin e ekstremistëve serbë, të cilët ka ardhur koha, që të shkojnë, andej nga kanë ardhur dhe për krimet që kanë kryer, të vendosen në bankën e të akuzuarve, marrin dënimin e merituar dhe dërgohen atje ku e kanë vendin, si kryebanditi Milan Radojçiq, Zvonko Veselinoviq me shokë etj.”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, janë këputur shpresat e serbëve për të nda veriun e Kosovës, duke shtuar se, Qeveria dhe qytetarët e Kosovës dueht të tregohen të pathyer në mbrojtjen e veriut.

“SHBA dhe BE, Aleksandër Vuçiqit me bandat e tij kriminale në krye me gangsterët dhe banditët e akuzuar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit si Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të vendosur së pari në Listën e Zezë të SHBA-ve, e tani edhe në Listën e Zezë të Mbretërisë së Bashkuar, duket që ia kanë këputur përfundimisht shpresat, se me aktet e tyre banditeske si hedhja e mjeteve eksplozive, shpërthimi i shok bombave, frikësimi i qytetarëve dhe plagosja e policëve, nuk do të arrijnë kurrë, ta ndajnë veriun e vendit tonë, ngase organet e rendit Qeveria dhe qytetarët e mbarë vendit, po tregojnë vullnet dhe vendosmëri të pathyer, për mbrojtjen me çdo kusht të veriut, si pjesë e patjetërsueshme e shtetit të Kosovës”, pohon ai.

Qarri shton se Lista Serbe ishte dorë e zgjatur e Serbisë e cila ka vepruar si organizatë terroriste.

“Kështu që largimi i dorës së zgjatur të Serbisë si “lista serbe” nga institucionet e vendit tonë, e cila që prej themelimit të saj nga Thaçi dhe Vuçiq, më tepër ka vepruar si organizatë terroriste, se sa, si segment i njëmendtë politik duke funksionuar gjatë gjithë kohës, si krah politik i bandave kriminale serbe të veriut, në institucionet e Kosovës, ishte hapi i parë, për largimin e saj të përhershëm edhe nga politika e vendit tonë dhe çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës bashkë me kriminelët Milan Radojçiq, Zvonko Veselinoviq, etj, të cilët duket se Serbia, nën trysninë ndërkombëtare, më në fund po detyrohet ti vendosë në bankën e të akuzuarve”.

Madje, sipas tij, marrë parasysh edhe afatin që flitet për përfundimin e bisedimeve dy-palëshe dhe pajtimin e të dy shteteve, për rifillimin e dialogut, me pikënisje planin franko-gjerman, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, e cila kufizohet, vetëm në disa muaj, deri në një vit, si kërcënimet e Serbisë për agresion ushtarak në Kosovë, gjuajtja e bombave, sulmet ndaj policisë dhe paraqitja e grupeve të maskuara, janë vetëm një shkëndijë e zbehtë, për kamuflimin e shuarjes së madhe dhe përfundimtare të strukturave kriminale paralele të Serbisë në Kosovë, për të krijuar përshtypjen, me sa më shumë zhurmë, se gjoja ata bënë çdo gjë që ishte në dorën e tyre, por ishte e pamundur, nga faktori ndërkombëtar, që të arrihej qëllimi për ndarjen e Kosovës, ndaj dhe u detyruan të dorëzohen, pa u turpëruar tërësisht...

“Kurse shqetësim jo të vogël për shtetin e Kosovës, duhet të përbëjnë deklaratat e ambasadorit Hill në Beograd, si dhe disa sosh të emisarit të lartë të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, që jo vetëm anojnë hapur nga Serbia dhe atë, më tepër se, që e lejon gjendja aktuale në terren, por ata shkojnë edhe shumë më larg, përtej vijave të kornizës, së njohur nga letra e Presidentit Joe Biden, e cila parashihte marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Eskobar dhe Hill, çuditërisht deklarohen edhe për status "autonom", vetëm për disa mijëra serb, siç shprehet së fundi edhe ndonjë tjetër përfaqësues i lartë i administratës Biden, ndaj është momenti vendimtar, që Qeveria e Kosovës, të vendosë kontakt të drejtpërdrejtë me vet Presidentin Joe Biden, për të sqaruar sa më parë dhe me kohë, qëndrimet e pazakonta të emisarëve të lartcekur, në emër të SHBA-ve, sepse duket hapur, që ose Hill dhe të tjerët lëshojnë deklarata në emër të tyre personal, ose gjatë rrugëtimit, diçka ka ndryshuar nga Qëndrimi i njohur i Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Biden, në raport me marrëveshjen Kosovë -Serbi, pasi që tanimë, nga të gjithë flitet për asociacionin serb, por nuk bëhet fjalë më edhe për marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë”, thekson Qarri.

Ai shton se, gjendja e krijuar në veri, sidomos hedhja e bombave, djegia e zyrave të KQZ-së, frikësimi i banorëve dhe plagosja nga bandat e maskuara kriminale serbe me armë zjarri të Policive të Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të tyre ligjore, e deri te kërcënimet publike për agresion ushtarak, për okupimin e veriut të Kosovës me forcë nga Serbia hegjemoniste, duhet të marrin fund dhe për këtë, përgjegjës është NATO, KFOR-i dhe Bashkësia Ndërkombëtare.

“Janë vet ato, që e kanë për detyrë, t`ia ndalojnë njëherë e përgjithmonë Serbisë ngritjen e tensioneve në veri dhe përzierjen e mëtejme të saj, në punët e brendshme të vendit tonë, në mënyrë që megjithëse presidentja e vendit ka ftuar në takim udhëheqësit e partive politike për të marrë mendimin e tyre dhe vendosur lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri, Qeverisë së Kosovës duhet t’i mundësohet, t’i organizojë sa më të mirë zgjedhjet e lira edhe atje, dhe të zhvillohet një votim normal e sa më i qetë, që të emërohen përfaqësuesit luajal të pakicës serbe në 4 komunat e veriut, për vendosjen e rendit e të ligjit, pa probleme dhe shtrirjen e sovranitetit shtetëror, në mënyrë paqësore edhe në këtë pjesë legjitime të territorit të Republikës së Kosovës. SHBA, BE dhe fuqitë tjera vendimmarrëse ndërkombëtare, duhet pasur parasysh faktin, se përzierjet flagrante të Serbisë, janë gati të qojnë në shpërthime konfliktesh ndërnacionale edhe në Bosnje e Mal të Zi, që nënkupton, se ajo është e interesuar, për ri ndezjen edhe një herë të luftërave të përgjakshme, sipas shembullit të njohur tragjik, të viteve të 90-ta, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin, gjë që nuk duhet lejuar, as nga OKB”, përfundon Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat