Atentati ndaj Abdixhikut/ Zbulohet qëllimi i këtij planifikimi - ja kush qëndron prapa tij!

Politika

Atentati ndaj Abdixhikut/ Zbulohet qëllimi i këtij planifikimi - ja kush qëndron prapa tij!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 20 janar 2023 Në ora: 18:09
Lumir Abdixhiku

Një nga temat më kreysore këto ditë ka qenë planifikimi I atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë të LDK-së, Avdullah Hotit, Armend Zemajt dhe Arben Gashit.

Këtë atentat të planifikuar tashmë e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Ndërsa zbulimin e përgatitjes së atentatit ndaj liderit dhe deputetëve të LDK-së e ka bërë shërbimi sekret gjerman.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se paralajmërimi për atentat ndaj Abdixhikut është mjaftë shqetësuese dhe se ka ardhur në kohën kur Kosovën e presin procese të rëndësishme siç është dialogu me Serbinë.

Image
Nexhat Haziri

Paralajmërimi për atentat ndaj kryetarit të LDK-së dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj partie është mjaft shqetësues dhe vije në kohën kur vendi ynë pritet të hyjë në procese të rëndësishme dhe të ndjeshme siç është dialogu me Serbinë i cili do të ketë një dinamik më të shpejtë duke pasur në tavolinë propozim marrëveshjen me Serbinë duke pasur për bazë planin siç po quhet franko- gjerman”, u shpreh ai.

Analisti më tej, shton që qëllimi i këtij atentati është për të destalizuar politiken e vendit dhe për të shmangur disa procese që Kosova duhet të I përmbush siç është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Tani plani për atentat ndaj lidershipit opozitar në Kosovë ka për qëllim destabilitetin politik të vendit dhe jo vetëm, poashtu për të shmangur edhe disa procese apo obligime që Kosova duhet t’i përmbushë e që njeri nga to është edhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nga ajo që dihet deri më tani, ky plan për atentat ndaj lidershipit të LDK-së ka prapavijë politike dhe prapa tij qëndron elementi i majtë që është i lidhur me një parti të caktuar politike dhe se për detaje të tjera duhet pritur rezultatet e hetimëve nga policia e shtetit”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat