Vjen kërkesa urgjente për Kosovën – kërkohet kjo gjë të bëhet sa më shpejt!

Politika

Vjen kërkesa urgjente për Kosovën – kërkohet kjo gjë të bëhet sa më shpejt!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 23 janar 2023 Në ora: 08:31
Pamje nga takimi i fundit për dialogun Kosovë - Serbi

Tema mes Kosovës dhe Serbisë mbetët e pazgjidhur ende, ani pse ndërkombëtarët po mundohen ta gjejnë zgjedhje për një marrëveshje finale.

Kohët e fundit edhe emisarët ndërkombëtar kanë vizituar Kosovën e më pas edhe Serbinë duke u munduar që të sjellin një marrëveshje në pajtim të dy vendeve.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Rexhep Shahu.

Ai u shpreh se Kosova është e lirë dhe e pavarur fal Amerikës dhe se e njejta duhet të bëjë atë se çfarë i thotë Amerika të bëjë.

Kosova e zyrtarët e saj, mendoj une, të mos mbajnë fjalime patriotike por të firmosin Asosacionin”, shton tutje analisti.

Image
Rexhep Shahu

Kosova nuk do të ishte kjo që është sot, e lirë, e pavarur, e njohur nga fuqitë e mëdha e shumica e vendeve të botës, e mbrojtur dhe siguruar nga NATO dhe fuqitë e mëdha, pra nuk do të ishte kjo që është pa Amerikën. Ose Kosova pa Amerikën e përkrahjen e saj, e shumta, do të brohoriste liri demokraci dhe UÇK do të shpallej terroriste. Ata që nuk e shohin keshtu me këtë realizëm, janë në enderr dhe korrin shiun e pradhisin boren. Ndaj sot Kosova duhet të bëjë pikë për pikë e germë për germë çfarë thotë Amerika. Ata që dyshojnë ne Amerikën zyrtare dhe shpallen mentare, patriote, trima, janë bash ata që nuk i janë gjende Kosovës kur i janë dashtë. Amerika ka luftuar për një Kosovë që e qeverisin shqiptarët, të lirë e te pavarur. Ata që i japin mend Amerikës, nuk kanë bërë per Kosovën aq sa ka bërë Amerika që e çliroi, pavarësoi dhe po e mbron sot. Kosova e zyrtarët e saj, mendoj une, të mos mbajnë fjalime patriotike por të firmosin Asosacionin e çdo gjë që thonë Amerikanët se pa Amerikanët, politikanët e sotëm të Kosovës do të flisnin sot serbisht në konferenca shtypi nëse do të kishin fat të ishin zyrtare”, u shpreh ai.

Analisti tutje thotë që qytetarët e gjithë shqiptarët duhet ta dinë, sipas meje, se pas Ibrahim Rugovës asnjë shqiptari tjetër nuk ia ka përfille askush mendimin në arenën ndërkombëtare për fatin e Kosovës.

Serbët pakicë nuk mundet ta qeverisin kurrë më Kosovën. Kosova mendoj se duhet të heqë dorë nga këshillat e komunisteve te Shqipërisë e te Kosovës të cilët me këshillat e tyre po thonë perdite se Amerika e ka keq dhe po bejne thirrje që të shperfillen udhëzimet e zyrtarëve amerikane. Lus zotin të mos zemërohet Amerika me komunistet e djeshem e të sotëm të Shqipërisë e Kosovës. Qytetarët e gjithë shqiptarët duhet ta dinë, sipas meje, se pas Ibrahim Rugovës asnjë shqiptari tjetër nuk ia ka përfille askush mendimin në arenën ndërkombëtare për fatin e Kosovës. Nëse nuk do pengojnë e vonojne patriotët shqiptare të Facebookut, marrëveshja me Serbinë besoj nënshkruhet shpejt, ose me sakte nenshkruhet kur të thonë Amerikanët”, thekson analisti.

Në fund, ai shton që në atë marrëveshje që do të nënshkruhet, shqiptarët as nuk kanë çfarë refuzojnë por vec të nënshkruajnë, nëse i lejon Amerika, atë që thotë Amerika.

Amerikanët duan të pajtojnë shqiptarët e serbët, të pajtojnë saktësisht e kryesisht serbët të cilëve Amerika ua mori Kosovën e ua dha me tapi të përjetshme shqiptarëve të cilët vetë nuk e merrnin dot Kosovën kurrë prej Serbisë. Ne atë marrëveshje që do të nënshkruhet, shqiptarët as nuk kanë çfarë refuzojnë por vec të nënshkruajnë, nëse i lejon Amerika, atë që thotë Amerika. Se në kapitullimin e Serbisë në Kumanovë nuk ka nënshkruar asnjë shqiptar, por kanë nënshkruar amerikanët. Llogjet e tjera janë për faqe gazetash e lajme televizionesh”, përfundon Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat