Halil Geci me fjalë të mëdha për Vjosa Osmanin pas takimit me Papa Françeskun

Politika

Halil Geci me fjalë të mëdha për Vjosa Osmanin pas takimit me Papa Françeskun

Nga: Nehat Shaqiri Më: 23 janar 2023 Në ora: 22:45
Papa Françesku dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Papa Françesku.

Pas takimit Osmani ka shkruar se përkushtimi i palëkundur i tij për paqen dhe mirëkuptimin është një shembull i ndritshëm për të gjithë ne.

Ndërsa ka nënvizuar “mbështetjen e vazhdueshme të Papës për Kosovën”.

“Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona dhe të punojmë drejt një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Këtë vizitë të Osmanit në Vatikan, e ka komentuar veprimtari i LDK-së, Halil Geci.

Ai thotë se, presidentja Osmani e vazhdoi rrugëtimin aty ku e ka lënë Pressidenti Ibrahim Rugova.

Sipas tij, “rugovizmi nuk ka vdekur, po jetësohet nga rugovistja Vjosa Osmani”.

“Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, udhëtoi për vizitë në shtetin e Vatikanit në Itali ajo së bashku është pritur nga Papa Françesku,  në shtetin e Vatikanit në Itali. Si duket Papa Françesku do e bekoi Presidenten Osmani dhe Kosovën ashtu siç e pat bekuar Papa Vojsiu, Ibrahim Rugovën dhe Kosovën”, shprehet Geci.

Sipas tij, takimet e Presidentes me Papa Françeskun dhe sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin  në këtë kohë, është e një rëndësije të veçantë.

Presidentja Osmani ka zhvilluar edhe  një takim me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Osmani ka shkruar se në këtë takim janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve dhe janë diskutuar mundësitë për thellim të bashkëpunimit bilateral.

Teksa ka shtuar se Kosova me Italinë kanë shumë gjëra që i bashkojnë.

“Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat