“Këto janë rrenat më të reja të Vuçiqit”, analisti numëron arsyet, ja pse nuk duhet t`i besohet presidentit të Serbisë

Politika

“Këto janë rrenat më të reja të Vuçiqit”, analisti numëron arsyet, ja pse nuk duhet t`i besohet presidentit të Serbisë

A.Shaqiri Nga A.Shaqiri Më 26 janar 2023 Në ora: 08:31
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me diplomatët perëndimorë ka thënë se nëse nuk e pranon planin franko-gjerman, Serbia do të përballet me bllokim në integrim evropian, ndalim të investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse, në kuptimin politik dhe ekonomik.

“Duhet ta pranoni këtë plan, më thanë”, tha ai në një konferencë për media mbrëmjen e 23 janarit.

E nga ana tjetër aktualisht më së shumti po diskutohet për formimin e Asociacionit, gjë të cilën kryeministri Albin Kurti e kundërshton ashpër.

Edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

Të gjithë negociatorët dhe ndërmjetësuesit, qoftë në Bashkimin Evropian, apo në Shtetet e Bashkuara, e kanë konfirmuar që ky është një obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit. Është element kyç për të ecur përpara. Pastaj vjen ajo që thuhet në planin franko-gjerman, i cili gëzon mbështetjen e BE-së. Ai përfshin ide më të gjera që do të kërkojnë pak më shumë kohë”, ka thënë Hill.

Analisti Skënder Mulliqi për “Bota sot” ka thënë se të gjitha ato që i ka deklaruar Vuçiqi në raport me Kosovën janë gënjeshtra.

Sipas tij, Vuçiqi po dëshiron para se gjithash formimin e Asociacionit në komuna me shumicë serbe në parimet e nënshkruara të vitit 2015.

Image
Skender Mulliqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandlr Vuçiqi, së fundi ka deklaruar se Serbia, nuk do të bëhet pengesë e inkuadrimit të Kosovës në organizma ndërkombëtar, dhe as nuk ka mundësi me penguar atë që të bëhet pjesë e NATO-së.

Ne do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë qetësi afatgjate në rajon. Këto janë rrenat më të reja të Vuçiqit, se Serbia kurrë nuk e ka mbajtur fjalën dhe nuk i ka respektuar 33 marrëveshjet e deritashme.

Ai e dëshiron para se gjithash formimin e Asociacionit të komunave serbe, jo të formës jo qeveritare por duke u bazuar në parimet e nënshkruara të vitit 2015. Duket se Vuçiqi është duke u bazuar në vendosmërinë e BE-së, por edhe në disa deklarime të fundit të Eskobarit lidhur me këtë temë, se Asociacioni duhet sipas tij të ndodhë. Krejt kjo gjurulldi politike në Serbi, se a duhet pranuar plani i paqes franko-gjermane, po bëhet për ta zbatuar në jetë marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Edhe paralajmërimi i tij për dorëheqje e ka të njëjtë kauzë, se gjoja pas tij, do të kemi dikënd edhe më të zorshëm për bisedime. Këto janë demagogjitë e vjetra dhe të reja serbe”, shpjegon ai.

Tutje, thotë se Kosova edhe pse po i bëhen presione të shumta nuk duhet të lëshojë pe kur është në pyetje mbrojtja e sovranitetit të Kosovës.

“Kosova pa marrë parasysh presionet të cilat po i bëhen dhe ato shumë të padrejta, nuk guxon të lëshon pe, kur vjen në pyetje mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit. Në njërën anë pranohet pavarësia, kurse në anën tjetër kërkohet diçka që është diametralisht e kundërta, siç është formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Disa pika të planit franko-gjerman të cilat kanë rrjedhë në opinonin publik, nuk janë duket test final.

Sipas disa mendimeve nëse teksti mbetet siç është, atëherë nuk është e sigurt inkuadrimi i Kosovës në OKB. Këtu do të dalin pengesë pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Sipas disave edhe nëse Serbia pranon inkuadrim në OKB të Kosovës, nuk do të jetë shumë e vlefshme kjo, se paraprakisht Kosova duhet të siguron vendin në UNICEF. Kjo edhe mund të jetë strategji e planit franko-gjerman. Vuçiqi ka thënë se nuk do të pranon që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së siç figuron në njërën nga pikat e planit”, ka përfunduar Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat