“Ky vendim do të ishte fatal për Kosovën”/ Vjen paralajmërimi për qeverinë Kurti: Mos lësho pe, kjo është zgjidhja!

Politika

“Ky vendim do të ishte fatal për Kosovën”/ Vjen paralajmërimi për qeverinë Kurti: Mos lësho pe, kjo është zgjidhja!

Nga: A.Morina Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:29
Albin Kurti

Përveç Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosovës po i bëhet presion edhe për zbatimin e vendimit për tokat e “Manastirit të Deçanit”.

Kjo çështje vazhdon të jetë e ndjeshme, këtë e ka pranuar edhe kryeministri Kurti, ku në një intervistë për media ndërkombëtare ka thënë se kryesuesit e këtij manastiri nuk kanë pranuar diskutim me të.

“24 hektarët i janë dhënë manastirit gjatë regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit. Megjithatë, është një temë shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për shqyrtim dhe diskutim të plotë me të gjithë ata që janë të përfshirë. Do të doja të takohesha me përgjegjësit në Manastirin e Deçanit – por deri më tani ata nuk kanë pranuar të flasin me mua”, ka deklaruar tutje Kurti.

E në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot” foli kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr. Shkodran Imeraj.

Fillimisht, ai tha se presionet për zbatimin e vendimit për pronat e Deçanit janë të vazhdueshme nga viti 2016 dhe kësisoj kërkoi nga Qeveria e Kosovës të mos lëshoj pe në këtë rast.

Image
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr. Shkodran Imeraj.

“Presionet nuk janë të tashme, ato janë të hershme dhe janë të vazhdueshme që nga maji i vitit 2016, kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës nën drejtimin e Arta Rama-Hajrizi, legalizoij vendimet e kohës së Millosheviçit në Kosovën e pavarur.

Qeveria e Kosovës nuk duhet të lëshoj pe në çështjen e vendimit antikushtetuese dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit të vitit 2016, ngase vendimi në fjalë bazën e ka në ligjet e kohës së masave të dhunshëm të kohës së Millosheviçit të vitit 1993 dhe 1997”, deklaroi kreu i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Dr. Imeraj paralajmëroi se në rast të zbatimit të këtij vendimi, pasojat për Kosovën do ishin fatale dhe katastrofale.

“Zbatimi eventual i vendimit të kushtetueses për pronat në Deçan, do të ishte fatal dhe katastrofë për rendin kushtetuese të Kosovës, ngase do të prodhoj efekt zinxhir në gjithë territorin e Kosovës. Ky efekt zinxhir më së miri do të shihet tek kishat politike që ka ndërtuar regjimi i Millosheviqit anë e kënd Kosovës gjatë periudhës se viteve 1989-1999. Pra, kishat politike që janë ndërtuar në Prishtinë (ajo në pronën e UP-së), në Drenoc të Klinës, Banjë të Pejës, Gurakoc, Kllokot e në fshatrat e tjera gjithandej Kosovës, do të përfitojnë prona thirrur në vendimet e kohës së masave të dhunshme, sepse ato janë ndërtuar në Kosovë në kohën kur ka qeverisur Millosheviçi”, theksoi ai.

Sipas tij, në rast të zbatimit, vendimi për tokat e “Manastirit të Deçanit” do të shënderrohet në normë juridike në Kosovë.

“Dhe mbështetur në këtë normë juridike, atëherë Kisha Ortodokse do të bëjë kërkesa të tjera për t’iu bartur prona kishave politike që janë ndërtuar në Kosovë gjatë viteve 1989-1999, gjithnjë duke u thirrur në akt-faljet që regjimi gjenocidal i Millosheviçit u ka bërë këtyre kishave politike”, potencoi Dr. Imeraj.

Në fund, ai tha se zgjidhaj e vetme për këtë është që ky vendim kushtetuese të mos zbatohet.

“Vendimi ka vetëm një zgjidhje, të mos zbatohet. Ngase mos zbatimi i tij nuk prodhon efekt. Pra, legjislacioni i ynë nuk parasheh masa nëse një vendim i kushtetueses nuk zbatohet. Këtë e kanë thënë edhe juristët më të mirë të vendit e ish hartuese të Kushtetutës së Kosovës së vitit 2008”, përmbylli Dr. Shkodran Imeraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat