Ja kush mund të na shpëtojë nga kurthet që po na “gatuhen” me asociacionin pa na njohur Serbia!

Politika

Ja kush mund të na shpëtojë nga kurthet që po na “gatuhen” me asociacionin pa na njohur Serbia!

Nga: A.SH Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:09
Gabriel Escobar, Albin Kurti

Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri Albin Kurti së bashku me zv.kryemsinitrin Besnik Bislimi kanë zhvilluar një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia, kanë nëshkruar marrëveshjen për formimin e asociaocionit, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Kurse, më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

E për këtë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjen e arritur për asociacionin.

Në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese por me presion të madh nga faktori ndërkombëtar, si duhet të ecet përpara më këtë çështje?

Profesori Fadil Maloku, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova mund të shpërohet nga ky kurth vetëm me unitet kreativ i turmave.

“Vetëm uniteti kreativ (jo ai uniform dhe i turmave) i politikës, OJQ-ëve, medieve, akademikëve, ekspertëve dhe qytetarisë, mund të na shpëtojë nga kurthet dhe djallëzitë që po na "gatuhen" me asociacionin, pa na njohur Serbia...”, thotë profesori Fadil Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat