SHBA: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira/ Eksperti i sigurisë tregon cilat janë ato

Politika

SHBA: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira/ Eksperti i sigurisë tregon cilat janë ato

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 26 janar 2023 Në ora: 22:24
Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried

Sipas Ndihmës sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried, Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira teksa ka thënë se për to do ta kenë mbështetjen e SHBA-së.

“Për vendet e Ballkanit Perëndimor tani ekziston mundësia për të ecur përpara në rrugën e integrimit euroatlantik. Kjo mundësi është aty për Serbinë dhe Kosovën. Serbia dhe Kosova janë vende sovrane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje. Ne po përpiqemi të jemi një forcë që sjell ndryshime të mira. Besoj thellësisht se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Serbisë e shohin të ardhmen e tyre si anëtarë të plotë të komunitetit euroatlantik. Bashkimi Evropian prej vitesh ka ushqyer dhe po nxit një dialog. Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë dialog, sepse ne besojmë se është rruga që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të plota të komunitetit eurotlantik. A ka vendime të vështira që duhet të marrin Kosova dhe Serbia? Absolutisht. A do të jemi aty për t’i mbështetur ato ndërsa marrin këto vendime të vështira? Patjetër”, ka thënë Karen Donfried në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

E së cilat janë këto vendime të vështira, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

“Është një vendim përtej burimeve diplomatike dhe politike të brendshme si në Kosovë ashtu në Serbi, se çështja është në këtë formë: - Serbia duhet të largojë Kosovën nga Kushtetuta e saj, - Kosova duhet të pranojë autonomin "demokratike" të veriut”, thotë Shala për “Bota sot”.

“Pra në fund ky do të ishte një fitore e Akilit për të shtyrë ri-vëzhgimin deri pas vitit 2033 nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur marrëveshjen finale të takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në njërën nga pikat kufitar”, shprehet Shala

Sipas tij, në këtë fazë duhet analizuar tri momentume tejet interesante.

“Bllokada e Veriut (vazhdimësi nga 2022 në progres e sipër), - Brishtësia e marrëdhënieve ndërkombëtare ( Iniciativa e SHBA për vazhduar për ASK), -"Dorëzimi" edhe i marrëveshjes finale në raport më gjitha çështje që nga qershori 2022”, shpjegon Shala.

“Nga këto dhe taktizimeve që janë duke ndodhur në tri nivele: BE,SHBA, Kosovë, Serbi. Shihet qartë që finalja do të jete sikur ajo ku do kemi fitues të çmimit në njërën anën dhe në anën tjetër fitues i çmimit të shikuesve (popullit), por mbetet të shihet se cili do të jetë cili nga data 17.02.2023”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat