“Të gjithëve na kujtohet ajo ditë e zezë” – Veprimtari i çështjes kombëtare ‘godet’ Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, kjo është arsyeja!

Politika

“Të gjithëve na kujtohet ajo ditë e zezë” – Veprimtari i çështjes kombëtare ‘godet’ Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, kjo është arsyeja!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:53
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja po kërkojnë me ngulm themelimin e Asociacionit. Kjo kërkesë është e vazhdueshme, ku çdo ditë dikush prej ndërkombëtarëve ia përkujton Kosovës themelimin e Asociacionit.

Mirëpo, me këtë kërkesë nuk po pajtohet profesori dhe veprimtari i çështjes kombëtare Fahri Mahalla.

Ai thotë se, disa përfaqësues ndërkombëtar i kanë kaluar vijat e kuqe, duke përkëdhelë Serbinë, ndërsa duke i shtrydhur shqiptarët, kjo nuk është e drejt.

Sipas tij, shteti serb kërkon asociacion me kompetenca, për komunat me shumicë serbe ne veriun e Kosovës.

“T’i bëhet me dije Serbisë dhe ndërkombëtarëve, se asociacioni me kompetenca nuk mund të ketë në Kosovë. Asociacion me kompetenca, do me thënë ndarja e Kosovës. Shqiptarët nuk e duan ndarjen e Kosovës, as shkëmbimin e territoreve, shqiptarët nuk e duan as shkëmbimin e popullatës. REPROCITETI është barazi dhe DREJTËSI”, thotë ai.

Sipas tij, atë që kërkojnë për vetën e tyre, diçka të mirë duhet me i dhënë edhe të tjerëve.

“Serbia të drejtat që i kërkon për serbët në Kosovë, të njëjtat të drejta duhet me ua dhënë shqiptarëve të Luginë së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Shqiptarët në këto tri komuna, me shumicë shqiptare, kanë mbajt Referendum, për t’ju bashkëngjitur Kosovës. Referendumi kaloi 99% Lugina që t’i bashkangjitet Kosovës. Referendumi mbeti në letër si dëshmi. Referendumi nuk u respektua nga ndërkombëtarët. Tani ndërkombëtarët po kërkojnë nga shqiptarët, për të pranuar diçka që nuk është e pranueshme, për ta stabilizuar Ballkanin. Ndërkombëtarët po i përkëdhelin serbët, ndërsa shqiptarë po i shtrydhin, kjo nuk është e drejtë”, vlerëson ai.

Mahalla pohon se, një duhet ta dini, ata që nënshkruajnë asociacion me kompetenca, ata që dalin jashtë binarëve të kushtetutës së Kosovës, do të përgjigjet para drejtësisë dhe para popullit shqiptar të Kosovës, falje nuk do të ketë.

Image
Profesori dhe veprimtari i çështjes kombëtare Fahri Mahalla

“Përgjegjësi do të mbajnë edhe ata që e kanë nënshkruar Asociacionin, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, dhe këshilltarët e tyre. Këta që e nënshkruan asociacionin, këta ja kanë hap derën të keqes, tani po i shohim dëmet e shkaktuara. Aq ma keq, u bë ratifikimi i asociacionit në Kuvendin e Kosovës. Të gjithëve na kujtohet ajo ditë e zezë. Na kujtohet se si Hashim Thaqi dhe Isa Mustafën, intervenonin për t’i bind deputetët e LDK-së, edhe të tjerët, për ta votuar ratifikimin e asociacionit në kuvend”, potencon ai.

Profesori pohon se, ndërkombëtarët që po kërkojnë, për ta kënaqur Serbinë, ata i kanë kaluar vijat e kuqe.

“Serbia nuk ngopet, serbët janë të pangopur. Serbët do të kërkojnë edhe më shumë. Para disa ditëve në një debat, në një televizion serb në Serbi, Shesheli me disa analistë, e kërkonin gjysmën e Kosovës, kërkonin shkëmbimin e popullatës serbe me atë shqiptare. Kërkonin popullata serbe e Sherpcës dhe e popullata e Gorës së Prizrenit, të shkëmbehet me popullatën e Luginës: të Preshevës. Bujanovcit dhe Medvegjës. Njëherit e donin Bosnjën, Malin e Zi, Shkodrën, thonin këto pjesë duhet t’i bashkangjiten Serbisë. Me kërkesat e Sheshelit, duhet të njoftohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama”, thotë ai.

Ai shton se, sa të prapambetur janë serbët e karpateve, siç që është Shesheli edhe disa si Shesheli, këta janë të sëmurë mental.

“Serbët e karpateve që përbëjnë 25%, në Serbi, por i nëpërkëmbin 75% të popullatës në shtetin serb, kjo është e tmerrshme. Serbët e karpateve po e gënjejnë botën, po thonë se ne jemi autokton në Serbi. Serbët e karpateve 25%, ata mbeten të karpateve, ata janë  ardhacak në Serbi. Shqiptarët e besimit ortodoks, të serbizuar këta janë autokton në Serbi. Rusët dhe serbët e karpateve, janë të njëjtës kategori, të njëjtit mentalitet, këta janë gjakpirës. Rusët dhe serbët në shekullin 21, bënin dhe po bëjnë terror dhe gjenocid. Serbët bën terror dhe gjenocid në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë. Rusia po ashtu në shekullin e 21-të, po bën terror dhe gjenocid në Ukrainë, ndaj popullit ukrainas. Duhet të ndalet Rusia dhe Serbia. Lufta e Rusisë në Ukrainë, është një test për botën demokratike. Nëse Rusia e fiton luftë në Ukrainë, radhën do ta kenë shumë shtete përreth Rusisë, pastaj radhën do ta ketë Evropa dhe Ballkani. Të gjitha shtetet e botës demokratike, të bashkuar kundër Rusisë dhe Serbisë, për ta shpëtuar Evropën dhe botën. Atë që po e kërkon Serbia për komunat me shumicë serbe, në veriun e Kosovës, të njëjtat të drejta duhet të ju jepen edhe Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës”, pohon ai.

Sipas tij, aë që e kërkon për veten, duhet me u  dhënë të tjerëve, ky është REPROCITETI, kjo është drejtësia.

“Atë që ma bën ti mua, edhe unë ta bëj ty. Të  drejtat që i kanë serbët në Kosovë, nuk i kanë minoritetet në shtetet Evropiane”.

“Kërkesat e Serbisë, për komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës, do t’ja hapin rrugën shqiptarëve të Luginës, Vojvodinës, Pazarit të Ri (Sanxhakut), që t’i kërkojnë të drejta e tyre. Pakicat në Serbi janë të shtypur, në veçanti shqiptarët. Boshnjakët, hungarezët. ci*anët, vllahet në Serbi, janë mbi 2.000,000 dy milionë. Serbisë do bëhet presion nga Ndërkombëtarët, për t’u dhënë të drejta pakicave në Serbi. Çka do të mbetet nga Serbia, do ta shohim në të ardhmen. Mund të mbet Pashallaku i Beogradit. Bota demokratike duhet të ketë  kujdes me Serbinë, sa më shumë që përkëdhelet Serbia, ajo aq ma shumë e ngrit kokën”, thotë ai.

Mahalla shton se, nëse Serbia tolerohet, me vazhduar më tutje, siç që ka filluar, Serbia është afër për ta krijuar Serbinë e madhe.

“Disa serb të sëmurë mental, bashkë me disa udhëheqës te shtetit serb, po kërkojnë që ta marrin, gjysmën e Kosovës, Bosnjën, Malin e Zi, Shkodrën, Maqedoninë e Veriut,  Maqedoninë nën Greqi, deri në Selanik. Serbëve të sëmurë mental nëse ju lëshohet rruga ata nuk ndalen, por duhet me i ndalë, dhe duhet me i shëruar dhe më i edukuar. Shpëtimtar të shqiptarëve, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shtetet demokratike të Evropës”, përfundon profesori Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat