“Data e 31 janarit”/ Analisti zbulon planin mes Escobarit dhe opozitës – ja çfarë po përgatitet!

Politika

“Data e 31 janarit”/ Analisti zbulon planin mes Escobarit dhe opozitës – ja çfarë po përgatitet!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 28 janar 2023 Në ora: 19:41
Gabriel Escobar

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar për datën 31 janar një diskutim për këtë asociacion, ku ka thënë se janë ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë dhe politikanë të tjerë.

Marrëveshja për krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Zyrtarët në Kosovë thonë se nuk mund të krijohen asociacione njëetnike, ndërsa ata në Serbi këmbëngulin në formimin e Asociacionit të dakorduar.

E të njejtën ftesë kryeministri Kurti nuk e ka pranuar.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se ky presion që është duke u bërë ndaj Kosovës është e papranueshme.

Sipas tij, ndërkombëtarët kanë marrë edhe pëlqimin e opozitës për heqjen e njohjes reciproke Kosovë-Serbi nga dialogu dhe futjen e “Asociacionit”.

“Turri theqafjes i partive të inkriminuara opozitare për tu bërë pjesë e diskutimit për formimin e "zajednicës" kundërkushtetuese një etnike serbe, po rritë dyshimet gjithnjë e më tepër te të gjithë qytetarët e Kosovës, se për ta shtuar trysninë mbi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë aktuale, Eskobar e Lajçak kanë marrë edhe pëlqimin e opozitës për heqjen e njohjes reciproke Kosovë-Serbi nga dialogu dhe futjen e "asociacionit" kundër kushtetues një etnik serb, në planin franko-gjerman”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që “Zajednica” nuk ka qenë, as tani nuk është temë që lidhet drejtpërdrejtë me planin franko-gjerman dhe se është në kundërshtim me ligjet.

Madje “zajednica”,pa prit e pa kujtu, u shndërrua në kërkesë ultimative për shtetin e Kosovës, gjë që përveçse nuk është parashtruar asnjëherë më parë, me urgjencë të tillë, siç u shpreh edhe vet Eskobar, "zajednica" nuk ka qenë, as tani nuk është temë që lidhet drejtpërdrejtë me planin franko-gjerman. Kështu që edhe lidhur me diskutimin që me 31 janar, pritet të organizohet për "asociacionin" kundërkushtetues një etnik serb, shohë vetëm thellim të përçarjes së partive politike në vend dhe asgjë pozitive as mënyrë reale për dalje nga gjendja e krijuar.

Për aq më tepër, "asociacionin" e ka hedhur poshtë qysh me 2015, edhe Kushtetuta e Kosovës, nuk është çështje me prioritet për shtetin tonë dhe Kosova është e projektuar nga vet Bashkësia Ndërkombëtare si shtet multietnik, kështu që formimi i njësive "autonome" një etnike si "zajednica" kundërkushtetuese serbe, ligjërisht dhe konstitucionalisht, është i pamundshëm”, thotë analisti.

Qarri më tej, thekson që në lidhje me këtë çështje dhe veprime të tij mund të shtohen dyshimet që Escobar mund të ketë marrë edhe miratimin e opozitës antishtetërore, për heqjen nga plani franko-gjerman të njohjes reciproke Kosovë-Serbi.

“Kështu që, përveç sjelljeve oportune të partive opozitare, qëndrimit kolaboracionist dhe turrit theqafës, për tu bërë pjesë e diskutimit pro asociacionit kundërkushtetues një etnik serb, shton dyshimet, se Eskobar, mund të ketë marrë edhe miratimin e opozitës antishtetërore, për heqjen nga plani franko-gjerman të njohjes reciproke Kosovë-Serbi dhe futjes së asociacionit kundërkushtetues një etnik serb, vetëm pse kjo marrëveshje kuislinge është nënshkruar nga ish udhëheqësit renegat Thaçi & Mustafa dhe miratuar nga deputetët e PDK-së e të LDK-së, në Kuvend”, shpjegon analisti.

Në fund, ai thotë se në dialogun Kosovë-Serbi duhet të jetë prezente njohja reciproke dhe jo “Zajednica”.

Në fakt jo asociacioni, por njohja reciproke është çështje me prioritet për Kosovën, madje edhe Presidenti Joe Biden, precizonte qartë në letrën e tij, se bisedimet mes dy vendeve, duhet të përmbyllen me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prandaj, jo "zajednica" por njohja reciproke, duhet të vendoset në qendër te diskutimeve te palëve ndërmjetësuese edhe në planin franko-gjerman, nëse vërtetë duam të kemi një marrëveshje përfundimtare, që garanton paqe dhe qetësi afatgjate në rajon”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat