Propozohet një model i ri për pakicat në Kosovë, kundërshtohet Asociacioni: Kjo nuk ka ndodhur në asnjë shtet në Ballkan!

Politika

Propozohet një model i ri për pakicat në Kosovë, kundërshtohet Asociacioni: Kjo nuk ka ndodhur në asnjë shtet në Ballkan!

Nga: A.SH Më: 29 janar 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Në Kosovë, tashmë ka nisur presioni nga ndërkombëtarët për formimin e asociacionit në komunat me shumicë serbe.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vetëm marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Njohësi i çështjeve politike, Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se jo të gjitha shtetet që janë me pakica më shumë se Kosova kanë të formuar asociacionin.

Sipas tij, Serbia për drejtat e pakicave ka të rregulluar me ligj, 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, derisa ai pyet, pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës serbe?

Në Ballkan, gjithë shtetet janë më multi-etnike se Kosova, por s’kanë Asociacion të komunave etnike

Asociacioni që shumë flitet në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale. Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës serbe me 4 %, nuk është dashur të formohet fare Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat së paku nuk kemi njohuri për këtë.

Parlamenti i Republikës së Serbisë, që nga viti 2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojnë 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejtave specifike mbi ruajtjen e të drejtave të tyre. Një ndër Këshillat që tani funksionojnë për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.

Pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës serbe. Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Asociacionin kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush, jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmes 21 Këshillave Nacionale sa numëron, ka zgjidhur çështjen e pakicave’’. Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës serbe”, deklaron ai.

Image
Refik Hasani

 

Tutje, ai shton se edhe shtetet si Maqedonia, Kraocia, Mali i Zi duke përjashtuar Bonjën, kanë pakica serbe, por që nuk kanë të formuar asociacion.

“Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kanë komuna asnjë prej tyre përveç pakicës serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha komunitetet të kenë Këshilla Nacionale.

Marrim shembull Maqedonia Veriore nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjnë afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga shqiptarët.

Pastaj Republika e Malit të Zi nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjnë serbët këtë Republikë dhe nuk gëzojnë asnjë asociacion.

Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësinë nga RSFJ-ja.

Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndarë dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërbska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995.

Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mund të themi janë më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk janë me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4 %”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat