Eurodeputeti gjerman flet për dialogun Kosovë-Serbi: ‘Çelësin’ për zgjidhjen e problemit e kanë këto shtete!

Politika

Eurodeputeti gjerman flet për dialogun Kosovë-Serbi: ‘Çelësin’ për zgjidhjen e problemit e kanë këto shtete!

A.Morina Nga A.Morina Më 29 janar 2023 Në ora: 14:06
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Bashkësia ndërkombëtare, BE dhe SHBA kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Për momentin, dialogu Prishtinë-Beograd gjendet në një fazë delikate, ku Qeverisë së Kosovës po i bëhet trysni për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Negociatave, iu kanë paraprirë shumë tensione dhe provokime nga ana e Serbisë, ku edhe ka nxitur situata provokuese në veri të Kosovës, duke përdorur serbët që jetojnë në vendin tonë.

E dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e komentoi në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot” edhe eurodeputeti gjerman, Knut Abraham.

Fillimisht, ai u shpreh se ishte vetë Serbia që pranoi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në mënyrë që të bëhet kandidate në BE, por këtë gjë nuk e bëri.

Image
Eurodeputeti gjerman, Knut Abraham.

“Dialogu mund të funksionojë kur të dyja palët kanë interes për të bashkëpunuar. Në muajt e fundit, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë po përkeqësoheshin, duke reflektuar erozionin e ndikimit të BE-së. Në vitin 2013, Marrëveshja e Brukselit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën ishin parakusht që Serbia të bëhej kandidate në BE. Meqë Serbia e donte këtë, e pranoi”, deklaroi ai.

Eurodeputeti gjerman tha se çelësi i përmirësimit të marrëdhënieve nuk qëndron vetëm në Beograd dhe Prishtinë.

“BE-ja duhet t'i ofrojë Serbisë dhe Kosovës një rrugë përpara. Tani, kjo është bllokuar për shkak të pesë mos-njohësve midis anëtarëve të BE-së. Kjo duhet të ndryshohet tani. Nëse të 27-tat do ta njihnin Kosovën, dhe nëse Kosova dhe Serbia do të kishin një proces të besueshëm të integrimit në BE që fillon tani, tensionet me siguri do të zvogëloheshin përsëri. Pra, çelësi i përparimit në marrëdhëniet nuk qëndron vetëm në Beograd dhe Prishtinë, por është edhe në Bruksel, Berlin dhe Paris”, u shpreh Knut Abraham për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat