Tensionet Kosovë- Serbi në qendër të diskutimeve botërore, vjen thirrja urgjente për kujdes nga një luftë e mundshme!

Politika

Tensionet Kosovë- Serbi në qendër të diskutimeve botërore, vjen thirrja urgjente për kujdes nga një luftë e mundshme!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 29 janar 2023 Në ora: 18:17
Ushtarët e NATO-s

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës tashmë i ka bërë më shumë se një vit.

Këto sulme të ashpra ruse ndaj Ukrainës, ku nuk po kursehet as popullata civile, nuk po arrijnë të shuhen ani pse i gjithë faktori ndërkombëtar po mundohen të krijojnë paqe mes dy vendeve.

Së fundmi në lidhje me këto tensione, ka shkruar mediumi amerikan, Bloomberg, i cili ka thënë se nga kjo luftë mund të rrjedhë edhe një vatër tjetër tensionësh në Evropë.

Ndërkohë që bota është e fokusuar në pushtimin rus të Ukrainës, tensionet në rritje po kërcënojnë ta ndezin një tjetër konflikt në Ballkanin Perëndimor, shkruan mediumi amerikan, Bloomberg.

Acarimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është përshkallëzuar në një nga nivelet më ekstreme që nga përfundimi i luftimeve në Ballkan në vitin 1999.

Mosarritja e një marrëveshje finale mes dy vendeve ka rritur kërkesat e Serbisë, dhe mosbindjen e Kosovës ndaj saj.

Mirëpo, në situatën aktuale ku nuk po arrihet pajtimi mes palëve për shkak të kërkesës për Asociacionin, a mund të përfundoj procesi i bisedimeve në një përshkallëzim ekstrem të situatës, ashtu siç është përshkruar në artikull?

Tërnava: Sipas tensioneve në rritje, po kërcënohemi ta ndezin edhe një luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai u shpreh se situata e ndërlikuar mes Ukrainës dhe Rusisë është zgjatur shumë dhe se kjo gjendje ka arritur të sjellë frikë edhe për një luftë në Ballkanin Perëndimor.

“Situata e ndërlikuar në regjion e sidomos lufta që po zgjatë tani që një vit mes Rusisë dhe Ukrainës, është e kuptueshme se na sjellë shqetësime. Sepse edhe ne i kemi të freskëta kohën e luftës me Serbinë në vitin 1999 e që fatmirësisht na u gjenden në ndihmë Amerika me shtetet tjera në krye me NATO-në, dhe fal intervenimit të NATO-s, ne edhe sot jemi të lirë. Por gjendja kaotike tani e krijuar me këtë lufte sikur e cekëm, e sidomos kur bota është e fokusuar në pushtimin rus të Ukrainës, ekziston frika se sipas tensionëve në rritje, po kërcënojnë ta ndezin edhe një luftë të jetë konflikti në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që Serbia po vazhdon të luaj lojën e saj për të marrë territore nga Kosova.

“Acarimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është përshkallëzuar në një nga nivelet më ekstreme që nga përfundimi i luftimeve në Ballkan në vitin 1999. Edhe ndërkombëtarët që po e ndërmjetësojnë këtë situatë mes këtyre dy shteteve, ku nuk po arrihet pajtimi për shkak të kërkesës për Asociacioni, frikësohen se tani kur situata është mjaftë e acaruar, mund të ketë edhe përshkallëzime ekstreme të situatës. Por, megjithatë Serbia është në të madhe duke e luajt lojën e saj për me përfituar pjesë të territorit të Kosovës dhe me këtë do ta rehabilitonte vetën Vuçiqi, dhe popullit të Serbisë do ia përmbushke ato premtimet e tij që ua ka dhënë”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, ai shton që faktori demokratik botëror është duke i luajtur lojërat e tyre speciale dhe sjelljet e tyre përngjanë në përkëdheljen e Serbisë.

Megjithatë situata politike është e tillë që mund të ndodhë edhe gjëra të papritura sikur që është lufta tjera në Ballkan apo gjetiu. Por, faktori demokratik botëror është duke i luajtur lojërat e tyre speciale dhe sjelljet e tyre përngjanë në përkëdheljen e Serbisë, sepse megjithatë dëshirojnë t’i arrijnë qëllimet e përbashkëta që edhe Serbinë ta përfshijnë në shtete e përbashkëta të BE, dhe Serbia njëherë e përgjithmonë të inkorporohet me shtetet demokratike dhe të distancohet nga politikat ruse, dhe t’iu bashkëngjitet shteteve demokratike dhe me planin Franko-Gjermanë të arrihen edhe ato qëllime të përfshirjes të gjitha shteteve të Ballkanit në BE”, nënvizoi Tërnava për “Bota sot”.

Shala: Asociacioni do të jetë pikë interesante në dy drejtime

Ndërsa, eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala në një bisedë me “Bota sot”, thotë që nga historia e 30 viteve të fundit që lamë pas është vërtetuar që pa ndërhyrjen e SHBA nuk mund të ketë qëndrueshmëri të paqes në këtë gadishull.

Image
Drizan Shala

Proceset në Ballkan karakterizohen mbi baza të gjetjes se zgjedhjeve ndërkombëtarë që nga luftërat në ish RSFJ e deri të shpallja e pavarësisë se Kosovës në 2008. Pra, nga historia e 30 viteve të fundit që lamë pas është vërtetuar që pa ndërhyrjen e SHBA nuk mund të ketë qëndrueshmëri të paqes në këtë gadishull të mbetur anash nga politika evropiane”, thotë eksperti i sigurisë.

Më tej, Shala jep dy drejtime interesante për Asociacionin.

Asociacioni do të jetë pikë interesante në dy drejtime: Në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës duke sjellë raportet deri në humnerën e tyre sepse qeveria aktuale ka marr pozicion të saj në këtë pikë.Në politikat e brendshme se si do të zbatohet, a do kemi kuvende të kësaj trupe jashtë mbështetjes institucionale dhe si do të reagoj qeveria (me arrestime ? Kjo mbetet të shihet )”, u shpreh ai.

Në fund, eksperti i sigurisë thotë që situata mund të tensionohet, por nuk mund të dal jashtë konturave.

Kosova dhe Serbia kanë përvojë të dyja pasi janë të dala nga Rambujea ku patëm vendime të formës së prerë dhe e njejta gjë do të jetë në 60 vjetorin e raporteve Francë/Gjermani ku në këtë vit të këtij përvjetorit do të kemi takimin e Parisit dhe do të vendoset oh me palët oh pa palët.

Situata mund të tensionohet por s’mund të dal jashtë konturave të një përmase të madhe më impakt rajonal”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat