Profesori tregon skenarin e mundshëm të datës 31 janar – ja me çfarë do të përballen palët prezente!

Politika

Profesori tregon skenarin e mundshëm të datës 31 janar – ja me çfarë do të përballen palët prezente!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 30 janar 2023 Në ora: 09:57
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Një nga temat më aktuale kohëve të fundit mbetët ftesa e SHBA-ve, më 31 janar për të diskutuar në lidhje me Asociacionin.

Ftesë e për të cilen kryeministri Kurti nuk ka marrë.

Mirëpo ftesës së SHBA-ve, e kanë pranuar disa nga liderët politik të vendit.

Por çfarë mund të ndodhë në këtë takim?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Ai u shpreh se SHBA përmes këtij takimi do të bëj me dije që njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme.

Ftesa e gjithë spektrit politikë, pozitë, opozitë, të shoqërive civile e zyrtarëve të Kosovës, më 31 janar, në Ambasadën e Amerikës e ka kuptimin e një marrëveshje unike të njëzëshme të spektreve politike, intelektuale, juridike dhe shoqërore kosovare sipas planit franko-gjermane për njohje reciproke të Kosovës me Serbinë. Që më parë dihet se pika kryesore e diskutimit në Ambasadën e SHBA-së do jetë forma administrative e asociacioneve të Komunave serbe në Kosovë. Tubimi i politikanëve të Kosovës në një vend, në Ambasadën e SHBA-së, e ka kuptimin e ftesës së prindërve të SHBA-ve, për të disiplinuar fëmijët e vetë të Kosovës për shkak veprimeve të gabuara politike ndaj asociacioneve të pakicës serbe sipas planit franko-gjerman”, u shpreh ai.

Profesori tutje thotë që, për kësi asociacione etnike serbe jo që nuk do lejonte Ambasada e SHBA-së, por më 31 janar do të diciplinonte edhe partitë opozitare të Kosovës për të përkrahur e jo për të kritikuar qeverinë e Kurtit.

Ftesa e Ambasadës Amerikane enkas është për të marrë mendimet, vërejtjet dhe kërkesat e të gjithë politikanëve të Kosovës me rastin e statutit politik të Asociacioneve të Komunave serbe në Kosovë, se si të veprohet unanimisht ndaj këtyre enklavave serbe, po edhe ndaj kërkesave serbe për një "Mini-srpska Republike" në veri të Kosovës. Për kësi asociacione etnike serbe jo që nuk do lejonte Ambasada e SHBA-së, por më 31 janar do të diciplinonte edhe partitë opozitare të Kosovës për të përkrahur e jo për të kritikuar qeverinë e Kurtit që pajtohet me asociacionet serbe, por jo të llojeve të veçanta e speciale në krahasim me pakicat tjera në Kosovë”, shpjegon profesori.

Në fund profesori thotë që është e pamundur që SHBA-ja të pajtohet me pakicat ekzekutive një etnike serbe në Kosovë.

Republika e Kosovës lindi nga SHBA-ja e më pas nga BE-ja, prandaj duhet dëgjuar e pajtuar më propozimet e SHBA-ve me rastin e statutit të asociacioneve serbe në Kosovë.

Nuk mendojmë se amerikanët do pajtohen me kërkesat serbe për pakicat etnike serbe në Kosovë, por do dëgjohet zëri i politikanëve të Kosovës për formën politike të asociacioneve serbe, pasi Kosova është nikoqire e problemit të asociacioneve e jo Serbia.

Është e pamundur që SHBA-ja të pajtohet me pakicat ekzekutive një etnike serbe në Kosovë, po dhe me Kosovën brenda kushtetutës serbe, mendojmë se SHBA-ja këto lukse politikë serbe nuk do t'ia lejonte Serbisë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat