“Asociacioni nuk e ka kaluar testin”/ Alarmon jursiti: Në rast formimi, rreziqet mund të jenë të mëvonshme

Politika

“Asociacioni nuk e ka kaluar testin”/ Alarmon jursiti: Në rast formimi, rreziqet mund të jenë të mëvonshme

Nga: A.SH Më: 30 janar 2023 Në ora: 13:54
Të dërguarit amerikanë në Kosovë

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë thënë se është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se asociacioni është e vetmja marrëveshja që bie në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo e ka hedhur poshtë një marrëveshje të tillë.

Jursiti Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se asociacioni nuk e ka kaluar testin, andaj edhe mbetet problem esencial.

“Po, saktë nuk ka kaluar testin, si i tillë mbetet problem esencial, tash duhet punuar në modalitete më pak cënuese për rendin juridik, edhe pse sfida më e madhe mbetet politike, pa kaluar konceptin politik kushtetues nuk mund të shkojë te procesi teknik hartues", thotë ai.

Sipas tij, nëse formohet asociacioni, atëherë rreziqet mund të jenë të mëvonëshme.

“Pra, zgjidhja është e rëndë nga aspekti politik pastaj dhe teknik sepse nuk funksionon politika me siguresa siç thuhet, garantohet jo ajo që nuk do publiku, sërpska brenda Kosovës.

Pra thuhet se garantohet se nuk tejkalon shtetin unitar, në politik ka pak garanca, ato mund të jenë momentale por të përhershme nuk mund të ketë. Gjithçka është relative, pra rreziqet mund të jenë të mëvonshme”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat