Halil Geci paralajmëron masakër të përgjakshme nëse formohet Asociacioni

Politika

Halil Geci paralajmëron masakër të përgjakshme nëse formohet Asociacioni

Nga: Nehat Shaqiri Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:40
Halil Geci

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci po kundërshton themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai thotë se, vetëm protestat masive munden ta ndihmojnë situatën politike të krijuar nga tradhtarët e atdheut si mbështetje e qeverisë për mos miratimin e zajednicës.

Geci pohon se këtë po e kërkon Vuçiqi me mbështetjen ndërkombëtare.

“Asociacioni me kompetenca ekzekutive nuk është zgjidhje, por mbështetje ndërkombëtare për një masakër të re të përgjakshme në një të ardhme të afert, si dhe peshqesh për Serbinë duke i dhuruar pasurinë 1000 miliardëshe Trepçn dhe resurset tjera për masakrat që ka bërë mbi këtë popull”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti si dhe kushdo që do vjen në krye të shtetit, e kanë detyrim kushtetues bërjen e asociacionit i dalur nga pakoja e Ahtisarit.

“E kurrsesi nuk do pranohet asociacioni një etnik me kompetenca ekzekutive që e minon shtetin, asociacion ky i nënëshkruar nga ata që e çojnë në vend amanetin e Rankoviçit i nënshkruar nga stërnipi i Rankoviçit, Hashim polari dhe spiuni i Millosheviçit dhe bashkpunëtori i Rrahman Morinës, Isa Mutafa. Kushdoqoft që vjen në pushtet duhet respektuar detyrimin kushtetus për bërjen e  asociacionit sipas pakos të Ahtisarit”, shton Geci.

Ai pohon se, edhe lëvizjet e Edi Ramës herë në Broj të Drenicës, her në Serbi në bashkpunim me agjentin e FBI-së, i shitur te Rusia McGonigal i cili u arrestuar nga shteti i tij për spiunazh, tregon se, Rama ka funksionuar si Karma për ta korruptuar agjentin e FBI-së dhe për ta zbehë imazhin e Kurtit në Administraten amerikane të presidentit Biden/

“Këtë e bëri kinse Kurti është Antiamerikani më i madhë në Ballkan i lidhur me Iranin, me qëllimin e vetëm për ta rrëzuar nga pushteti Kurtin dhe për t’i sjellur në pushtet hajnat dhe nënshkruesit e asociacionit me kompetenca ekzekutive të cileët populli i ka larguar me revulucionin e votave, e që zor se do të kthehen në pushtet për një kohë të gjatë. Të njëjtën gjë Kristaq Rama e ka bë edhe me Sali Berishën duke e korruptuar agjentin e FBI-së për ta futur nën grata Sali Berishën, me qëllimin e vetëm për ta ndarë dhe minuar Kosovën dhe për t’ia garantuar vetes kolltukin e përjetshëm të kryeministrit, si dhe për t’i zbatuar projektet e nisura me Vuçiçin, Kristaçit i duhej angazhimi për ta rrëzuar Albinin nga pushteti, dhe Sali Berishës për tja mbyllur gojën që t’mos ka kush të flas për Kosovën, duke e larguar nga parlamenti, me qëllim për t’ua lehtësuar hajnave në Kosovë ardhjen në pushtet  e më pastaj për të realizuar projektin të ndarjes dhe asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive”, pohon Geci.

Sipas tij, ngjarja e dhimbshme e Agjentit të FBI-së ka sqaruar shumqka, ngase disa nga politikanet tonë kanë ra pre e parasë ruse të ndikuar nga Mcgonigal, kjo është për dhimbje, ngase veprimet e Macgonigal na kanë shokuar të gjithve.

Kundershtarët politik të Kryeministrit Kurti, disa analistë e politikanë, e zuzar i llojit të ish ambasadori Besim Beqajt e të pronto mafisë që flasin me gjuhë dhelpre e kafshojnë me dhëmbë ariu na kanë shurdhuar b*... nëpër ekrane televizive si edhe portalet  të ndikur nga paratë ruse duke e sharë Vjosën dhe Albinin dhe duke i quajtur antiamerikan”, shprehet ai.

“Me këto veprime Rama dhe agjenti i FBI-së të lidhur fort me shërbimet Ruse i kanë bërë dëme të mëdha Kosovës, besa edhe Shqipërisë. Protestat masive munden ta ndihmojnë situaten politike të krijuar nga tradhtarët e atdheut si mbështetje e qeverisë për mos miratimin e zajednicës, që po e kërkon Vuçiqi me mbështetjen ndërkombëtare”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat