Flet Tomë Gashi për kërkesën e SHBA-ve për Asociacionin – ia shuan shpresat Serbisë!

Politika

Flet Tomë Gashi për kërkesën e SHBA-ve për Asociacionin – ia shuan shpresat Serbisë!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 30 janar 2023 Në ora: 19:35
Tomë Gashi

Gjatë ditës së sotme një nga temat më të përfolura mbetët formimi i Asociacionit.

Kërkesa tashmë e kërkuar nga SHBA për tu formuar Asociacioni është bërë temë diskutimi edhe nga liderët politik.

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Esocbar, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë dërguar një tekst autorial në media, duke folur rreth asociacionit dhe formimit të tij.

Sipas tyre, ka pasur shumë diskutime për Asociacionin dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se një kërkesë e tillë nuk do të realizohet pasiqë SHBA është në dijeni që Serbia nuk është shtet normal dhe nuk do t’i respektoj kërkesat e saj.

“Ambasada e Amerikës e ka qëndrimin e saj për Asociacioni ,sepse këtë e sheh si kinse mundësi të normalizimit të raportëve, Serbi – Kosovë, por kjo nuk do të ndodhë. Sepse kemi të bëjmë me Serbinë fashiste që udhëheqësi të saj i ka piunat e Millosheviqit e të cilin shtet vet SHBA e bombardoj për 78 ditë për të parandaluar gjenocidin ndaj ne shqiptarve të Kosovës gjatë luftës më 1999.

Serbia nuk është vend normal dhe nuk do të jetë kurrë apo së paku deri sa t’i ketë në pushtet ishte bashkëpuntorët dhe Ministrat e Millosheviqit”, thotë ai.

Avokati më tej thotë që Kosovë shtet është edhe projekt amerikan dhe nuk do të duhet SHBA të insiston të shkatërron diçka që vet na ndihmuar të bëhet.

Serbia nuk është as Zvicër e as Gjermani, as nuk është Suedi e as Australi dhe me këtë fqinjë të keq që e kemi “Zajednica” do të bëhet Republika serbe si në Bosnje dhe kjo nuk i duhet askujt e aq më pak Kosovës e Amerikës.

Duhet të dim që Kosovë shtet është edhe projekt amerikan dhe nuk do të duhet SHBA të insiston të shkatërron diçka që vet na ndihmuar të bëhet pra - Kosova shtet”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat