Shembulli i Tirolit të Jugut/ A do të funksiononte në Kosovë – ja pse u mendua kjo mundësi!

Politika

Shembulli i Tirolit të Jugut/ A do të funksiononte në Kosovë – ja pse u mendua kjo mundësi!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 31 janar 2023 Në ora: 08:03
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj. 

Në një shkrim të përbashkët të publikuar, diplomatët amerikanë thanë se Kosova dhe Serbia duhet të pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që do të ndërpriste ciklin e krizave dhe konfrontimit dhe të çonte përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian. 

E në lidhje e këtë temë në një deklaratë për media ka folur edhe eurodeputeti austriak. 

Lukas Mandl, deputet i Partisë Popullore Austriake në Parlamentin Evropian, beson se shembulli i Tirolit të Jugut mund t’i shërbejë Kosovës kur është fjala për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. 

“Së pari, Kosova duhet të ketë kontroll të plotë mbi territorin e saj dhe kjo është shumë e rëndësishme për paqen. Lidhur me Asociacionin, dua të përmend një shembull të mirë, që është Tiroli i Jugut. Nuk po them se ky model mund të kopjohet pikë për pikë, por mund të shërbejë si shembull i mirë për Kosovën”, tha Mandi. 

Tali: Mandl, nuk e ka të qartë këtë pjesë 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali ish-këshilltar i kreut të Kuvendit, Driton Tali. 

Image
Driton Tali

Ai tha se deputeti austriak nuk është i informuar aq sa duhet për Asociacionin sepse kjo kërkesë tashmë është e imponuar nga Serbia. 

Deputeti i nderuar austriak, z Lukas Mandl, me gjithë respektin për të, sikur nuk është  familjar me çështjen e Asocaicionit të imponuar nga kjo Serbi. 

Së pari, komuniteti serb i "Kosovës ahtisariane" asnjëherë nuk ka qenë në pozitën e komunitetit gjermano - austriak çfarë ishte pas L1B, e sidomos gjatë kohës së Musolinit. 

Përkundrazi komuniteti serb jo që i gëzon të gjitha të drejtat por edhe janë të privelegjuar me ekstra të drejta që ne i quajmë "diskriminim pozitiv””, u shpreh ai. 

Më tej, Tali thotë që kjo trysni për këtë këreksë po vjen nga Serbia e cila nuk po dëshiron ta njoh Kosovën dhe nuk ka ardhur si rezultat i inicuar nga komuniteti serb i Kosovës. 

Pra këto "pakënaqësi" dhe "kërkesa" nuk janë të inicuara nga komuniteti serb i Kosovës, si rezultat i diskriminimit të tyre, por si trysni  e Serbisë që nuk don ta njoh Kosovën dhe don ta bosnjëzojë me shpresë se në të ardhmen e afërt i jepet shansa që ta shkatërrojë tërësisht këtë Republikë. 

Pra këtë fakt sikur, z Lukas Mandl, nuk e ka të qartë, e që është e kuptueshme sepse edhe Austria edhe Italia moti e kanë tejkaluar këtë fazë dhe kjo atyre ju duket absurd”, shpjegon Tali. 

Ndër të tjera, ai thotë që ne ende ballafaqohemi me një Serbi, e cila jo që nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj të afërme dhe ende i akuzon të tjerët për luftërat në ish Jugosllavi. 

Me fjalë tjera  sikur Serbia të ishte demokratike, dhe të ishte ballafaquar me vetën d.m.th., sikur të ishte dehexhemonizuar ky problem fare nuk do të ekzistonte për Kosovën multietnike ahtisariane. 

Por fatkëqsisht ne ende ballafaqohemi me një Serbi e cila jo që nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj të afërme dhe ende i akuzon të tjerët për luftërat në ish Jugosllavi, por për më tepër edhe ende i bëhet homazhe Millosheviqit (Hitlerit të Ballkanit) në përvejtorin e vdekjes së tij dhe festohet ditëlindja tij”, thekson ai. 

Në bised e sipër, Tali përmend dy politikanët dominantë në Serbi e që i njejti i ndërlidhë në këtë pjesë edhe kundërshtimet e Kosovës. 

Për mos ta permend faktin se dy politikanët dominantë në Serbi sot janë ish ministri i Propagandës së Millosheviqit gjatë gjenocidit në Kosovë (pra Gebelsi i Hitlerit të Ballkanit) dhe ish kryetari i Rinisë Millosheviqiane (pra Baldor von Shirah i Hitlerit të Ballkanit), e më vonë edhe udhëheqës i shumë posteve politike të rëndësishme gjatë gjenocidit në Kosovë. 

Andaj kundërshtimet tona duhet shikuar nga ky prizëm sepse ne ende mjerisht jetojmë sikur Austria dhe Italia që jetuan gjatë viteve 30'ta dhe 40'ta të shekullit të kaluar”, u shpreh Tali për “Bota sot”. 

Zogaj: Në vend të ecjes përpara “hap pas hapi” kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme 

Ndërsa, analisti politik, Skënder Zogaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që mos angazhimi i duhur dhe serioz i udhëheqjes së Kosovës ka sjellë këtë gjendje deri më tani. 

Image
Skënder Zogaj

Sipas tij, them se, në vend të ecjes përpara "hap pas hapi" kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme. 

“Mos angazhimi i duhur dhe serioz i udhëheqjes së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë dhe një varg veprimesh kalkulative politike e diplomatike të brendshme dhe ndaj faktorit ndëkombëtar, e kanë cënuar fuqishëm angazhimin,kontributin dhe interesimi euro-atlantik për zgjidhjen definitive të çështjes së Kosovës. Kjo në fillim është arsyetur duke ditur se Kosova po dilte nga një robori e rëndë dhe i mungonte përvoja shtetëformuese, prandaj, menjëherë pas luftës është përdorur si formulë për konsolidimi e vendit sllogani "hap pas hapi"! Them se, në ven të ecjes përpara "hap pas hapi" kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme si: ndër të cilat e pasqaruat ka mbetur nisma e dialogut me Serbinë e quajtur "bisedime teknike" që, edhe zogjtë e malit e kanë ditur ndërmjet dy vendeve të armiqësuara, për cfarëdo që bisedohet janë "biseda politike", derisa të merren përfundimisht vesh dhe, caltojnë grupet implementuese të marrëveshjeve politike të arritura”, thotë analisti. 

Në fund, analisti thotë se te nisma e çoroditur e dialogut me Serbinë ka qenë banale dhe me pasoja të paevitueshme!  

Argument është Asociacioni i komunave serbe që 10 vjet e ka mbajt peng lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Pra, jemi te formimi i Asociacionit që është kërkesë decidive dhe që ka për t'u realizuar dhe ka për të vazhduar "luftën" kundër shtetit të Kosovës! Them se, pavarësisht nga gjendja në të cilën ndodhemi, dhe pavarësisht çka flitet e çfarë propozimesh, krahasimesh e supozimesh bëhen, Kosova duhet të mendoj 99 herë dhe të merr vetëm një vendim i cili nëse nuk është i të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile në tërësi, ka me qenë keq, madje shumë keq sepse, kanë me u thellu telashet e reja, akuzat e kundërakuzat që kanë me vazhdu me rraskapitun vendin dhe popullin. Deputeti Austriak Llukas Mondi vetëm e ka theksu shembullin e Tirolit të Jugut, sikuse që është përfolur Republika Srpska etj. që nuk besoj se mund të realizohen me Asociacionin nëse decidivisht ekspertët bazohen në Kushtetutën e Kosovës. Kjo është e tëra që duhet të bëhet”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat