Tërnava: Sipas tensionëve në rritje, po kërcënohemi ta ndezin edhe një luftë të jetë konflikti në Ballkanin Perëndimor

Politika

Tërnava: Sipas tensionëve në rritje, po kërcënohemi ta ndezin edhe një luftë të jetë konflikti në Ballkanin Perëndimor

Nga: M.H. Më: 31 janar 2023 Në ora: 08:05
Hajrullah Tërnava

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisës tashmë më shumë se një vit është prezente tek ukrainasët.

Këto sulme të ashpra nuk po arrijnë të shuhen ani pse i gjith faktori ndërkombëtar po mundohen të krijojnë një paqe mes dy vendeve.

Së fundmi në lidhje me këto tensione, ka shkruar medium amerikan, Bloomberg.

Ndërkohë që bota është e fokusuar në pushtimin rus të Ukrainës, tensionet në rritje po kërcënojnë ta ndezin një tjetër konflikt në Ballkanin Përendimor, shkruan mediumi amerikan, Bloomberg.

Acarimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është përshkallëzuar në një nga nivelet më ekstreme që nga përfundimi i luftimeve në Ballkan në vitin 1999.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai u shpreh se situata e ndërlikuar mes Ukrainës dhe Rusisë është zgjatur shumë dhe se kjo gjendje ka arritur të sjellë frikë edhe për një luftë në Ballkanin Perëndimor.

“Situata e ndërlikuar në regjion e sidomos lufta që po zgjatë tani që një vit mes Rusisë dhe Ukrainës, është e kuptueshme se na sjellë shqetësime. Sepse edhe ne i kemi të freskta kohën e luftës me Serbinë në vitin 1999 e që fatëmirësisht na u gjenden në ndihmë Amerika me shtetet tjera në krye me NATO-në, dhe fal intervenimit të NATO-s, ne edhe sot jemi të lirë. Por gjendja kaotike tani e krijuar me këtë lufte sikur e cekëm, e sidomos kur bota është e fokusuar në pushtimin rus të Ukrainës, ekziston frika se sipas tensionëve në rritje, po kërcënojnë ta ndezin edhe një luftë të jetë konflikti në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që Serbia po vazhdon të luaj lojën e saj për të marrë territore nga Kosova.

Acarimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është përshkallëzuar në një nga nivelet më ekstreme që nga përfundimi i luftimëve në Ballkan në vitin 1999. Edhe që ndërkombëtarët po e ndërmjetësojnë këtë situatë mes këtyre dy shteteve, ku nuk po arrihet pajtimi për shkak të kërkesës për Asociacioni, tani kur situata është mjaftë e acaruar, mund të ketë edhe përshkallëzime ekstreme të situatës. Por megjithatë Serbia është në të madhe duke e luajt lojën e saj për me përfituar pjesë të territorit të Kosovës, dhe me ketë do ta rehabilitonte vetën Vuçiqi, dhe popullit të Serbisë do ia përmbushke ato premtimet e tij që ua ka dhënë”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, ai shton që faktori demokratik botëror është duke i lujtë lojërat e tyre speciale dhe sjelljet e tyre përngjanë në përkdheljen e Serbisë.

Megjithatë situata politike është e tillë që mund të ndodhë edhe gjëra të papritura sikur që është lufta tjera në Ballkan apo gjetiu. Por faktori demokratik botëror është duke i lujtë lojërat e tyre speciale dhe sjelljet e tyre përngjanë në përkdheljen e Serbisë, sepse megjithatë dëshirojnë t’i arrijnë qëllimet e përbashkta që edhe Serbinë ta përfshijnë në shtete e përbashkëta të BE, dhe Serbia njëherë e përgjithmon të inkorporohet me shtetet demokratike dhe të distancohet nga politikat ruse, dhe t’iu bashkangjitet shteteve demokratike dhe me planin Franko-Gjermanë të arrihen edhe ato qëllime të përfshirjes të gjitha shteteve të Ballkanit në BE”, nënvizoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat