Alarmon juristi: “Asociacioni etnik është rrugë për ndarje të Kosovës”, çuditet me këtë fakt!

Politika

Alarmon juristi: “Asociacioni etnik është rrugë për ndarje të Kosovës”, çuditet me këtë fakt!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:51
Albin Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja po kërkojnë nga Kosova që të formojnë asociacionin.

Gjatë ditës së sotme në ambasadën amerikane në Prishtinë është zhvilluar një takim me përfaqësues të qeverisë, partive opozitare e organizatave jo-qeveritare për të diskutuar rreth Asociacionit.

Pas këtij takimi ka folur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Hovenier ka thënë se disa zyrtarë të SHBA-së e kanë bërë të qartë dhe se edhe vetë si ambasador e thekson që SHBA-ja nuk mbështet një Asociacion që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo që do të kërcënojë sovranitetin  e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike.

Gjithashtu Hovenier ka thënë se Ëashingtoni kundërshton fuqishëm krijimin e ndonjë entiteti që ngjason me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë.

“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike. Në kundërshtojmë fuqishëm krijimin e ndonjë etniteti që ngjan me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Hovenier.

Ai thotë se themelimi i Asociacionit është çështje urgjente dhe e rëndësishme dhe se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Kosovën edhe me ekspertizë dhe përkrahje politike.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të japë vizionin e saj për Asociacionin, që ajo beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet multi-etnike, sovrane dhe demokratike dhe që ofron të drejtat për minoritetin në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës. Kjo është urgjente dhe shumë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm që të japim ekspertizë dhe përkrahjen politike që të sigurohemi që kjo funksionon në shërbimin më të mirë për të gjithë kosovarët”, ka shtuar tutje ambasadori Hovenier.

Image
Blerim Burjani

Në lidhje me krijimin e Asociacionit dhe emërtimin ka folur juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani.

Ai thotë se emërtimi është antikushtetues dhe nuk mund të jetë etnik.

“Emërtimi është antikushtetues, emërtimi nuk mund të jetë etnik ose duhet të riformulohet emërtimi i cili mund të zbutet komponenta etnike si në vijim: Bashkësia e Komunave Serbe për Bashkëpunim Ndërkomunal. Bashkësia e Komunave Serbe për Avancim të Shërbimeve Lokale. Bashkësia e Komunave Serbe për Avancimin e Bashkëpunimit Lokal”, shprehet Burjani.

Ai për gazetën “Bota sot”, thotë se, themelimi duket i pashmangshëm.

“Pasojat për rendin kushtetues dhe politik duhet të jenë minimale”, shton ai.

Ai kërkesën për themelimin e asociacionit e quan të çuditshme.

“Kërkesa për themelimin e asociacionit është e çuditshme pa marrë parasysh garancat që përmenden. Nëse ndodhë asociacioni etnik do të jetë rrugë e hapur për të krijua probleme pa ndalë, deri në ndarje të Kosovës”, thotë juristi.

Ai thotë se asociacioni si i tillë është problem dhe nuk ka bazë kushtetuese.

“Lë të kuptohet se është diçka mbi rendin ligjor dhe kushtetues, statusi i asociacionit duhet të ketë hyrje dhe qëllim për çka themelohet, pra duhet të qartësohet plotësisht në statut”, përfundon juristi Blerim Burjani.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat