VV lëshon akuzën: Opozita po tenton të vijë në pushtet në kurriz të mbrojtjes së Republikës - Vendi po rrëshqet drejt krizës politike?

Politika

VV lëshon akuzën: Opozita po tenton të vijë në pushtet në kurriz të mbrojtjes së Republikës - Vendi po rrëshqet drejt krizës politike?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 1 shkurt 2023 Në ora: 08:07
Foto nga takimi i djeshëm

Këtë të martë u mbajt takimi i thirrur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier lidhur me formimin e Asociacionit.

Pjesë e takimit ishin, ambadorët e QUINT-it, pjesëtarë të Shoqërisë Civile, përfaqëese të partive politke, e po ashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga presidenca dhe kryeministria.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se është mirënjohës ndaj palëve të ndryshme që ndanë "pikëpamjet dhe ekspertizat e tyre" për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

"Ne vazhdojmë të mbështesim zbatimin e të gjitha angazhimeve të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi", shkroi Hovenier në Tëitter.

Por, nga ana tjetër në Kosovë ka kundërshtime rreth formimit të këtij asociacioni dhe se vet kryeministri Albin Kurti, njëherësh në krye të qeverisë, është kategorikisht kundër formimit të asociacionit me kompetenca ekzekutive për komunat në veri të Kosovës.

Nga LDK kanë deklaruar se kjo çështje është në dorë të Qeverisë.

Kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë’.

Kurse, nga PDK ka thënë se përgjegjës është kryemisnitri Kurti.

"Kurti duhet t’iu japë drejtim kërkesave që kanë ardhur nga SHBA-ja. Ai është përgjegjës dhe përgjegjësia duhet të drejtohet tek ai”, ka thënë Tahiri.

Derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet.

Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.

Batusha: Asociacioni që minon funksionimin e shtetit të Kosovës, nuk duhet të mbështetet nga askush

Në lidhje me këtë çështje deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se nuk do duhej të mbështetej nga askush sepse ndryshe po krijohen situat të atilla që bëhen pengesë e brendshme politike.

Image
Agon Batusha

Ai thotë se ka një krizë në këtë mes, që është etja dhe verbëria për pushtet nga opozia e kamufluar.

"Asociacion që minon funksionimin e shtetit të Kosovës, që do bëhet pengesë për zhvillim e vendit dhe që cenon kushtetueshmërinë e Republikës, nuk do duhej të mbështetet nga askush, rrjedhimisht nuk do të krijonte situata të atilla që mund të bëhen pengesë e brendshme politike.

E vetmja krizë që e parashoh si të mundshme është etja dhe verbëria për pushtet nga opozita e kamufluar ose duke shfrytëzuar situatën aktuale do të tentojnë të vijnë në pushtet në kurriz të interesit të përgjithshëm shoqërorë e që është mbrojtja e kushtetueshmërisë së Republikës”, deklaorn deputeti Batusha.

Në fund, ai potencon se opozita në lidhje me asociacionin e kanë gabim dhe se qytetarët e kanë të qartë dhe do të marrin përgjigjen e merituar secila tentativë e tillë.

Në mungesë të kauzave dhe organizimit, mund të rrëshqasin në rrezikim të funksioninit të Kosovës, për pak pushtet. Por, prapë e kanë gabim sepse për çështjen e Asociacionit opinioni publik është i qartë dhe do të marrin përgjigjen e merituar secila tentativë e tillë”, përfundon ai.

Meha: SHBA po zotohet se nuk përkrah kurrfarë asociacioni që bie në kundërshtim ose cenon Kushtetutshmërinë në Kosovë

Njohësi i çështjeve politike, Xhevat Meha ka thënë se themelimi i asociacionit është detyrim me miratimin nga Kuvendi të marrëveshjeve të mëhershme.

Image
Xhevat Meha

“Së pari të sqarohemi se nuk është kërkesa për themelimin e acociacionit tani por është kërkesa për pranimin e marrëveshjes sipas planit franko-gjerman. Ky plan përmban marrjen e zotimit nga Kosova për themelimin e asociacionit. Themelimin e asociacionit Kosova e ka detyrim të marrë me miratimin nga Kuvendi të marrëveshjeve të mëhershme”, shprehet Meha.

Por, tutje deklaron se SHBA është zotuar se nuk do të përkrah asociacioni që bie në kundërshtim ose cenon Kushtetutshmërinë në Kosovë.

“SHBA po kërkon që Kosova tani të marrë zotimin përmes nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë se do të themelojë asociacionin. SHBA po zotohet se nuk përkrah kurrfarë asociacioni që bie në kundërshtim ose cenon Kushtetutshmërinë në Kosovë. Kosova nuk ka garanci më të forta për kushtetutshmërinë se nga SHBA. Kosova nuk ka interes tjetër më të madh se sa mbështetjen që ka nga SHBA. Mospërfillja e mbështetjes nga SHBA është mospërfillje e interesave madhore të Kosovës. Nëse kjo qeveri demonstron mospërfillje të mbështetjes që po ofrojnë SHBA-të, qytetarët e Kosovës nuk mund të pranojnë mospërfilljen e interesave të tyre. Nuk besoj se kjo qeveri do të sillet me mospërfillje të mbështetjes nga SHBA-të, po nëse iu qorrohen sytë dhe e bëjnë këtë, sigurisht se duhet te sigurohet zgjidhje politike për një qeveri që respekton mbështetjen nga SHBA-të”, përmbylli ai për “Bota sot”.

Burjani: S’do të ketë asociacion, vetëm nëse VV shkon në opozitë

Jursiti Blerim Burjani deklaron se me asociacion Kosovës mund t’i ndalen disa procese si liberalizimi, anëtarësimi në KE.

Image
Blerim Burjani

Prodhon ngërç e izolim, mund t’i ndalen disa procese Kosovës, liberalizimi, anëtarësimi në KE, e çka jo tjeter, nëse flitet vetëm për marrëveshje përfundimtare, nëse kërkohet asociacionim atëherë ky është, Albini është i qartë plotësisht, pa marrë parasysh çmimin.

Pra, s’do të ketë asociacioni, vetëm nëse VV shkon në opozitë, me Kurtin nuk mund të ketë asociacion” shprehet juristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat