U përplasën me grushte në Serbi, analisti thotë se as Kosova nuk duhet ta pranojë planin franko- gjerman: Ka defekte, është i mangët

Politika

U përplasën me grushte në Serbi, analisti thotë se as Kosova nuk duhet ta pranojë planin franko- gjerman: Ka defekte, është i mangët

Nga: Naile Ejupi Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 23:01
Scholz, Albin Kurti, Vuçiqi dhe Macron

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, sot ka prezantuar në kuvend planin franko- gjerman për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.

Prezantimi i tij ka bërë që opozita serbe t’i vërsulet Vuçiqit, duke shkaktuar kështu përplasje verbale.

Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka cilësuar si skena teatrale ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë ku disa deputetë të opozitës u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Bajqinovci i ka krahasuar ato skena me ngjarjet e viteve 90-ta ku protagonistë ishin të akuzuarit për gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel.

“Skenat teatrale në Parlamentin e Serbisë, janë vazhdimësi e politikës hibride që Serbia i aplikoi në fundshekullin e kaluar, kur në skenën e diplomacisë dhe të politikës zyrtare thureshin skenare të përkushtimit të rrejshëm për paqe të Beogradit zyrtar, e në anën tjetër, tanket serbe vazhdonin shkatërrimet e vrasjet”.

“Politika zyrtare në Serbi po përdorë taktikat e njëjta me Millosheviqin, që provonin krahasimin e tij me Vojisllav Shehelin për ta bërë të duket kreu shtetëror i moderuar”, ka thënë Bajqinovci.

Plani franko- gjerman për normalizimin e marrëdhënieve i ishte dhënë edhe palës së Kosovës, nga pesë emisarët ndërkombëtarë.

Ky plan nuk është duke u pranuar as nga një pjesë e analistëve shqiptarët.

Analisti politik, Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se ky plan ka defektet e veta thelbësore.

"Është në pyetje plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ashtu siç është e ka edhe përkrahjen e SHBA-së të cilave po u ngutet për arritjen e një marrëveshjeje për shkak të ndryshimit të situatës gjeo strategjike me shkaktimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Pra, ky plan i ka defektet e veta thelbësore, nuk përfshinë njohjen e Kosovës, nuk e ndihmon Kosovën në inkuadrimin në organizmat ndërkombëtarë, e aq më pak nuk është garanci as për pesë shtetet evropiane që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë në stil sepse ato janë shtete pro serbe dhe pa njohjen e Kosovës së pari nga vet Serbia, ata nuk e bëjnë dot”, deklaron Maxharraj.

Ai e konsideron të mangët dhe totalisht të papranueshëm për Kosovën, planin franko- gjerman, gjersa shton se Kosova duhet ta refuzojë fuqishëm këtë model.

“Plani frako- gjerman është i mangët dhe totalisht i papranueshëm për Kosovën, sepse nuk e mbron territorin e Kosovës, nuk është i qartë integrimi i Kosovës në strukturat euro- atalantike, në NATO, në marrjen e statusit si kandidat për BE. Së u=fundmi edhe shumë njohës të çështjeve politike, juristë theksojnë se plani frako- gjerman nuk duhet pranuar, sepse kështu siç është e dëmton Kosovën, është i rrezikshëm për Kosovën, nuk garanton paqe të përhershme, por vetëm kamuflim të situatës momentale që do të shpërthejë më vonë nga të gjitha anët. Këtë model Kosova duhet ta refuzojë fuqishëm. Ky është një model pro serb për ta joshur Serbinë që të orientohet nga Perëndimi, që të shkëputet nga lindja Rusia e Putinit. Por, një gjë është e qartë se Serbia me zemër e do Rusinë, kurse i merr paratë me mashtrime të perëndimit, sepse perëndimi e ka zor që t’i shkëput vëllezërit sidomos ruso- serb, kjo për atë që marrin vesh u pa gjatë luftës në Ukrainë, kur Serbia u veçua duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, por në vazhdimësi vrapon te ajo, prandaj Evropa dhe SHBA-të e kanë zor që Serbinë ta nxjerrin nga kthetrat e sllavizmit, por me këtë rast më së shumti po pëson Kosova”, vazhdon Maxharraj.

Bashkësia ndërkombëtare po e ledhaton Serbinë, sipas Maxharrajt, ndërsa Kosovën e anashkalojnë,bëjnë trysni, presione e kërcënime.

“Tani kur flitet për normalizim të marrëdhënieve kur qartazi shihet se bashkësia ndërkombëtare BE- SHBA po e ledhatojnë Serbinë, duke mos i kërkuar asnjë kompromis, kurse Kosovën e anashkalojnë, bëjnë trysni, presione, e kërcënojnë duke ia anashkaluar qeverinë dhe kryeministrin Kurti që e ka zgjedhur populli me mbi 50 për qind të votave, ndërsa e përkrahin pinjollin Milloshevqitin me të cilin Vuçiqi ka vrarë e ka prerë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Prandaj, qëndron konstatimi im i fuqishëm, se nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë në këtë vit, nuk është kurrfarë fatalitet për Kosovën, por është shpëtim i saj, sepse ajo shpëton që t’i prehen krahët me këto marrëveshje”, thekson Maxharraj.

Ai shton se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pa e larguar Kosovën nga kushtetuta e saj.

“Nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë shkurt e shqip pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Kosovës dhe pa njohjen e Kosovës si shtet Sovran dhe të pavarur nga Serbia. Ky është fundamenti, është baza mbi të cilat duhet ndërtuar një marrëveshje. Më kot kërcënohet qeveria e Serbisë, bile edhe duke e anashkaluar atë nga proceset e mëdha për Kosovën, sepse si BE/SHBA e dinë fare mirë se asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet me partner inekzistent alternativë, sepse çdo tentim do të jetë i dështuar. Prandaj, edhe thirrja e kësaj alternativë të Ambasadori amerikan në Prishtinë pa prezencën e qeverisë dhe personalisht të kryeministri nga e Amerikës më tepër është një skandal sepse tentohet të futet përqarje midis strukturave politike në Kosovë. Por një gjë është e rëndësishme se nuk ka birë nane qe e ka të drejtën të nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse, por edhe të ndonjë Asociacion eventual antikushtetues pa miratimin e organeve legjitime të Kosovës të zgjedhur nga ana e popullit”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat