“Plani franko- gjerman”, flasin nga opozita, kjo është thirrja për Qeverinë

Politika

“Plani franko- gjerman”, flasin nga opozita, kjo është thirrja për Qeverinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 3 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Lumir Adixhiku

Javë më parë pesë emsiarët ndërkombëtarë u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe pastaj edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku palëve iu dhanë planin për normalizim të marrëdhënieve.

Plani apo projekti franko- gjerman që nuk parasheh njohje reciproke, por është vetëm një propozim sesi duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë.

Ky plan shkaktoi trazira në kuvendin e Serbisë, dje kur presidenti Aleksandër Vuçiq e prezantoi. Atje, madje u përplasën verbalisht dhe disa tentuan edhe fizikisht t’i vërsulen presidentit serb.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka një “kornizë të re për dialog”, gjersa ka shtuar se jo gjithçka që bisedohet “mund ta hedhim në opinon”.

“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotërit Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Nuk ka diçka përfundimtare, aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej që ky është propozimi franko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash dhe jepni vërejtjet. Më shumë ka ide që qarkullojnë Berlin, Bruksel, Uashington, Londër Romë, Paris dhe Beograd e Prishtinë. Unë kam zotim të plotë për transparencë mbi procesin, mirëpo është konfencidialiteti i bisedimeve paralelisht me transparencën e procesit dhe të gjitha idetë me të cilat shpeshherë ne testohemi nga zyrtarë dhe diplomatë nga më të ndryshimit”, ka deklaruar kryeqeveritari kur është pyetur rreth planit franko- gjerman.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se e përkrahin këtë plan.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se ata vazhdojnë ta përkrahin këtë plan si zgjidhje finale mes të dyja shteteve.

Sipas tij, qeveria duhet ta pranojë këtë plan ku do të zgjidhet çështja një herë e përgjithmonë.

“Ne si AAK e kemi përkrahur dhe vazhdojmë ta përkrahim planin Fanko-Gjerman si zgjidhje finale mes dy shteteve, ku njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes. Ne i kemi bërë thirrje Qeverisë që të pranojë këtë plan ku do të zgjidhet çështja një herë e përgjithmonë. Sa e kemi analizuar nuk ka asgjë të keqe dhe kjo përkon edhe me qëndrimin tonë tani e disa vite që njohja në qendër të jetë pjesë e cilësdo marrëveshje në tryezën mes dy vendeve”, ka deklaruar Lekaj.

Image
Pal Lekaj

Kujtojmë se plani paraqet një kornizë të re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz dhe pastaj të përkrahur edhe nga SHBA-ja.

Aty thuhet se në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat