Vjen kërkesa: “Ndalo Eskobar, pyete Joe Bidenin se a është në rregull kërkesa jote për Kosovën”?

Politika

Vjen kërkesa: “Ndalo Eskobar, pyete Joe Bidenin se a është në rregull kërkesa jote për Kosovën”?

N. Shaqiri Nga N. Shaqiri Më 3 shkurt 2023 Në ora: 22:00
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj ka folur në lidhje me kërkesën që po i bëhet Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Ai këtë e quan si ‘thembra e Akilit’, e për të cilën është lidhur Serbia duke kërkuar zbatimin e kësaj marrëveshje njëetnike.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, thotë se Asociacionin që po e kërkon Serbia është nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Profesori shton se kjo është e vetmja mundësi që i ka mbetur Serbisë.

Pra, ekziston rreziku përmanent se kjo Marrëveshje për Asociacionin njëetnik ka marrë karakter ndërkombëtar dhe si i tillë nga BE dhe SHBA po konsiderohet si akt i kryer sipas tyre, veç pritët siç thuhet ne popull me “ia pre teshat””, thotë Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai shton se, kjo është fatkeqësia që po e pret Kosovën.

“Kosovës po i kërkohet nga SHBA dhe Evropa që ta themelojnë Asociacionin. Pra siç thotë një analist “është për të ardhur keq që askush nuk është ne krah të Kosovës për çështjeen e Asociacionit njëetnik. Themelimi i Asociacionit është akt i kryer, akt i dhunshëm, teren i përshtatshëm për t’u kryer ndarja e Kosovës në një kohë jo të largët”, shprehet ai.

Sipas tij, është e çuditeshme logjika e insistimit për themelimin e Asociacionit.

Është vet Serbia e cila gjatë gjithë dialogut me Kosovën e ka çështje nacionale themelimin e Asociacionit si adut i fundit që i ka mbetur. Ajo gjatë këtyre viteve të fundit nuk lë gur pa rrotullua që te arrihet deri te themelimi i Asociacionit duke e qitë në plan të parë jo pozitën e serbëve të Kosovës, por shtypjen e kësaj pakice si retorikë qindra vjeçare se gjoja ata po keqtrajtohen nga shqiptarët, që nuk është aspak e vërtet”, pohon ai.

Maxharraj thotë se, Vuçiqi si aktor i mirë i cili di të vajton, ankohet pa kurrfarë baze për zullumin që po ju bëhet serbëve të veriut nga shqiptarët.

Për këtë ai ankohet duke qa e vuajtuar para ndërkombëtarëve e sidomos ndaj BE-së dhe SHBA-së të cilët edhe kanë nisë ti besojnë rrenave të tij. Është e pa qartë dhe e çuditeshme se si një diplomat i karrierës siç është Gabriel Escobar mund të dorëzohet aq kollaj rrenave dhe vajit të Vuçiqit që po ia shkakton Albin Kurti duke tentuar shtrirjen e sovranitetit, e beri këtë kur tha se “duhet kuptuar situatën e keqe të serbevë në veri” që solli edhe barikadimin e rrugëve për tri javë nga kriminelët, bandat e orkestruara nga vet Vuçiqi për t’i bë trysni e Kosovës për themelimin e Asociacionit”, pohon ai.

Ai shton se, së shpejti pritet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi ku do të diskutohej krijimi i Asociacionit.

Në fillim të vazhdimit e dialogut Kosova duhet t’i qet kushte Serbisë për ta bë të mundur vazhdimin e dialogut siç janë: kërkim falja, të pagjeturit, dhunimet, separacionet e luftës,etj. pa të cilat as nuk do të këtë marrëveshje me Serbinë. Si të bëhet marrëveshje me Serbinë e cila ka vra, pre e gri shqiptarë, ka vra nëna e gra shtatëzënë, ka vra pleq e fëmijë, ka dhunuar nënat e motrat tona dhe krime të tjera e gjenocid. Si mundet që Eskobari t’i anashkalojë këto dhe të ngulë këmbë për themelimin e Asociacionit. Ndalu Eskobar dhe pyete presidentin Joe Biden se a është në rregull krejt kjo që po e kërkon nga Kosova, që edhe njëherë të gjunjëzohemi para Serbisë vrastare e gjenocidale”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat