E thotë eksperti i sigurisë: Albin Kurti mund të largohet, ja kush do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës

Politika

E thotë eksperti i sigurisë: Albin Kurti mund të largohet, ja kush do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:59
Albin Kurti

Eksperti i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shumë të interesuara që të zgjidhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje finale.

Ai ka thënë se po punohet intesivisht që kjo marrëveshje të arrihet brenda vitit 2023 dhe si kusht i parë është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Si veprim para marrëveshjes finale është Asociacioni i komunave me shumicë serbe apo “Zajednicës”, siç e quante partia në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje). Ka një përpjekje të vazhdueshme jo vetëm nga qeveria amerikane, por edhe nga faktorë të tjerë nga BE-ja, që dëshirojnë të kemi një marrëveshje për Asociacionin, me çka sipas tyre duhet të rregullohet edhe statute juridik i serbëve, për të cilët edhe kemi parë aktivitete të ndryshme të dhunshme”, ka thënë Elezi në një emision televiziv në TV Klan, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës po mban dy qëndrime për Asociacionin.

“Në fakt kemi dy qëndrime të Qeverisë së Kosovës sa i përket Asociacionit, një qëndrim për konsum publik ku kryeministri dhe qeveria deklaron se nuk do të kalojë Asociacioni dhe se u janë dhënë shumë të drejta serbëve, por në fakt kemi edhe biseda të cilat përfaqësues të qeverisë zhvillojnë me faktorë relevantë, që po ndihmojnë çështjen e Asociacionit, ku janë pajtuar që të kemi një Asociacion, por po punohet për modalitetet se çfarë niveli të strukturimit do të ketë ky Asociacion”, është shprehur më tej eksperti i sigurisë.

I pyetur nëse Kurtit po i rrezikohet karriga e kryeministrit për shkak të kundërshtimit për Asociacionin, Elezi ka thënë se padyshim se nëse Kurti nuk do të jetë i gatshëm që të çojë përpara çështjen e Asociacionit, ai do të largohet nga pozita, qoftë përmes dorëheqjes apo qoftë përmes largimit që mund t’i bëhet nga ndërkombëtarët dhe nga faktori i brendshëm, dhe vet partia e tij VV-ja.

Ai ka theksuar se çështja e Asociacionit është e kryer dhe do të ndodhë së shpejti me disa ndryshime të vogla.

Ai është pyetur se a ka një kandidat për kryeministër nëse Kurti largohet.

“Realisht, mund të themi se është një sekret publik çështja e kryeministrit të ardhshëm, dhe ai do të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë kandidati i cili aktualisht mban pozitën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai konsiderohet më parimor dhe fleksibil dhe përqafon një unitet edhe tek opozita. Unë mendoj se ai është kandidati për kryeministër, nëse do të ketë largim të kësaj qeverie aktuale”, ka shtuar Bedri Elezi./Botasot

Videoja KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat