“Sakrifikimi i Kosovës për interesa serbe” – Juristi vjen me paralajmërimin e frikshëm: Të ndalet një front i ri luftarak në Ballkan

Politika

“Sakrifikimi i Kosovës për interesa serbe” – Juristi vjen me paralajmërimin e frikshëm: Të ndalet një front i ri luftarak në Ballkan

Nga: A.SH Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 14:24
Mitrovicë e Veriut. Foto nga arkivi.

Ndërkombëtarët tashmë kanë nisur trysninë mbi Kosovën për formimin e asociacionit.

Ditën e enjte u mbajt senacë parlamentare, dhe u diskutua për formimin e asociacionit, ku pati akuza kundërakuza.

Kryemisnitri Albin Kurti para deputetëve ka paraqitu 6 kërkesa të cilat duhet t’i pranojë ndërkombëttarët dhe Serbia sa i përket kësaj çështje.

Jursiti Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se asociacioni nuk duhet të jketë kompetenca ekzekutive, duke shtuar se ky presion i SHBA dhe BE për ta bërë asociaocioni është qëndrim që sakrifikon Kosovën për intetesa të shtetit serb, pse kanë frikë se Serbia, si mike e Rusisë dhe Kinës, mund të hapi front të ri luftarak në Ballkan.

“Në Kuvendin e Kosovës u paraqit qëndrimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me dialogun me shtetin serb dhe për Asociacionin e kërkuar për mimoritetin serb nga faktori ndërkombëtar dhe të nënshkruar nga z.Thaçi më 2013 dhe z.Mustafa më 2015.

Qëndrimi i Qeverisë ishte parimisht i qartë dhe i mbështetur në Kushtetutën e Republikës. Nuk ishte qëndrim antiligjor dhe as nacionalist. Ishte dhe mbetet qëndrim ligjor dhe që mbështetet në interesat jetike të Republikës. Lidhja e Asociacionit me marrëveshjen që në qendër e ka njohjen reciproke është ligjore. Nuk mund të ketë prioritete.

Natyrisht se qëndrimi i UE-se dhe i SHBA-ve është qëndrim politik jashtë ligjor për Kosovën. Mund të cilësohet edhe si qëndrim që sakrifikon Kosovën për intetesa të shtetit serb, pse kanë frikë se Serbia, si mike e Rusisë dhe Kinës, mund të hapi front të ri luftarak në Ballkan. E ajo shkon në intetes te ideologjisë neoimperialiste serbo - ruse dhe kineze.

Ndërlidhja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me 6 kushtet e paraqitura duhet të shërbej për tërë shtetin dhe subjektet politike, për analistët dhe qytetarët. Ato kërkohen të jenë në bazë të diskutimeve për çdo subjekt. Asociacioni nuk duhet kurrsesi të ketë pushtet ekzekutiv dhe as juridik e politik. Në Asociscion nuk guxon të barten kompetencat e komunave në një qendër dhe të dirigjohen komunat nga organi udhëheq.

Bashkëpunimi midis komuave po, por kurrsesi bashkim dhe udhëheqje centraliste, sepse kështu krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe ndërtohet autonomia politiko-territoriale dhe ekzekutive, përkatësisht Republika serbe. Krijohet shteti”, deklaron jursiti.

Sipas tij, Kosova në dialog duhet të ketë qëndrim të qartë dhe unik, ta vënë gjithmonë në qendër njohjen reciproke.

“Në dialogim kërkohet të ketë Kosova qëndrim të qartë dhe unik. Ajo që kërkohet të përshëndetet është fakti se çdo subjekt është kundër një subjekti të ri juridiko - ekzekutiv dhe se marrëveshjen e shohin në dritën e njohjes reciproke në qendër. Këtë duhet përshëndetur.

Natyrisht se ka dhe është mirë që kemi qëndrime të ndryshme kundruall qëndrimit të Qeverisë. Kjo është demokratike. Por, duhet domosdo që e përbashkta të jetë:

Jo Asociacioni një etnik dhe me pushtet ekzekutiv në vijë vertikale. Horizontalisht vetëm bashkëpunim, kundër bartjes së kompetencave në një qendër. Kjo tërësisht po lidhet me njohje reciproke dhe me demilitarizimin e veriut të Kosovës nga bandat serbo-ruse. Shpresoj së këtu nuk do të ketë kundërshtime, midis pozitës e opozitës, por unitet të qëndrime kundruall pikëpamjeve mbi dialogun me shtetin serb dhe mbi Asociacionin në Republikën e Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat