Asociacioni në Kosovë/ Vjen thirrja urgjente për kryeministrin Kurti – profesori zbulon planin e Vuçiqit!

Politika

Asociacioni në Kosovë/ Vjen thirrja urgjente për kryeministrin Kurti – profesori zbulon planin e Vuçiqit!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 5 shkurt 2023 Në ora: 19:26
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë po mbetet tema më aktuale në vend.

Vënia e 6 kushteve të kryeministrit Kurti ndaj Serbisë, ka ngjallur reagime të mëdha.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se kryeministri Kurti nuk duhet të dorëzohet karshi Serbisë dhe nuk duhet të lejojë copëtimin e tokave të Kosovës.

Kryeminsitri Kurti nuk duhet të dorëzohet para askujt me rastin e asociacioneve ekzekutive të pakicës serbe, mos i ndjekni politikanët e mëparshëm shqiptarë që për shkak posteve naive e jo të dinjiteshme copëtuan tokat tona duke iu falë fqinjëve serbëve, grekëve e maqedonasve territore.

Image
Sulejman Mehazi

"Sikurse udhëheqësit serbë e grekë denbabaden që kanë mbrojtur padrejtësisht shtetet e tyre ndaj okupimeve të tokave shqiptare para ndërkombëtarëve, mbroni dhe ju, i dashur Kurti, Kosovën tuaj drejtësisht para ShBA-së e BE-së. Nëse serbët gjenocidialë e pro-rusë nuk dorëzohen para ShBA-së dhe BE-së dhe ju kurrsesi nuk kenë asfarë arsye të dorëzoheni si proamerikan e proevropian para Vuçiqit rus”, u shpreh ai.

Më tej, profesori përmend marrëveshjen në Maqedoni që u shfrytëzua nga Vuçiq duke shtuar që psikologjia e politikanëve shqiptarë është kompromisi i dhënies së tokave e jo i mbrojtjes së tokave shqiptare.

Serbët dhe evropianët e Londrës dhe Berlinit me shekuj e njohin mentalitetin inferior të udhëheqesve shqiptarë psikolabilë, të cilët për shkak të posteve të padinjitetshme ndaj shtetit të tyre dorëzohen shpejt, duke iu falë territore fqinjëve. Se psikologjia e politikanëve shqiptarë është kompromisi i dhënies së tokave e jo i mbrojtjes së tokave shqiptare.

Evropianët e dinin se Ali Ahmeti dhe Arbër Xhaferi me Marrëveshjen e Ohrit do t'ua dhuronin Iliridën shqiptare, Maqedoninë, maqedonasve”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera, profesori nuk lë pa përmendur edhe “Ballkanin e Hapur”, edhe Çakorrin.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, e dinte bukur mirë psikologjinë e politikanëve naivë shqiptarë dhe dinakërisht mashtroi politikanët e paditur dhe të shitur të nënshkruajnë, më 2015, asociacionet ekzekutive të pakicës serbe në Kosovë. Jo vetëm kaq, por naivët politikë të Pronto-s krijuan edhe Gjyqin Special të Hagës për t'u burgosur vetë e jo kriminelët serbë. Vuçiqi shkoi dhe më thellë në Shqipëri, ai dhelpërisht krijoi Ballkanin e hapur që t'ia marrë Ramës edhe Shqipërinë. Në anën tjetër Ramush Komandanti për pikë qejfi ia fali Malit të Zi Çakorrin dhe Zhlebin. Historia politike e shqiptarëve tregon se udhëheqësit shtetërorë lehtësish e pa farë rrezistence kanë falur tokat shqiptare, e kurrsesi të mbrojnë territoret tona”, thotë ai.

Lutja e profesorit vazhdon të jetë që kryeminsitri Kurti të mos e bëjë gabimin që liderët e kaluar e kanë bërë.

“- Ahmet Zogu ia fali Italisë Shqipërinë;

-Enver Hoxha fizikisht e territorialisht ia fali Jugosllavisë së Titos, Kosovën e Maqedoninë, kurse mendërisht, politikisht e ideologjikisht ia fali Shqipërinë, Stalinit.

Ju lutemi, mos u dorëzoni para Serbisë, ShBA-së e BE-së i dashur kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ju i keni të gjitha vetitë dhe cilësitë intelektuale, politike, diplomatike e shtetërore për t'u bërë avangardë e politikës shqiptare, mos u dorëzoni se dhe vetë BE-ja e ShBA-ja do ju çmojnë e ndihmojnë si burrështetas, për shkak mbrojtjes dinjitoze të Republikës së Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat