Analisti vjen me një paralajmërim para takimit të 18 marsit/ Ja skenari që pritet të ndodhë!

Politika

Analisti vjen me një paralajmërim para takimit të 18 marsit/ Ja skenari që pritet të ndodhë!

Nga: M.Haziri Më: 13 mars 2023 Në ora: 16:50
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ditë më parë Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se mbështet plotësisht përpjekjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

Rohde ka shtuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai u shpreh se është normale që të inkurajohen palët për dialog mirëpo që sipas analistit nuk mund të quhet një marrëveshje historike pasi ai shprehet skeptik për një normalizim të plotë të marrëdhënëieve mes dy vendeve.

“Deklarata si kjo e ambasadorit gjerman Rohde, në rrethanat aktuale politike në raport me marrëveshjen Kosovë-Serbi, janë normale për t'i inkurajuar palët në dialog që të arrijnë marrëveshje. Pra në këtë rast Kosovën dhe Serbinë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Për mendimin tim nuk është marrëveshje historike, pasi nuk është marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë kur dy shtete do ta njihnin njëra-tjetrën. Por një hapë i mirë për të arritur deri normalizimi i plotë i marrëdhënieve dhe njohjes reciproke si dy shtete në fqinjësi të mirë njëra me tjetrën”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që një përmbyllje përgjithmonë mes dy vendeve do të jetë kur edhe Kosova do të ketë përfitime në integrimet euro-atlantike.

Sa i përket përshpejtimit dhe qartësimit të proceseve të integrimeve euro-atlantike të Kosovës, pajtohem me ambasadorin Rohde, kjo marrëveshje do t’i ndihmojë Kosovës në këtë proces bazuar edhe në garancat që i kanë dhënë edhe vet ndërmjetësuesit e kësaj marrëveshje, pra Brukseli dhe Ëashingtoni. Pasi proceset e integrimeve euro-atlantike jo vetëm të Kosovës por edhe të vet Serbisë, do t'ua bëjnë më të lehtë që të arijnë deri të marrëveshja finale dhe njohjen reciproke në mes dy shteteve dhe atëherë edhe mund ta quajm një marrëveshje historike pasi do të mbyllte njëherë e përgjithmonë kontestet në mes Kosovës dhe Serbisë, si një nga kushtet kryesore për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit”, përmbylli analisti Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat