“Kurthi i Vuçiqit”/ Profesori zbulon se çfarë po përgatitet – ky është paralajmërimi për Kosovën!

Politika

“Kurthi i Vuçiqit”/ Profesori zbulon se çfarë po përgatitet – ky është paralajmërimi për Kosovën!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 14 mars 2023 Në ora: 09:55
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Asociacioni i komunave me shumicë serbe mbetët një nga temat më të përfolura ende në vendin tonë.

E së fundmi propozimi i ndërkombëtarëve për planin franko-gjerman, ka gjetur mbështetje nga Kosova dhe Serbia.

Kurti zbuloi arsyet pse e ka pranuar propozimin e BE-së, si dhe e vendosi theksin tek njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij Kosova nuk duhet të shoh nga e kaluara dhe sipas tij plani franko gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës.

Mirëpo reagimet e opozitës për ta kundërshtuar kryeministrin Kurti po vazhdojnë.

Por ishte kryeministri Kurti ai që iu dha një kundërpërgjigjje të duhur duke u shprehur se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Enver Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Ai u shpreh se Asociacioni është kurthi më i rrezikshëm i Serbisë ndaj Kosovës.

Asosacioni ishte dhe është kurthi më i rrezikshëm i Serbisë ndaj Kosovës. Në këtë kurth ranë me dëshirë ose jo ish-presidenti Hashim Thacci dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa. Këta të dy nuk u thelluan në dallojnë hilen serbe në frymën dhe detajet e marrëveshjes që ata nënshkruan në vitin 2013 dhe 2015. Haram ju qoftë buka e Kosovës, sepse të dy ishin në ato poste për ta mbrojtur shtetin, territorin dhe pasuritë e Kosovës. Nuk e bënë dhe ja ku jemi sot”, u shpreh ai.

Profesori më tej, ngre pikëpytje për 15 modelet e Europës për ta ndërtuar Asociacionin.

“Tani Miroslav Lajçak ka sjellë, siç thonë, 15 modele të Europës për ta ndërtuar asosacionin. Ka modele pa fund në Europën Perendimore. Ishujt Alende psh. Trajtimi i pakicës daneze në veriperendim të Gjermanisë. Trajtimi i pakicës gjermane në Belgjikë, Tiroli Jugor në Italinë e veriut. Ka plot. A janë një kurth për Kosovën modelet që ka sjellë Miroslav Lajçak?

Unë dyshoj se ai ka sjellë modele të shteteve lindore. Nuk e di nëse gjendet në këtë paketë modelesh edhe rasti i trajtimit të pakicës hungareze në Sllovaki. Apo pakicave të tjera në Rumani, Bullgari e gjetkë. Në Bullgari p.sh pakica turke përbën gati 20 përqind të popullsisë bullgare. Por nuk e di nëse ky rast është i reflektuar në këto modele. Po ashtu si modele duheshin sjellë edhe ato të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të muslimanëve të Sanxhakut, e nuk e di se çfarë të drejtash kanë hungarezët e Vojvodinës”, shpjegon profesori.

Një model perëndimor në Kosovë është i parealizueshëm

Mirëpo sipas profesorit një model perëndimor nuk është i realizueshëm për Kosovën, kjo sepse kemi sisteme politike tipike autoritare.

Modeli i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe i shqiptarëve në Mal të Zi gjithashtu duhej të ishte në këtë paketa. Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët përbëjnë rreth 40 përqind të të gjithë popullsisë së vendit, por gëzojnë të drejta më pak sesa serbët në Kosovë. E sëerbët në Kosovë përbëjnë 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të saj. Në Mal të Zi shqiptarët zënë 7 përqind të popullsisë së këtij vendi, ndërkohë që serbët në Kosovë janë vetëm 5 përqind. Megjithatë në Mal të Zi mezi u pranua të krijohet edhe një komunë me shqiptarë, ajo e Tuzit.

E bëra gjithë këtë elaborim për të thënë se modelet perendimore nuk janë të përshtatshme për Europën Lindore e sidomos për Ballkanin. Sepse në Perendim sistemi politik bazohet në demokracinë liberale dhe funksionale, ndërsa në Europën Lindore e sidomos në Ballkanin Perendimor kemi sisteme politike tipike autoritare. Sistemet autoritare e kleptokratike në Ballkan favorizojnë ideologjitë nacionaliste dhe jo ideologjinë liberale të demokracisë funksionale. Në këto kushte një model perendimor në Kosovë është i parealizueshëm”, shton tutje ai.

Sipas profesorit mungesa e besimit të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrijë një marrëveshje për një Asociacion.

Modelet perendimore të autonomisë lokale ose më shumë se lokale të pakicave në Kosovë, në rastin e serbëve këtu, janë të paaplikueshme edhe për arsye të tjera. Kryesore është mungesa e besimit midis dy shteteve dhe vendeve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë. Imagjino një Serbi e militarizuar dhe homegjenizuar me ideologjinë nacionaliste, me një qeveri që ushqen nacionalizmin në çdo fjalë që thotë, me politikanë që nxisin konflikt e luftë në Ballkan, sa me arrogancë do të sillej në Kosovë, nëse aty do të kishim Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thotë profesori.

Nga ana tjetër ai thotë që Serbia vazhdon metodat e Milosheviçit të trajtimit të shqiptarëve të Kosovës, që udhëtojnë nëpër territorin e Serbisë.

Politika dhe shteti, akademia dhe kisha në Beograd punojnë çdo ditë për të të ashtuajturën “Bota serbe” dhe “Serbia e Madhe”! E gjithë superstruktura e shtetit dhe e shoqërisë serbe është e indktrinuar me këto koncepte nacionaliste dhe këtë frymë e kanë futur edhe në ushtri, në shërbimin sekret e deri diku në policinë e Serbisë. Serbia është shtet që ndalon në kufi politikanët e saj për të mos i lejuar të hyjnë në Kosovë, siç ndodhi me kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë ditët e fundit. Serbia vazhdon metodat e Milosheviçit të trajtimit të shqiptarëve të Kosovës, që udhëtojnë nëpër territorin e Serbisë. Një Serbi e mbushur me urrejtje nuk mund të krijojë frymë besimi për të ngritur ndonjë lloj asosacioni”, theksoi ai.

Në bised e sipër profesori rithekson që Asociacioni nuk është vendimi i duhur për Kosovën, sepse përveç presidentit të Serbisë, është kurth edhe nga Miroslav Lajçak dhe disa politikanëve e diplomatëve të tjerë euro-amerikanë.

Asosacioni është jo vetëm kurth i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai është kurth edhe i Miroslav Lajçak dhe disa politikanëve e diplomatëve të tjerë euro-amerikanë. Këta të fundit japin deklarata çdo ditë e “garantojnë” se asosacioni nuk do të jetë një “Republikë Srpska” në Kosovë. Por shqiptarët kanë parë prej së paku dhjetë vitesh e më parë se si serbët në Kosovë janë sjellë në raport me institucionet e Kosovës, njësoj e më keq se Milorad Dodik në Bosnjë-Hercegovinë. Mosekzistenca e një Republika Srpska nuk e ka penguar Beogradin të veprojë kundër Kosovës më ashpër sesa kundër BH”, nënvizon tutje profesori.

Nëse preket territori i Kosovës do të ketë reagim nga gjith shqiptarët

Në fund, Bytyçi tha se modelet e dhëna nuk janë të duhura për Kosovën dhe se nëse preket territori i Kosovës atëhere do të ketë një reagim nga gjithë shqiptarët në Ballkan.

“Për të gjitha këto arsye duhet patur shumë kujdes dhe shumë vëmendje. Krijimi i Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbë në Kosovë, çfarëdo që të jetë do të përdoret nga Beogradi për ta destabilizuar shtetin, duke fajësuar institucionet e vendit. Në këtë aspekt Beogradi ka përvojë disa shekullore. Nuk ndodh që Aleksandër Vuçiq të bëhet më i mirë sesa ishin paraardhësit e tij pre Ilia Grashaninit, Nikolla Pashiqit, Aleksandër Rankoviçit e deri të Sllobodan Milloshevicci. Është e pamundur të ndodhë kjo. Ndërkohë në Europë e në SHBA ka jo pak politikanë e diplomat që i besojnë më shumë Serbisë dhe fajësojnë shqiptarët e Kosovën.

Për të gjitha këto arsye modelet që janë dhënë nuk vlejnë. Më e pakta që mund të thuhet është se nuk janë të përshtatshme në kushtet e Kosovës. Nëse imponohet një asosacion, në rastin më të parë që Serbia do ta përdorë atë si një “Republikë Srpska” ose të rebelimit të serbëve, shqiptarët, sidomos ata në diasporë, do të organizohen në mbrojtje të territorit të Kosovës. Dhe për këtë kanë plotësisht të drejtë. Të jemi të sinqertë: Reagimi i një grupi shqiptarësh kundër provokimeve serbe, do t’i homogjenisojë të gjithë shqiptarët në Ballkan. Është e sigurt se shqiptarët, nëse Serbia do të tentojë të prekë një m2 territor të Kosovës, do të reagojnë fushqishëm kësaj radhe pa asnjë pengesë ligjore ndërkombëtare”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat