“Pala refuzuese do të përballet me izolim dhe sanksione” – Analisti: Kurti t’i riaktualizojë edhe këto tema në Ohër

Politika

“Pala refuzuese do të përballet me izolim dhe sanksione” – Analisti: Kurti t’i riaktualizojë edhe këto tema në Ohër

Nga: A.SH Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:10
Foto nga takimi në Bruksel

18 marsi po afron. Kosova dhe Serbia do të takohen në Ohër, për bisedimet e radhës.

Temë e këtyre bisedimeve do të jetë plani evropian për nomralizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kosova zyrtarisht e ka pranuar këtë plan, por që Serbia e ka kundërshtuar planin në fjalë.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky takim do të jetë i vështirë pasi Serbia nuk e pranon planin evropian dhe patjetër që faji do të jetë te Serbia, e cila nuk po do normalizim të marrëdhënieve.

Sipas tij, pala refuzuese do të përballet me izolim dhe sanksione të rrepta ekonomike.

“Plani i BE-së, që u vu mbi tavolinë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte shprehur vullnetin për nënshkrimin e planit franco-gjerman, kurse në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiqi nuk e nënshkruajti dokumentin bazë për bisedime, me pretekstin se duhet paraprakisht të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Plani dihet se u pranua verbalisht nga të dyja palët, por se si do rrjedhin ngjarjet do të shihet në takimin e Ohrit. Vuqiqi nga takimi i fundit në Beograd, më Lajçakun, kishte thënë se Serbia nuk do të pranon inkuadrimin e Kosovës në OKB, dhe së në Oher do të kërkojë implementimin e marrveshjeve të Brukselit për Asociacionin.

I vështirë do të jetë ky takim, por me shumë gjasë se kësaj radhe faji te dera do t’i mbetet Serbisë, nëse nuk e nënshkruan aneksin e marrëveshjës të paraparë. Si do që të jetë bisedimet do të vazhdojnë, edhe pse nuk do të jetë duket shumë afër marrëveshja finale për normalizim të marrdhënieve të ndërsjella. Dihet se çka i prêt të dyja palët në Ohër, në rast të refuzimit të këtij plani të Evropës. Për secilën palë do të thotë mbyllje të derës për inkuadrim në BE. Pastaj, jo që nuk do të këtë pako të ndihmave ekonomike, e privilegje të tjera siç thuhet, por pala refuzuese do të përballet me izolim dhe sanksione të rrepta ekonomike. Kjo do të thoshte kthim automatikisht mbrapa për shumë vite”, thotë ai.

Më tej, thotë se edhe pse nuk përmendet njohja në plan, Serbia njeh simbolet e Kosovës, por gjithashtu Serbia detyrohet të mos e pengoi Kosovën të bëhet pjesë e organizatave të ndryshme botërore.

“Kurti në takimin e Ohrit edhe pse nuk do të jetë i lehtë shkon më duket mua më i relaksuar se presidenti serb Vuqiqi, i cili ende po e konteson planin në fjalë. Nga ajo që është publikur për opinion, ndër të tjera e që mua më duket që flet shumë, Beogradi dhe Prishtina parashihet t’i njohin simbolet, flamurin e himnin, pastaj regjistrimin e tabelave, dokumentet, letërnjoftimet dhe pasaportat. I përmenda më këtë rast se pranohet shtetësia e Kosovës, edhe pse nuk përmendet njohja në plan. Serbia me këtë marrëveshje detyrohet që mos kundërshton, dhe as të pengon Kosovën të bëhët pjesë e organizmave evropiane, si Interpol, Këshill të Evropës, UNESKO, dhe në OKB. Krejt në fund, kryeministri Kurti ishte dashur në Ohër të riaktualizojë temat ngapak të harruara, atë për gjenocid, dëmet e luftës dhe për të pagjeturit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat