Analisti ‘shpërthen’ ndaj opozitës në Kosovë, ja për çka e përmend edhe Avdullah Hotin

Politika

Analisti ‘shpërthen’ ndaj opozitës në Kosovë, ja për çka e përmend edhe Avdullah Hotin

Nga: Nehat Shaqiri Më: 17 mars 2023 Në ora: 17:04
Albin Kurti

Nesër në Ohër në prani të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell do të mbahet një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbajnë fillimisht takime të ndara, pastaj takim trepalësh.

“Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Përfaqësuesi i lartë, i mbështetur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëra pas tjetrës, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh”, bëhet e ditur në njoftimin e BE-së.

Në lidhje me këtë takim, dhe planin franko-gjerman të cilin e ka pranuar kryeministri Kurti, është prononcuar analisti politik, profesor Binak Maxharraj.

Ai thotë se, partitë opozitare e në veçanti PDK dhe LDK ishin më të zëshme në kritikat ndaj qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti duke e kritikuar ashpër pranimin e propozimit evropian.

“Sipas opozitës pranimi i këtij plani, pas të cilit fuqishëm qëndron Amerika, e ka degraduar procesin e plotë të dialogut. Sipas opozitës  ky degradim erdhi si pasojë sepse në këtë marrëveshje, pra në planin franko-gjerman nuk figuron njohja reciproke në qendër anipse sipas tyre ka qenë një konsensus i të gjitha partive poltike. Por, këta hafirët e opozitës sikur nuk e kuptojnë faktin se bash kryeministri Kurti ishte më i zëshmi në këto dy vitet e fundit. Kjo do të ishte ideale, së pari sikur Serbia dhe Vuçiq të mos ishin këta që janë të mbushur me plotë urrejtje ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, por edhe qëndrimi i ndërkombëtarëve se neë këtë fazë nuk është i mundshëm që kjo të bëhet sepsë rrethanat nuk e lejojnë një gjë të këtill me çka është pajtuar edhe BE por edhe Amerika”, shprehet ai.

Sipas tij, kritika se Albin Kurti na qenka fajtor pse qenka heq njohja reciproke me fajin e Albinit nuk qëndron, sepse kjo është bërë me pëlqimin e BE-së dhe SHBA-së.

“Ata theksuan se nuk është e mundshme në të fazë, njësos sikurse nuk ishte e mundshme që njohja e ndërsjellët të ndodhta në vitin 2020 në marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, kur Vuçiqi insitioi me çdo kusht, bile edhe me kërcënim se do të largohet nga marrëveshja e mundshme, ku në pikën 10 parashihej njohja reciproke. Kjo pikë u heq kurse Avdullah Hoti nuk e hapi gojën dhe as që insistoi që kjo pikë të qëndron në rendin e ditës, kurse është sot kritikon Kurtin për të njëjtën gjë. Madje ai në SHBA shkoi aq larg duke e bë hise Serbinë në liqenin e Ujmanit, por edhe duke u munduar që t’ia ndërroi emrin në ‘Liqeni Trumt’, prandaj kjo ishte marrëzia e tij të mbuluar me turpin e tradhtisë”, thekson Maxharraj.

Ai tutje pohon se, opozita shkon edhe më larg se në atë marrëveshje nuk qenka edhe njohja nga pesë vendet mos-njohesi te BE-së.

“Sipas tyre nuk qenka hapë rruga për anëtarësim në NATO, marrjen e statusit kandidat për BE, e shumë marifete të tjera të cilat nuk e kanë vendin në këtë marrëveshje, por që ato vijnë rrjedhimisht sipas kushteve dhe rrethanave që duhet t’i plotësojë Kosova si kritere. Marrëveshja nuk mund t’i detyron as pesë vendet e Evropës ta njohin Kosovën, sepsë ato janë ta pavaruar në qëndrimet e tyre, por ato nuk mund të detyrohën që ta njohin Kosovën, por do ta bëjnë atë atëherë kur vërtetë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë normalizohen, e kur kjo të ndodhë nuk do të mungoj edhe njohja reciproke Kosovë-Serbi”, pohon ai.

Sipas tij, mosmbështetja e opozitës, pra e Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut me partitë e tyre janë më shumë për inate personale.

“Këta dy maskarenjë të skenës politike janë kundër Kosovës, janë kundër qeverisë së Kosovës dhe Kurtit kur nuk mbështesin kauzat kurciale kur është ne pyetje mbrojtja dhe interesat nacionale të shtetit. Në këso situata këta maskarenjë më afër janë me Vuçiqin se sa me Kurtin, kjo u pa ashiqare në këto dy vitet e fundit. Kjo është një papërgjegjësi e cila nuk do të tolerohet dhe e cila do të denohet nga elektorati”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat