Profesori nga Amerika shprehet i revoltuar për takimin në Ohër – ka këto fjalë!

Politika

Profesori nga Amerika shprehet i revoltuar për takimin në Ohër – ka këto fjalë!

Nga: M.Haziri Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:15
Foto nga takimi

Pas rreth dhjetë orëve bisedime ka përfunduar takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, me ndërmjetësim të emisarëve Borrell dhe Lajçak.

Në lidhje me këtë takim ka folur për gazetën “Bota sot”, profesori dhe analisti, Binak Maxharraj.

Sipas tij është skandaloze që Borrell dhe Lajçak janë pjesë e bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë.

“A mos ky skandal i turpshëm është i qëllimshëm”, thotë tutje ai.

Siç shihet ne foto sot në Ohër po mbahet takimi për marveshjën midis Kosovës dhe Serbisë,pas një dialogu shumë vjeçar i cili nuk solli kurrfarë suksesi.

Image
Binak Maxharraj

Njeriu kur e sheh këtë foto tërbohet i vjen mendja vërdall, i vjen me pyet me zë te lartë a është kjo e mundur?,pse është e mundur? A duhej të jetë kështu e mundur? A ka mundur që kjo foto të jetë ndryshe me njerëz tjerë të BE-së?

A mos ky skandal i turpshëm është i qëllimshëm, besoj se po, duke e pas parasysh vendimet që i mori Evropa në te kaluarën nëpër konferenca të ndryshme qëllimi i së cilave ishte zhdukja shqiptarëve nga trojet e tyre, qoftë me shpërngulje masive apo zapimin e trojeve të tyre”, u shpreh ai.

Profesori tutje thekson që Evropa është duke anuar nga Serbia dhe po vë poshtë Kosovën.

Gjithashtu parashtron pyetje nëse në krejt 27 shtete që e përbëjnë sot Evropën si është e mundur që nuk gjetën njerëz më të përshtatshëm në ndëmjetesim në dialog.

“Po si është e mundur që Evropa të fokusohet në njerëz, diplomat si ndërmjetesues në dialog që vijnë nga vendet që se njohin Kosovën por edhe që janë ashiqare pro-serb.

Si është e mundur që Evropa të bije aq poshtë të tregohet e ligë ndaj shqiptarëve karshi serbëve me vera të larta kriminele.

Vallë në krejt 27 shtete që e përbëjnë sot Evropën si është e mundur që nuk gjetën njerëz më të përshtatshëm në ndëmjetesim në dialog me pa anësime as kah Kosova as kah Serbia.

A është e mundur që Evrpoa ka rënë aq poshtë që të manipuloj aq turpshëm duke i vendos ndërmjetesues në dialog me anime posaqërisht kah Serbia”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat