“Ende asgjë nuk ka përfunduar”/ Analisti vjen me një deklaratë për takimin Kurti – Vuçiq – ja loja e Serbisë!

Politika

“Ende asgjë nuk ka përfunduar”/ Analisti vjen me një deklaratë për takimin Kurti – Vuçiq – ja loja e Serbisë!

Nga: A.SH Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:41
Albin Kurti

Dje është mbajtur takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Ata janë dakorduar për marrëveshjen me dy vedneve por që nuk kanë nëshkruar asgjë.

Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, ndonëse nuk është nënshkruar, marrëveshja është arritur mes dy palëve, pas një takimi maratonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se mos nënshkimi i marrëveshjeve nga ana e Serbisë, barra si duket i ka rënë BE-së, dhe në këtë rast Kosova është në rrugë të drejtë.

Shumë njerëz të politikës dhe analistë e zbërthyen dhe po zbërthejnë Takimin e Ohrit, se çka solli për cilën palë?! Mendoj se duhet pritur pak për të bërë një analizë të gjithanshme të takimit trirateral për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Nga ajo që është lënë përshtypja në shikim të parë, është se asgjë nuk ka përfunduar për asnjërën palë. Kemi një marrëveshje për vazhdim të dialogut, pa nënshkrime. Aneksin nuk e nënshkrojë Vuqiqi, edhe pse këtë gjë Kurti e kishte pranuar edhe në takimin e Brukselit. Mua më duket, se ende pa e sqaruar pak më shumë gjërat është herët të vijmë deri të konkludimi se cila palë fiton më shumë e cila më pak. Nëse plani kërkon nënshkrime dy palëshe, shtrohet pyetja pse kjo nuk u zbatua apo ndryshojë në Ohër? Nga deklarimet e Borrellit dhe të Eskobarit ku ata shprehen kënaqësitë e tyre lidhur më takimin, duket se barrën e nënshkrimit të Vuqiqit apo kompetencën të shprehem ashtu të zbatimit të planit franko-gjerman e ka marrë vet BE-ja, e që nuk ka asnjë logjikë. E kam thënë më herët se në këtë takimin e Ohrit, radhën për mos ndëgjueshmëri të ndëshkohet me shkop e ka Serbia. Por, për çudi ledhatimi i Vuçiqit sikur po vazhdon nga faktori ndërkombëtar. Aprovimi i një marrëveshje verbale të pa nënshkruar megjithatë mendojë se vështirë do të jetë e zbatueshme. Nëse Vuçiqi deri diku e shpreh se do të ketë implementim të marrëveshjeve të Brukselit për Asociacionin, në teksin e BE-së megjithatë nuk përmendët fjala Asociacion, edhe pse mund të paragjykohet”, thotë ai.

Ai thotë se është e padrejt t’i bëhen kritika Kurtit i cili po bën maksimumin për të dalë faqebardhë nga situata që ja kanë lënë pasardhësit e tij, Thaçi dhe Mustafa.

“Përmendet termi vetmenagjim të pushtetit lokal, që jep shpresa megjithatë se do të kemi një asociacion një bazë të marrëveshjes të Brukselit të vitit 2015, i cili kontestohet në 23 nene të Kushtetutës. Është e padrejtë t’i bëhen kritika Kurtit, i cili në të gjitha takimet po bën përpjekje titanike të dalë sa më faqebardhë nga situata që ja kanë lënë pasardhësit e tij, Thaçi dhe Mustafa. Edhe nga deklarimi tij pas takimit në konferencën për gazetarë, ai, më duket se tregojë korrektësi për të gjitha zhvillimet që janë bërë për shumë orë në takim.

Kryeministri i Kosovës tha se Vuqiqi nuk nënshkroi planin se faktikisht e pranon pavarësinë e Kosovës, se e pamundëson Serbinë që Kosova të inkuadrohet në OKB. Dhe, vërtetë ata të cilët më korektësi të madhe e intepretojnë planin, edhe është ashtu. Vetëmenagjimi dallon nga termi vetëadministrim. Mendoj se do të respektohet marrëveshja e vitit 2015, ku ky asociacion apo qysh do t’i ngjitet emri tjetër nuk do të jetë një Republika Serpska në Kosovë, të cilën po e kërkon Vuqiqi. Prandaj, kur të merren parasysh të gjitha rrethanat politike në Serbi të krijuara që shumë kohë, për grabitje të territorit të Kosovës, mendojë se Vuqiq, nuk do të nënshkruan aneksin e planit as në takimet e radhës”, shprehet tutje ai.

Në fund, thotë se Serbia po shfrytëzon dhe po luan me kohën, andaj pret zhvillime pozitive të luftës të Putinit në Ukrainë.

“Serbia po luan në kohë më duket mua, dhe po pret zhvillime pozitive të luftës të Putinit në Ukrainë. Ne, kemi pasur fatin e madh që Serbia nuk e kishte nënshkruar marrveshjën e Rambujës, dhe këtë fat do ta kemi edhe sot, se fqinji ynë është vërbuar nga shovinizmi serbomadh në rajon. Nëse në marrveshjën themelore nënvizohet zbatimi i të gjitha marrëveshjve, ku ka qenë edhe Asociacioni, ateherë pse mos të kemi një Asociacion me vetemenagjim pa kompetenca ekzekutive. Asociacionet nuk janë të ndaluara me kushtetutë. Ndryshe BE-ja edhe ka publikuar aneksin e zbatimit të marrveshjës. BE-ja dhe Amerika e kanë cilësuar si lajm të mirë arritjen e dakordimit për Aneksin e implementimit të Marrveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në brendi të gjithë asaj që pamë në Ohër, nuk kemi nënshkrime të këtij dakordimi, e që BE-ja ishte dashur të gjen mekanizma që kjo të ndodhë në takimet e radhës, siç e tha këtë gjë, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat